Connect with Us

Rama iu kujtoi ministrave Kodin e Etikës/ Reagon PD: Propagandë e qeverisë së korruptuar dhe darkave te Nusreti

Politikë

Rama iu kujtoi ministrave Kodin e Etikës/ Reagon PD: Propagandë e qeverisë së korruptuar dhe darkave te Nusreti

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zëdhënësja e PD, Oriola Pampuri ka reaguar në lidhje me mbledhjen e parë të qeverisë Rama, pas betimit në presidencë.

Pas fjalimit të kryeministrit Rama për Kodin Etik, Pampuri shkruan se kjo është një propagandë e qeverisë së korruptuar që tenton t’iu hedhë hi syve shqiptarëve.

Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve. Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve“, shkruan Oriola Pampuri./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Drejtori i MRB: Basha ‘vrau veten’duke u përpjekur ‘të vrasë’ Berishën

Publikuar

-

Nga

Dimitris Mavros, drejtor i MRB shprehet se sondazhi për pëlqyeshmërinë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës është i qartë.

Sipas tij, përmes përgjigjeve që kanë dhënë qytetarët kuptohet se plani i Bashës për “të vrarë” Berishën ka dështuar.

“Mendoj se kjo mund të jetë një lëvizje vetëvrasëse. Po të shikojmë brenda PD kupton se ka një rritje me +8 për Berishën dhe -8 për Bashën. Mendoj se plani i Bashës për të rritur lidershpin e tij duke vrarë të atin e tij politik ka dështuar”, u shpreh Mavros.

LEXO EDHE:  Rama pranon dështimet/ Paralajmëron ndryshime në Qeveri?!

LEXO EDHE:  E zbulon Petrit Vasili/ Ja cila është ëndrra e Edi Ramës



Drejtori i MRB shtoi se nisur nga ‘preferencat’ e votuesve të PD kuptohet qartë se Basha nuk ka të ardhme në atë parti.

“Mendoj se po flasim për diçka përfundimtare për mua, vetëm nëse amerikanët kanë një pikëpamjet tjetër për vendin dhe për personazhin Basha”, përfundoi Mavros./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Oerd Bylykbashi: Përjashtimi i Berishës ka prodhuar reaksion të fortë në bazën e PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi shprehet se largimi i ish-kryeministri Sali Berisha nga grupi parlamentar ka sjellë një reagim të fort në bazën e partisë.

Sipas tij, kreu i PD Lulzim Basha ka ndërmarrë një “veprim” me përjashtimin e Berishës pasi si kryetar ai nuk ka asnjë kompetencë për të marrë vendim.

“Kryetari i PD ka një kompetencë të vetme në statut; të sigurojë zbatimin e vendimeve të organeve të tjera qendrore, Kongresit, Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë. Këtë vendimmarrje nuk e parashikon statuti”, tha ai.

Oerd Bylykbashi thotë se ky veprim i Bashës ka sjellë pasojë të rëndë që çon në “çarjen e PD”.

“Ka ndodhur diçka e madhe dhe ka  prodhuar dy gjëra. Ka prodhuar një reaksion të fortë në bazën e partisë dhe kjo duket shumë qartë jo vetëm në reagimet në rrjetet sociale, por edhe tek ajo që po ndodh në “Foltoren” e z. Berisha që ka pasur një kreshendo fare të qartë”, deklaroi deputeti i PD.



Ai tha se ky motivim vjen nga një “veprim i padrejtë i kryetarit të partisë” dhe shtoi se tani po ndesh “një zgjim” në PD pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

LEXO EDHE:  Basha në “panik”/ Harron zgjedhjet, vijon luftën kundër PD-së

LEXO EDHE:  Goxhaj thirrje për protestë/ "Në 7 maj shqiptarët duhet të dalin kundër diktaturës"

Sipas z. Bylykbashi pëlqyeshmëria për ish-kryeministrin brenda bazës së PD mund të jetë shumë më e lartë se sa e nxjerr sondazhi i “Barometrit” për qytetarët dhe votuesit e PD në veçanti.

“Ajo që nuk arrin dot sondazhi ta prekë, kjo është një përplasje e madhe për demokracinë brenda partisë, tek baza e anëtarësisë që është më e vogël se sa votuesit e PD që janë rreth 75 mijë zyrtarisht. Ata kanë ide shumë më të qarta dhe interesa shumë më të forta mbi atë që po ndodh”, u shpreh deputeti i PD.

Oerd Bylykbashi tha më tej se Basha do të duhet të arsyetonte para vendimit për përjashtimin e Berishës dhe shtoi se “përpos Berisha apo Basha, ka një vorbull që po rritet me shqetësimin që kemi ne për mënyrën si PD qeveriset, nëse kjo do të na çojë në fitore”./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi leksion Bashës/ ‘Nuk bëhesh gango 47 vjeç, lëre retorikën!’

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Repolitix’ ka komentuar kërkesën e Bashës për ngritjen e komisionit hetimor për masakrën zgjedhore.

Me tone të forta, Murrizi tha se Basha megjithëse i njeh zgjedhjet, pasi është futur në Parlament, do të bëjë rolin e gangos mezor.

“Retorika e Bashës që do të bëhet i fortë me zor, tani o lind, o bëshësh  deri tek klasa 4-5, pastaj  nuk bëhësh më.



LEXO EDHE:  Rama tregon pse është rritur taksa e karburantit

Gango 47 vjeç nuk bëhesh se nisesh për gango del lango.

Unë do të shikoja  a ka masakër zgjedhore? A janë vjedh votat? A janë bler votat? I njef ky këto zgjedhje? Fakti që është atje tregon që i njeh.

Tashi leje retorikën. Lëri të dalmet në komision hetimorë se nuk zgjidhe gjë. Është një komision hetimorë ai ku Basha ka qene emigrant dhe është drejtu nga i ndjeri Olldashi”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE