Connect with Us

“Për çfarë qesh Opozita?!”/ Aktivistja “kryqëzon” Bashën

Politikë

“Për çfarë qesh Opozita?!”/ Aktivistja “kryqëzon” Bashën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Aktivistja Elona Casli ka komentuar reagimin e Opozitës, të cilët shpërthyen në të qeshura në Kuvend, gjatë kohës që mbante fjalën deputeti i PD-së, në Lushnje.

Në një postim në rrjetet sociale, Elona Casli shkruan ngre pyetjen pse qesh opozita, ndërkohë që deputeti thotë të vërtetat.

Gjithashtu, “ajo thekson se që të qeshin rilindasit e kuptoj se kanë tetë vite që qeshin me largimin dhe mjerimin e shqiptarëve, por që të zgërdhihet Opozita, këtë nuk e kuptoj hiç”.

Për çfarë qesh Opozita?!

Dëgjova fjalimin e këtij zotërisë që as emrin nuk ia di. Është deputet i Lushnjës në Partinë Demokratike. Në gjithçka thotë ka vërtetësinë e një njeriu që nuk mundohet hiç as të latojë fjalën dhe as të latojë mendimin se nuk është në parlament anglez, por është në zemër të një parlamenti ku përballë ka Spiropalin, Tigrin, Tërmetin, Antoneta Dhimën, Gjylametin, Ermonela Felajn etj.

Dhe kur një popull po vuan zinë e bukës dhe padrejtësinë deri në kockë; nevojiten veç fjalitë e thjeshta dhe asgjë më shumë.

Tani një pyetje kisha; Opozita pse qesh?!

LEXO EDHE:  Vendimi për djegien e mandateve/ Basha: Opozita ishte kthyer në fasadë

Pse qesh Opozita teksa ky njeri thotë se del miu në spital?!

Pse qesh Opozita teksa ky njeri thotë se ka familje ku miu mund të hyjë në dollapin e bukës dhe mund të mos gjejë bukë?!

Pse qesh Opozita kur ky deputet përfaqëson veçse Opozitën?!

Pse qesh Opozita?! Çfarë ka për të qeshur?!

Të na shpjegojë Opozita arsyen pse qesh se mbase e kuptojmë dhe qeshim edhe ne.

Post Scriptum- Që të qeshin rilindasit e kuptoj se kanë tetë vite që qeshin me largimin dhe mjerimin e shqiptarëve, por që të zgërdhihet Opozita, këtë nuk e kuptoj hiç.”-shkruan Elona Casli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

I doli në krah Berishës/ Basha ‘hakmerret’ ndaj Martin Henze

Publikuar

-

Nga

Këshilltari gjerman pranë selisë së PD, Martin Henze është pozicionuar hapur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha kohët e fundit. Ndërsa nuk kanë munguar dhe thirrjet e tij ndaj Bashës se duhet të japë dorëheqjen.

Basha duket se ka vendosur të ‘hakmerret” dhe jo me kundëragumente, por duke e bllokuar në Twitter.



Këtë e ka konfirmuar vetë Henze në rrjetet sociale ku shkruan Basha duhet t’u thotë lamtumirë demokratëve.

LEXO EDHE:  Vendimi për djegien e mandateve/ Basha: Opozita ishte kthyer në fasadë

LEXO EDHE:  Vendimi për djegien e mandateve/ Basha: Opozita ishte kthyer në fasadë

“Shumë mahnitëse, Lulzim Basha më bllokoi. Ky Lulzim Basha, i cili pretendon se është demokrat dhe që për fat të keq, e ka vendosur veten jashtë ligjit, i thotë lamtumirë demokratëve. Kjo gjithashtu duhet t’u japë anëtarëve të Partisë Demokratike në Shqipëri ‘ushqim’ për t’u menduar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha, shantazhe për të “fundosur” Sali Berishën”/ Noka nxjerr prapaskenat e forta

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

I ftuar në Ora news, ai u shpreh se Basha po ushtron presion ndaj personave që janë pjesë e strukturës së PD që të mos pritet Berisha dhe të ndalohet firmosja e formularëve, për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.



“Kjo gjë është për të ardhur keq. Nga njëra anë në takimin me kryetarët, me deputetët Basha është munduar të flasë me superlativa për Berishën. Kjo ka qenë hipokrizi absolute, sepse në takimet e ngushta me individë, apo pjesë të strukturave, Basha ka dhënë porosi që Berisha të bllokohet, të mos pritet dhe të ndalohet firmosja e formularëve. Kemi të bëjmë me një Lulzim Basha me dy fytyra. 

Basha nuk gëzon më mbështetjen e demokratëve. Berisha ka të një qëllim, që të bashkojë demokratët që i përçau Basha. Basha ka arritur deri aty sa ka marrë kryetarë seksionesh dhe grup seksionesh duke i shantazhuar për të mos firmosur, e kam të konfirmuar. Nuk po flas për disa nga bashkëpunëtorët e Bashës që bëjnë nga mëngjesi deri në darkë këtë gjë”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Festë e dyfishtë për demokratët/ Berisha feston 77-vjetorin me ‘Foltore’ në qytetin e serenatave

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lideri historik i demokratëve, ish-kryeministri Sali Berisha, feston 77-vjetorin e lindjes me 15 tetor.

Për demokratët e Korçës, kjo duket se do të jetë një festë e dyfishtë. Sipas burimeve të CNA.al, Berisha do të jetë të premten në qytetin e mësënjtores dhe serenatave për ‘Foltoren’ e radhës, që përkon pikërisht me ditëlindjen e tij.



Një zgjedhje kjo, siduket jo pa qëllim nga lideri historik, ndërsa parashikohet pjesëmarrje masive.

LEXO EDHE:  Protesta opozitës/ Rama thumbon Bashën

LEXO EDHE:  Konçensionet dhe PPP-të/ Ahmetaj i përgjigjet opozitës

Ndërkohë që të martën, më 12 tetor, Berisha do të udhëtojë drejt Kukës, qytetit bastion të demokratëve ku do të zhvillojë “Foltoren” e shtatë, pas asaj në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës, Gjirokastër e Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE