Connect with Us

Preferohet nga të gjitha vajzat/ Si ta vendosim buzëkuqin e lëngshëm për tu dukur bukur

Fashion

Preferohet nga të gjitha vajzat/ Si ta vendosim buzëkuqin e lëngshëm për tu dukur bukur

Publikuar

-

Buzëkuqët e lëngshëm historikisht kanë qënë të preferuarit e vajzave. Ngjyra më të theksuara, zgjasin pothuajse gjatë gjithë ditës, vajzat kanë arsye pse e duan kaq shumë këtë lloj buzëkuqi.

Gjithsesi ka disa rregulla që mund të na ndihmojnë për ta bërë aplikimin e buzëkuqit të lëngshëm sa më të bukur.

1.Mos nxitoni.

Në momentin që jeni në pasqyrë kini parsysh të fokusoheni në vendosjen e buzëkuqit. Nga nxitimi mund të tejkalohet vija e buzës dhe nuk do të dukeni bukur.

cna lajm show

2.Përdorni fondatinë ose pudër pluhur para aplikimit.

Në mënyrë që ngjyra të duket më shumë dhe ngjyra e saj të balancohet me fytyren tuaj duhet patjetër që para aplikimit të buzëkuqit të vendosni në buzët tuaja fondatinë ose pudër pluhur.

LEXO EDHE:  Trendi më i madh i kirurgjisë kozmetike për vitin 2017

cna lajm fashion

3.Kujdes me masën.

Mjafton vetëm një kalim i buzëkuqit dhe jeni në rregull, keni marrë rezultatin e dëshiruar.

cna lajm fashion

4.Hidratim.

Kini parasysh, hidratimimi nuk është i nevojshëm vetëm për fytyren por edhe per buzët veçanësrist nëse ato janë të çara. Një balsam buzësh i mirë para vendosjes së buzëkuqit do ju ndihmonte shumë.

cna lajm fashion

5.Përdorni furçë.

Nëse dëshironi që masa e buzëkuqit të jetë e përhapur si duhet, nje furçë e butë ju hyn shumë në punë. Kalojeni furçën përgjate buzëve per të përhapur sa duhet buzëkuqin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Fashion

Do të jeni në qendër të vëmendjes/ 5 kombinime të guximshme ngjyrash

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes. Atëhere ne po ju japim disa sugjerime si të kombinomi ngjyrat e veshjeve tuaja për të marrë vëmendje maksimale.

E kuqe

Nëse vishni rroba me ngjyrë të kuqe, bëhuni gati të jeni automatikisht në qendër të vëmendjes. Fakt- kjo ngjyrë është për njerëzit me vetëbesim. Një kombinim i zi dhe i kuq është një klasik i vërtetë dhe ikonë. Zgjidhni rroba që tregojnë ngjyra të mëdha. Për shembull, kombinoni një fustan bardh e zi me geta të zeza dhe një pallto të kuqe. Do dukeni e mahnitshme

Pastel

Duken si ngjyra neutral por prap mos nguroni të kombinoni nuancat pastel: është koha e tyre këtë vit në të qenurit trend.



E bardhë

E bardha është një ngjyrë e kollajtë për tu kombinuar sepse kombinohet mirë me të gjitha ngjyrat e tjera. Pr përsëri kini parasysh, duket veçanërisht e bukur me blu, të kuqe dhe të zezë. Për një veshje të rastësishme, vini re kombinimin e bukur të së bardhës me bezhë ose kafe. Këto ngjyra të rezervuara do të duken të shkëlqyera nëse ju keni një takim biznesi.

LEXO EDHE:  Habit këngëtarja shqiptare/ 10 muaj pa vendosur makeup

LEXO EDHE:  10 Këshilla për të fituar një bursë

Xhinset

Mos ngurroni të kombinoni gjërat xhins çfarëdolloj modeli që ato të kënë dhe me çfarëdo ngjyrë që ju doni. Për shembull, vishni një këmishë të lehtë dhe xhinse blu të errët.

Mustardë

Një nga ngjyrat më të guximshme e cila kombinohet në mënyrë perfekte me kafe, çokollatë, druri, bezhë dhe të verdhë. Gjithashtu, për të krijuar një pamje klasike, mund ta kombinoni me ngjyrat bazike si e bardha dhe e zeza./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Fashion

Të guximshme dhe praktike/ Njihuni me trendet që do na shoqërojnë këtë sezon

Publikuar

-

Nga

cna lajm fashion

Ka disa modele veshjesh që sygjerojnë gjigandët e modës të cilat duhet t’i kemi në garderobën tonë.

Nga detajet sportive deri tek kombinimet me ngjyra të forta, duhet të kemi parasysh që për evente të ndryshme kemi nevojë per rroba të  ndryshme.

Shtëpitë më të mëdha të modës kanë siç janë: Valentino, Fendi, Burberry, Gucci, Dior e shumë të tjerë kanë prezantuar koleksionet e veshjeve me praktike dhe te guximshme duke ofruar zgjedhje dhe kombinime për të gjithë adhuruesit e modës.

Ngjyrat e ndezura neon

Veshjet me ngjyra neon fillimisht u prezantuan në vitet e 80-ta por siç duket edhe këtë sezon kjo ngjyrë do të rikthehet në veshjet tona. Ngjyra të ndezura si e verdhë, portokalli dhe e gjelbër janë disa nga ngjyrat që sugjerohet të vëshim. Mund të jenë pjesë e kostumeve sportive ose xhaketave.

LEXO EDHE:  Trendi më i madh i kirurgjisë kozmetike për vitin 2017

LEXO EDHE:  Vëmendje/ 3 këshillat që duhet të ndiqni për të patur seks të mirë pas moshës 45 vjeç



Veshjet shumë-ngjyrëshe

Ka disa vite që kombinimet një ngjyrëshe nuk janë në modë. Veshjet me shumë ngjyra dhe me materiale e figura të ndryshme karakterizojnë edhe këtë verë.

Materiali lëkurë

Veshjet nga lëkura gjithmonë ripërsëriten dhe nuk largohen asnjëherë nga moda. Këto veshje ofrojnë komoditet dhe këtë vit në koleksionet e shumë shtëpive të modës janë prezantuar veshja nga lëkura e hollë që mund të jenë të përshtatshme edhe gjatë mbrëmjeve në verë.

Veshjet sportive

Veshjet sportive, praktike paraqesin modën e rrugës dhe janë kthyer në një trend, sidomos nga adoleshentët të cilët kombinojnë veshjet sportive edhe në jetën e përditshme. Atletet, maicat e mëdha dhe çorapet e gjata janë trendet edhe të kësaj vere./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Fashion

Zyrtarisht në modë/ Stilistët francezë konfirmojnë trendet e reja

Publikuar

-

Nga

cna lajm fashion

Java e modës në Paris nuk ka përfunduar ende, por gjithsesi kemi tendencat e para të vjeshtë- dimrit 2020-2021

Parisi është vendi që historikisht dikton modën e fundit. Edhe për këtë sezon stilistët francezë nuk kanë zhgënjyer.

Edhe diçka tjetër interesante është fakti se edhe Milano “bie dakord” për tendencat e reja parisiane:

Cilat janë ato:

Lëkura

Lëkura në veshjet e gjitha në lëkurë do të jetë e duhura për vjeshtën dhe dimrin e ardhshëm. Xhaketat “oversize”, fustanet e ngushta e të shkurtra, por edhe pantallonat nga lëkura klasike tek ajo lateks apo vinyl. Ngjyrat? E zeza mbretëron!

Ngjyrat-trend



Një veshje e gjitha në një ngjyrë ka kohë që propozohet si një trend i padiskutueshëm dhe mund të themi se ka qenë një tendencë protagonist edhe në javët e modës. Ashtu sikurse në Milan paletat neutrale, ngjyrat e tokës, e kuqja dhe jeshilja u prezantuan si trend, Parisi shton gjithashtu vjollcën e cila është përdorur më së shumti në xhaketa, pulovra e pantallona të ngushta.

LEXO EDHE:  Rama heq dorë nga telefonatat/ Këshilla qytetarëve me email: Mos harroni të lani duart

LEXO EDHE:  Habit këngëtarja shqiptare/ 10 muaj pa vendosur makeup

Printi Tartan

Tartani mbetet një ndër printet më të dashura pavarësisht trendeve që ikin e vijnë sipas javëve të modës. I propozuar prej disa sezonesh nga shtëpia e modës Dior, këtë vit e shohim edhe nga Saint Laurent.

Kostumet

Gjëja që si duket, nuk do të dalë kurrë nga moda, kostumet! Madje sa më shumë mashkullore të jetë prerja aq më mirë dhe mund të themi se është një trend që po zëvendëson fundet dhe fustanet. Në prerje “oversize” është akoma më perfekte./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: