Connect with Us

Prokurorja në gjendje të rëndë shëndetësore/ Qeveria akordon 1.2 milionë lekë për shpenzimet mjekësore

Politikë

Prokurorja në gjendje të rëndë shëndetësore/ Qeveria akordon 1.2 milionë lekë për shpenzimet mjekësore

Publikuar

-

Qeveria ka marrë vendimin për t’i akorduar 1.2 milionë lekë mbështetje financiare prokurores së Pukës, Elidiana Kasa, për kurime shëndetësore.

Sipas vendimit thuhet se ky fond do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

“MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË ZNJ. ELIDIANA KASA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.20, datë 20.1.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

LEXO EDHE:  Përmbarimi zbaton me “dhunë” vendimin e gjykatës për kujdestarinë e fëmijës

V E N D O S I:

1-Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Elidiana Kasa, në masën 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë.

2-Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3-Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

4-Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhen në vendimin e marrë nga qeveria./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ndryshime në qeveri/ Kush janë zv.ministrat që largohen dhe ata që marrin detyrën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në radhët e zëvendës-ministrave.

Sipas asaj që raportohet mësohet se Denada Seferi është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Enio Civici është emëruar zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.



Ndrësa Vilma Bello është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.

LEXO EDHE:  Zgjatja me një orë e muzikës në lokale/ Vasili: Trajtimi i pandemisë, pazar politik

Vijon… / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Asnjë investim në sektorin e energjisë”/ PD akuza qeverisë: Kjo krizë e ka themelin te abuzimi dhe vjedhja

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka akuzuar qeverinë se po ia faturon tregjeve ndërkombëtare krizën, për të cilën flet përditë.

Sipas Agalliut kjo është një krizë korrupsioni, që i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Agalliu theksoi më tej se është e pashmangshme që nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor, të mos preket qytetari shqiptar.

Sot dëgjuam se si qeveria i faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën e artikulon përdite. Por në të vërtetë problemi është tjetërkund.

Kjo është një krizë korrupsioni, kjo krizë i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.



Kjo krizë buron nga punësimi në administratën  publike dhe në OSSHE të qindra patronazhistëve që paguhen  nga taksat e shqiptarëve. Kjo krizë e ka themelin në abuzimin dhe vjedhjen që bëhet në këtë sektor.

Ne nuk kemi asnjë investim real në sektorin e energjisë në Shqipëri. Dëgjuam qeverinë sot se si tha që nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe për biznesin e vogël, por në asnjë moment nuk dëgjuam se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh.

Është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar.

Njerëzit , qytetarët, konsumatorët,, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme”, thuhet në deklaratën e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pushteti i dhuruar nga lideri, nuk i bën gratë të pushtetshme”/ Beqiraj “thumbon” Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj ka “thumbuar” zgjedhjen e kryeminitrit Edi Rama për të vendosur në poste sa më shumë ministre femra, gjatë këtij mandati qeverisës.

E ftuar në Syti Tv, Beqiraj ka deklaruar se gruaja që ta ushtrojë pushtetin duhet ta ketë fituar së pari atë.

Ajo ka theksuar se femrave që u jepet pushteti si dhuratë janë thjesht në ‘menu’.



“Margaret Thatcher ka një mendim shumë të bukur, dhe shumë të drejtë dhe unë e kam provuar vetë, për gratë që hipin, marrin pushtet. Thotë: Gruaja që ta ushtrojë pushtetin e saj, duhet ta ketë fituar vetë, ndryshe, pushteti i jepet grave të papushtetshme.

Nëse do ta bija në një lloj kohezioni me Trump, një nga këshilltaret e tij, që shkrojti dhe një libër, thoshte që: në politikë ka dy vende, ose je rreth tavolinës, ose je në menu.

Kryesisht grave që u jepet pushteti, janë në menu”, tha Beqiraj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE