LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pandemia shton huatë me norma të larta interesi

18 Shtator 2021, 20:50, Kosova & Bota CNA
Pandemia shton huatë me norma të larta interesi

Pandemia ka goditur rëndë ekonominë duke çuar në falimentimin e bizneseve dhe duke shtuar numrin e të papunëve në mbarë botën. Në Malajzi, një numër në rritje i njerëzve po marrin hua me norma të larta interesi, për të mbështetur familjet dhe për të mbajtur në këmbë bizneset e tyre, raporton korrespodenti i Zërit të Amerikës Dave Grunebaum. Si pasojë, shumë huamarrës po e gjejnë veten në situata të vështira nga borxhet dhe kërcënimet e huadhënësve.

Huadhënësi thotë se këto dy gra i kanë borxh gati 1 mijë dollarë.

Zëri i Amerikës po i quan ato Noradhiah dhe Sahirah për të ruajtur identitetin dhe biznesin e tyre.

Problemet e tyre filluan disa muaj më parë, kur ato huazuan rreth 4 mijë dollarë nga një mashturues që pretendoi se ishte huadhënës i liçensuar.

Ato thonë se që atëherë kanë paguar dyfishin e parave që morën borxh, ndërsa kur provuan të ndalnin pagesat, huadhënësit i kërcënoi dhe u sulmoi shtëpitë e tyre.

Kjo situatë u shkaktoi këtyre grave dëme financiare dhe psikologjike.

?Nuk mund as të fle as të ha, jam gjithmonë e stresuar. Madje humba dhe peshë?, thotë Shahirah, viktimë e huadhënësve të paliçensuar.

Shoqata Myslimane e Konsumatorit në Malajzi, njofton se vitin e kaluar pranuan 25 raste të reja nga viktimat e huadhënësve të paligjshëm, një rritje prej 30 për qind krahasuar me të dhënat para pandemisë.

?Është situatë dëshpëruese dhe zemërimi?, thotë Nadzim Johan nga kjo organizatë jofitimprurëse.

Huamarrësit u përkasin të gjitha shtresave ndërsa borxhet janë nga 100 deri në mbi 1 milion dollarë. Normat e interesit mund të fillojnë me më pak se 10 për qind në muaj, por në fund të kontratave janë të fshehura me germa të imëta kushtet e tjera të huasë. Kur viktimat refuzojnë të paguajnë, huadhënësit dëmtojnë shtëpitë dhe makinat e tyre ose dërgojnë banda për të rrahur huamarrësit.

?Huadhënësit e paliçencuar përmes frikësimit dhe presionit mbledhin shumë para?, thotë zoti Johan.

Noradhiah dhe Shahirah kërkuan ndihmë nga Shoqata Myslimane e Konsumatorëve në Malajzi për t?u çliruar nga kurthi i borxhit.

?Nuk ka rëndësi sa paguajmë, ata kërkojnë më shumë. Pasi bëjnë llogaritë, na kërkojnë të paguajmë më shumë?, thotë Shahirah.

Shoqata Myslimane e Konsumatorëve në Malajzi thotë se zakonisht huadhënësit binden të pranojnë 25 deri 50 për qind të asaj që kërkojnë.

Noradhiah dhe Shahirah i dhanë fund makthit të tyre duke paguar rreth 250 dollarë në vend të 1 mijë dollarëve.

Ato e pranojnë se duhet të kishin ndërmarrë më shumë hapa për t?u siguruar që po marrin hua nga një biznes i ligjshëm.

Është një mësim që ato dhe shumë qytetarë të tjerë po e mësojnë përme një rruge të vështirë./voa

Lajmet e fundit nga