Connect with Us

Reshje shiu dhe ulje e temperaturave/ Si do jetë moti për këtë fundjavë

Aktualitet

Reshje shiu dhe ulje e temperaturave/ Si do jetë moti për këtë fundjavë

Publikuar

-

cna aktualitet

Të ndodhur në stinën e vjeshtës ajo që tashmë pritet është moti i paqëndrueshëm dhe reshjet e shiut.

Në këtë mënyrë për sot parashikohet mot me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës. Gjatë pjesës së parë të 24-orëshit reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatatve e rrebesheve afatshkurtër kryesisht në veri dhe qendër. Gjatë orëve të pasdites itensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore e ato malore.

LEXO EDHE:  Bien temperaturat e larta/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

Sipas SHMU, edhe për ditën e Diel moti parashikohet përsëri i paqëndrueshëm por me një përmirësim të lehtë. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura por do të ketë edhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve lokale dhe afatshkurtër./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

I trishtuar për largimin nga jeta të Artjan Tepelenës/ Gazetari zbulon mesazhin e fundit me të

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari i njohur shqiptar, Artjan Tepelena ka humbur jetën ditën e sotme pas një beteje të gjatë me Covid-19.

Prej një muaji, gazetari ishte i shtruar në spital, ku dhe i ishte nënshtruar terapisë intensive.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur në rrjetet sociale ku kolegë dhe të afërm të gazetarit kanë shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit.



Gazetari Dashnor Kaloci, është shprehur për Abc news se ende nuk po mundet ta besojë këtë lajm të trishtë.

LEXO EDHE:  “Çmendet” moti/ Temperaturat bien disa gradë nën zero 

LEXO EDHE:  Mot i qëndrueshëm me kthjellime/ Parashikimi i motit për sot

Ai ka zbuluar edhe mesazhin e fundit që kishte shkëmbyer me Tepelenën dy ditë para se të ndërronte jetë.

Ai i shkruante se çdo ditë avanconte për mirë, por se lodhej kur shkruante dhe në fund i linte dhe porositë për emisionin e parë, duke i thënë se do bënte një përshëndetje nga spitali./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vëllai i ndërroi jetë nga Covid/ Mesazhi përlotës i ambasadorit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari i njohur Artjan Tepelena ka ndërruar jetë sot në moshën 58-vjeçare.

Ai ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë pas infektimit me Covid-19, por fatkeqësisht nuk mundi që të fitonte luftën duke ndërruar jetë.

Vëllai i tij, ambasadori Ilir Tepelena, në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, ka publikuar një mesazh prekës.

Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…



LEXO EDHE:  Rikthehen ditët e ftohta/ Priten reshje shiu dhe bore në vend

LEXO EDHE:  Moti bën kthesën e papritur/ Nga java e ardhshme temperatura deri në 20 gradë

Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, te kanë respektuar…U prehsh në paqe”-shkruan Ilir Tepelena.

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin./CNA.al

Ishte infektuar me Covid 19/ Ndërron jetë gazetari i njohur

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Aksident i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës/ Shoferi bllokohet brenda mjetit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Sikurse shikohet dhe në videon më poshtë, një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me trafikndarësen, dhe si pasojë është përmbysur në mes të rrugës.

Dyshohet se shoferi ka mbetur i bllokuar brenda mjetit, ndërsa në ndihmë i kanë shkuar disa qytetarë.

LEXO EDHE:  Bien temperaturat e larta/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

LEXO EDHE:  Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot



Po ashtu aksidenti ka shkaktuar edhe kaos në trafik./CNA.al

LEXO TE PLOTE