Connect with Us

Rama “shkund” ministrat e tij/ Merr në “mbrojtje” Opozitën

Politikë

Rama “shkund” ministrat e tij/ Merr në “mbrojtje” Opozitën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e parë të kabinetit qeverisës “Rama 3”, është treguar mjaft i prerë me ministrat e tij.

Kreu i qeverisë ndër të tjera e vuri theksin edhe tek marrëdhënia me Parlamentin, ku kërkoi respektimin e marrjes pjesë në komisione apo seancat plenare. Gjithashtu Rama u ndal edhe tek raportet me opozitën, ku kërkoi edhe njëherë të mos ketë kundërpërgjigje.

 “Ndërhyrjet klanore dhe klienteliste për vende pune në shtet. Dera duhet të jetë  e hapur për ekselentët. Pandemia na ka mësuar gjëra me vlerë të madhe. Mund të na duhet të rikthehemi te kombinimi i punës në zyrë me atë në distancë. Duhet të shkojmë përtej pandemisë me këtë që na ka sjellë dhuratë koha. Etika për marrëdhëniet me Parlamentin. Ka nevojë për plotësime. Ju lutem të gjithëve prania juan në komisionet parlamentare nuk duhet të vihet në diskutim përveç në raste ekstreme të lajmëruara më parë. Ashtu sikundër përveç raste pamundësie vetëm për arsye pune nuk duhet të vihet prania juaj në hapjen e seancave të Kuvendit. Ky është minimumi etik.”-u shpreh Rama.

LEXO EDHE:  Rama u tregon të rinjve në Lezhë se çfarë bëri sot bashkë me Linditën

Gjithashtu, Rama i dha ultimatum ministrave të mos guxojnë të kundërshtojnë vendimet e Qeverisë.

Fryma e kolegjialitetit, me letra individuale dërg parlament për mosdakordësi për gjëra të vendosura bashkërisht këtu, ju siguroj që në çdo kod etik konsiderohet thyrje e rëndë.

Është absurde që ministry, jo të mos mbrojë vendimet e Qeverisë, por të kundërshtojë se medemek dëmton sektorin e tij.  Ka vetëm një sektor që punon gjitë Qeveria. Ky sektor është Shqipëria”-tha Rama.

Më tej, ai mori në “mbrotje” Opozitë, duke iu dhënë urdhër të prerë ministrave.

“Nuk do  përgjigjemi me fletërrufe opozitës. Politika nuk ka lindur si mollë sherri mes politikanëve, por si e vetmja mundësi që disa qënie njerëzore të bëjnë të mira për shoqërinë.  

Kemi vetëm 4 vite në dispozicion për ti bërë gjerat dhe nuk do merrem me “e lagu, se lagu me opozitën”.-deklaroi Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kriza energjetike/ Ish ministri i Brendshëm këshillon Ramën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ish ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj ka komentuar situatën emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria, përsa i përket krizës së energjetikës.

I ftuar në Report Tv, Xhafaj u shpreh se masat e marra nga kryeministri Edi Rama për menaxhimin e krizës janë pozitive, por nuk janë të mjaftueshme.

Sipas vlerësimit të Xhafaj, qeveria duhet të hapë një diskutim me aktorë të kësaj fushe dhe të tjerë në mënyrë që të gjenden më shumë mundësi për të menaxhuar krizën dhe situatën.

Unë nuk jam një ekspert i fushës së energjisë por si qytetar dhe si politkan kam një qëndrim që ka të bëjë me një vështrim të situatës.

Është një situatë e rëndë në aspketin e energjisë dhe rritjes së energjisë në rang global kjo është e dukshme.



E rëndësishme është se si duhet ta menaxhojmë. Ajo që është themelore në gjithë këtë diskutim është ajo që ka të bëjë me qytetarët, se sa të aftë do të jemi ta menaxhojmë këtë krizë pa lënduar qytetarët.

Por masat e marra nga kryeministri janë pozitive,por nuk janë të mjaftueshme, duhet të ketë edhe më shumë mundësi.

Çështja është se si ne do ta trajtojmë këtë problem, se si do të rrisim pavarësinë energjetike. Pasuritë që ka na ka dhënë Zoti mund t’i shfrytëzojmë për të patur më shumë mundësi. Në këtë kontekst nuk do të ishte e mjaftueshme.

Në vlerësimin tim qeveria duhet të hapë një diskutim me aktorët e kësaj fushe, me bizneset që operojnë në këtë fushë por edhe me faktorë të tjerë, të shoqërisë civile.

Ngritja e çmimit të energjisë do të shkaktojë ngritje tek produktete e tjera. Kjo shkon përtej kësaj”, është shprehur Xhafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha nesër në Kukës/ Elezi paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kreu i PD në  Qarkun e Kukësit, Ibsen Elezi, në një lidhje me MCN tv, ka folur për vizitën e Berishës nesër në këtë qytet për ‘foltoren’ e radhës.

Elezi tha se pjesëmarrja e demokratëve do të jetë e madhe sepse sipas tij Basha ka krijuar një situatë të pashpresë dhe gjithë aksionet politike të dështuata të tij kanë krijuar një mllef të akumuluar ndër vite.

Do jem prezent sepse kur kam kërkuar dhe ndihmën e Kastriot Islamit për procesit në PD, pra kur kam kërkuar ndihmën e të tjerëve nuk ka se si mos të jem unë vetë. Demokratët nuk kanë se si të mos pranojnë kontributin dhe kthimin në binarë të PD, pasi të gjithë e kanë të qartë se PD ka dalë jashtë binarëve.



Nesër mund të them se do ketë shumë demokratë sepse kjo situatë e vazhdueshme e pashpresë që ka krijuar Basha në gjithë aksionet e gjata politike të dështuara kanë akumuluar mllef ndër vite në PD. Dhe kjo që po ndodh me Berishën në degë është pasqyrimi i këtij mllefi.

Berisha ka dhënë prova se është këmbëngulës dhe do e realizojë lehtë mbledhjen e kuvendit dhe largimin e Bashës.Besoj se nga fundi muajt ose fillimi i muajit tjetër do jetë mbledhur kuvendi dhe do kërkohet largimi i Bashës. Nesë fillon dhe mohon themelet e demokracisë atëherë situata do shkojë drejt konfliktualitet.”

I pyetur se këto takime të z. Berisha, çfarë efekti kanë mbi PD Elezi sqaroi se, “Mund të them se nuk ka gjë më të rëndësishme për një parti se funksionimi i demokracisë. Kjo betejë është betejë jetike, nuk është betejë për rritjen e çmimit të bukës apo naftës, me këtë betejë lidhen të gjitha. Nëse dikush deformon sistemin atëherë çdo gjë do jetë në dëm të qytetarëve të vendit. Nuk mund të parashikoj se çfarë do ndodhë por do hapen mundësi për gara për debate, që PD të bëhet një parti e djathtë. Nuk ka si të vi një njeri nga hiçi dhe të marri partinë në dorë dhe ta shkërmoqi atë sepse PD tani është duke u shkërmoqur”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk synon të vërtetën por të bëjë show”/ Nano nxjerr “zbuluar” Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Mustafa Nano ka komentuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për “dosjen Beketi”.

Sipas Nanos, Basha nuk synon të vërtetën, por është vetëm show.



“Ky shpjegim më duket absurd, pse kërcënohet interesi i Shqipërisë? Procesin unë e quaj të mbyllur. Më duket se maxhoranca po kërkon kohë për një komision parlamentar hetimi. Ashtu s’më duket normale kjo kërkesë e opozitës. Nuk e kuptoj pse opozita nuk e përmendi këtë gjatë fushatës. Këto komisione hetimi mua nuk ma mbushin mendjen, nuk synojnë të vërtetën, por vetëm shown”, tha Nano për MCN Tv./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE