LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Rama me qeveri anonime’/ Ngjela: Nuk dihet se çfarë përfaqësojnë, asnjë emër i njohur

18 Shtator 2021, 16:07, Politikë CNA
‘Rama me qeveri anonime’/ Ngjela: Nuk dihet se çfarë

Avokati i njohur Spartak Ngjela ishte i ftuar pasditen e sotme nq ?Kjo javë? ku ka folur për qeverinë e re ?Rama 3?.

Ngjela  tha se asnjë nga anëtaret e kabinetit nuk është e njohur për opinion publik. Sipas tij me këtë qeveri Rama ka dashur të tregojë se nuk ka dështuar prandaj nuk i ka hequr të gjitha figurat e vjetra.

?Qeveria nuk mund të jetë anonime. Nuk ka rëndësi nëse janë gra apo burra. I vetmi njeri që ka pasur karrierë politike është Manja, të tjerët janë kot. Të rinjtë që i solli i solli me të njëjtin motiv, ka frikë.  Me këto emërime Rama ka dashur të tregojë se nuk ka dështuar sepse fitoi zgjedhjet. Nuk mund t?i hiqte të gjithë. Ata janë të panjohur për opinion publik. Nuk dihet se çfarë përfaqësojnë gratë. Qeveria aktuale jeton me remitanca. Deri sa filloi Covid remitanca ka qenë 3 miliardë euro. Rama është një armik i bashkimit kombëtar. Kjo duket në sjelljen e tij me Albin Kurtin. Interesi i madh i bashkimit është në Shqipëri?, tha Ngjela.

Sipas programi ekonomik i prezantuar nga kryeministri Rama përmban vetëm broçkulla dhe jo reformat që vendi ka nevojë.

?Shqipëria ka nevojë për 3 reforma. Asnjëra prej tyre nuk ishte në program. Reforma insituticionale, reforma në treg dhe reforma në strukturën administrative. Ku e ka ligjin për pushtetin vendor? Ekspertiza perëndimore i kërkon 4 rajone të mëdha. Ku i ka? Ka vetëm bashki. Duhen vetëm 4 rajone siç i kanë ndarë ata që të bashkohet me Kosovën pa problem. I kanë kërkuar rajone të nivelit të lartë. Pse? E duan me parlament vendor dhe Këshill Ekzekutiv. Ka këto 3 reforma dhe dhe asgjë. Do bëjmë rrugë e këto. Broçkulla. Shqipëria ka nevojë për rritje rrogash. Nuk mund ta rrisësh rrogën 25 euro. Është turp. Rama nuk ka kapacitet profesional me bëre një program për shtetin?– tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga