Connect with Us

Majlinda Bregu: Rajonit i duhet një treg i përbashkët për të 6 vendet

Aktualitet

Majlinda Bregu: Rajonit i duhet një treg i përbashkët për të 6 vendet

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu thotë se çdo ide që fuqizon bashkëpunimin rajonal, duhet mirëpritur. Komentet zonja Bregu i bëri në përgjigje të pyetjes mbi qëndrimin e organizmit që ajo drejton, rreth nismës së ashtuquajtur Ballkani i Hapur.

Ne na takon të mbajmë një mundësi hapur për të mirëpritur dhe konsideruar ide të cilat janë prezente në rajon. Kjo nuk do të thotë që rajoni bëhet më i mirë dhe më konkurrues e arrin të tërheqë më shumë investime të huaja duke qenë vetëm tre vende. Ështe gjithmonë më mirë të jenë 6 vende. Synimi final, pavarësisht shpejtësisë dhe korsisë që zgjedhin vendet për të ecur, është që 6 ekonomitë e rajonit të jenë bashkë nën një ombrellë, që quhet tregu i përbashkët rajonal“, tha zonja Bregu.

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu: Gratë më dinjitoze në politikë

Ballkani i Hapur, një iniciativë e kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe presidentit të Serbisë, nuk ka gjetur mbështetjen e Kosovës, Bosnje Hercegovinës e Malit të Zi. Kryeministri i Kosovës ka thënë se kjo iniciatiavë ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, Ballkan i hapur për autokracinë, korrupsionin, e kriminelët e luftës që vazhdojnë siç ka thënë ai, të jenë jo vetëm të lirë në Serbi, por disa edhe në pushtet.

Zonja Bregu flet dhe rreth shqetësimeve të theksuara edhe së fundmi nga Shtetet e Bashkuara, për një zvarritje të procesit të integrimit në Evropë të vendeve të Ballkanit. Analistët thonë se vonesat mund të shtojnë hapësirat për një rritje të ndikimit të Kinës dhe Rusisë, duke i vënë ato në konkurrencë Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Venecia: Kushtetuesja s’ka kompetencë për të shqyrtuar vendoret e 30 Qershorit

Publikuar

-

Nga

CNA LAJME AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore: në këtë për-fundim kanë arritur ekspertët e Komisionit të Venecias në projekt opinionin e përgatitur në përgjigje të kërkesës së paraqitur në muajin korrik nga vetë Gjykata Kushtetuese, të cilin Zëri i Amerikës e ka parë. Projekt opinioni do t’i nënshtrohet diskutimeve në seancë plenare ditën e nesërme kur pritet të miratohet dhe teksti përfundimtar.

Çështja në Gjykatën Kushtetuese shqiptare u ngrit nga Shoqata e bashkive të vendit. Pas seancës së zhvilluar më 23 Qershor, ku u dëgjuan pretendimet e të gjitha palëve anëtarët e Gjykatës vendosën që t’i drejtohen Komisionit të Venecias, me 3 pyetje.

Pyetja e parë ishte nëse “mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?”. Kjo pyetje lidhet me pretendimet e ndryshme të ngritura mbi kompetencën e Gjykatës për këtë çështje. Neni për të cilin kërkohet interpretim saktëson në pikën 1, shkronja “e” se Gjykata Kushtetuese vendos për “çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës, të deputetëve, të funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre”.

Pikërisht këtij neni i është referuar ndër të tjera dhe Shoqata e Bashkive. Siç shpjegon në shkresën dërguar Venecias, vetë Gjykata Kushtetuese, ky moment është përfshirë në Kushtetutë pas ndërhyrjes së bërë në kuadër të reformës së dekriminalizimit, për t’i njohur të drejtën e ankimimit personit që preket, duke qenë se bëhet fjalë për një kufizim të një të drejte kushtetuese.

Ekspertët e Venecias, pas një analize të gjatë juridike arrijnë në përfundimin se “kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor”.



Pas këtij konstatimi, përgjigjet e dy pyetjeve të tjera, që në fakt ishin në mbështetje të së parës, nuk kanë më ndonjë peshë, edhe sepse në përmbajtje kërkojnë përgjigje për çështje të cilat janë prekur në Opinionin e mëparshëm të Komisionit të Venecias, ndonëse mënyra si janë shtruar ngjan me tepër sikur kërkojnë një përgjigje në aspektin e doktrinës dhe jo kontekstit konkret.

Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?”, është pyetja e dytë. Në fakt çështja që ngrihet ka gjetur një argumentim relativisht të gjerë të Komisionit, në Opinionin e tij të vitit 2019. Në projekt opinionin e tanishëm ekspertët sakëtsojnë se “parimet e periodicitetit të zgjedhjeve dhe të pluralizmit politik nuk ka gjasa të konfliktohen në vetvete me njëri -tjetrin pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash. Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që të mbizotërojë ai qëllim, ndërhyrja duhet të ketë një bazë ligjore dhe të jetë proporcionale. Parlamenti ka një vlerësim të gjerë për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve; në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese”.

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu: Gratë më dinjitoze në politikë

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu: Gratë më dinjitoze në politikë

Pyetja e tretë ngre po ashtu një çështje të prekur po ashtu më parë. “Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?”, është formulimi i bërë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka shpjeguar se “nisur nga momenti kohor kur është bërë anulimi i zgjedhjeve (gati 3 javë para mbajtjes së tyre sipas datës së dekretuar fillimisht shën. red.) organet e përfshira në procesin zgjedhor të datës 30 qershor 2019 kanë mbajtur qëndrime të ndryshme. Kjo për shkak të faktit se gjatë kësaj periudhe Gjykata Kushtetuese nuk ka qenë funksionale dhe se nuk ka patur asnjë kërkesë tjetër gjyqësore t paraqtur në asnjë instancë gjyqësore”.

Sipas ekspertëve të Venecias “Pyetja nr. 3 ngre çështjen e pasigurisë juridike në kontekstin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Edhe nëse një pasiguri e tillë juridike nuk mund të kundërshtohet, pasiguria politike ka ndikuar thellësisht dhe në mënyrë të përsëritur në skenën politike shqiptare në një masë akoma më të madhe. Ndërsa “autoritetet publike dhe partitë politike” nuk kanë siguruar “interesin më të lartë të votuesve”, arsyeja nuk vjen thjesht nga “veprimet” e tyre, por nga polemikat e vazhdueshme mes tyre, që shkojnë deri në pikën e gërryerjes së vetë legjitimitetit të demokracisë para elektoratit”. Për këtë arsye, sipas ekspertëve “mbetet bashkë-përgjegjësi e autoriteteve publike dhe e gjithë spektrit politik për të rikthyer besimin në institucionet shqiptare dhe në proceset zgjedhore. Kjo nënkupton përgjegjësinë e të gjithë këtyre palëve të interesuara për të promovuar dialogun politik midis të gjitha forcave politike, si dhe midis institucioneve kombëtare, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndër të tjera. Kjo nënkupton gjithashtu rivendosjen e një zgjedhjeje kuptimplote për votuesit. Të gjithë këta elementë janë parakushte sine qua non, por jo ekskluzive për zgjedhjet demokratike”./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga vrasja e nënkomisarit te larja e hesapeve/ Autorët në arrest shtëpie, por endeshin të lirë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Fatjon Palushi njëri nga autorët e plagosjes së dyfishtë ditën e djeshme në zonën e Parkut të Autobuzave në Tiranë ishte nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” në momentin e ngjarjes.

Sipas ABC News, ai ishte arrestuar në operacionin e qershorit të Komisariatit nr. 2 për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ku u prangosën në total 12 të rinj të zonës së ish-Parkut të Autobusëve.  Palushi ishte pjesë e grupit që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Në këtë rast Palushi u la në ‘arrest shtëpie’.

Fatjon Palushi

Por ky nuk është rast i parë kur personat e lënë nga gjykata nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” enden të lirë duke u përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.



Në 4 qershor Mexhit Picari vrau me armë zjarri ish-dhëndrin e tij Kudrejt Saliaj në Tiranë. Autori shoqërohej nga e bija e cila dyshohet se i dha të atin armën me të cilën kreu krimin. Në atë kohë Dhurata Saliaj ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi ishte arrestuar nga policia për dhunë në familje. Ajo ishte në proces divorci me viktimën i cili e kishte kallëzuar të shoqen e akuzonte për dhunë në familje, shkruan ABC News.

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu: E ardhmja ime në PD, por jo duke u zvarritur

LEXO EDHE:  Sulmet ndaj BE për vaksinën/ Rama: Reagimi i Francës është palidhje, nxori nga konteksti fjalën time

Në qershor të këtij viti 26-vjeçari Fridman Xhaferraj u masakrua me sende të forta në kokë dhe më pas u hodh në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Në atë kohë i riu duhet të ishte në arrest shtëpie. Policia kishte shkuar në shtëpinë e 26-vjeçarit për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, “arrest në shtëpi”, por nuk e ka gjetur. I vëllai i viktimës u tha efektivëve se 26-vjeçari është nisur për të punuar në Greqi me disa persona të tjerë. Xhaferraj dyshohet se u vra për larje hesapesh nga Lulzim Spahija dhe një tjetër person, me të cilët njihej më parë.

Fridman Xhaferraj

Në 28 shtator 21-vjeçari Aldi Rama vrau me armë zjarri nënkomisarin e policisë së Lezhës Saimir Hoxha teksa ky i fundit ndodhej në krye të detyrës. Hoxha e ndaloi Ramën për verifikim në zonën e Kune Vain në Lezhë ndërsa ky i fundit e qëlloi me dy plumba njëri prej të cilëve e kapi në pjesën e zemrës duke i marrë jetën. Rama ndodhej në arrest shtëpie prej muajt nëntor të vitit të kaluar pasi ishte ndaluar me lëndë narkotike.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Afera korruptive e inceneratorëve/ “Tre dosje flenë në SPAK”

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Afera korrupsive e inceneratorëve, duhet të hetohen edhe nga njw Komision Hetimor politik.

Kjo është kërkesa e grupit parlamentar të PD-së që ka dorëzuar në Kuvend, por që nga mazhoranca duket se nuk ekziston vullneti për ta bërë një lëvizje të tillë.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku,  ka thënë se në çdo parlament normal, do të kishte një reagim maksimal.

Në rastin e inceneratorëve, çdo parlament normal do të ngrinte të dyja duart lart, dhe Kuvendi do ngrihej në këmbë.

Ne jemi në Parlament por nuk e kemi mundësinë të hetojmë këto gjëra?

Ne  dhamë miliona inceneratorve dhe as kjo nuk mjafton ta hetojmë?

Si është e mundur që një grup parlamentar e mbron këtë, dhe si kuvendi nuk miraton që inceneratorët  të hetohen?

Ne kemi bvrë 3 padi në SPAK, por të 3-ja flenë. Parlamenti do mbyllë sytë dhe nuk do lejojë të ngrihet komisioni hetimor? Si është e mundur?”, është shprehur Tabaku nga foltorja e Kuvendit.

Afera e dyshimtë, sipas PD

Mes viteve 2014 dhe 2017, Ministria e Mjedisit, ne cilesine e Autoritetit Kontraktor, ne dy raste ka publikuar njoftimet e Kontratave per nisjen e procedures per dhenien e koncesioneve/partneriteteve publike private, ndersa ne nje rast tjeter nuk ka patur asnje publikim te procedures konkurruese te koncesionit/partneritetit publik privat ne lidhje me ndertimin dhe administrimin e impianteve te trajtimit te mbetjeve urbane te Qarqeve Tirane, Elbasan, Fier.

Ajo qe bie ne sy eshte fakti se te tre operatoret ekonomike me te cilet Autoriteti Kontraktor ka lidhur kontratat jane operatore ekonomike te krijuar rishtazi, me afate themelimi qe fillojne nga pak muaj deri ne disa dite me pare sesa te behej dhe lidhja

e kontrates. Ndersa ne dy raste, ate te qarkut Tirane dhe te qarkut Fier, sikunderse edhe Partia Demokratike ka denoncuar, pavaresisht se impiantet nuk kane filluar ende te prodhojne energji, koncesionaret kane perfituar dhe vijojne te perfitojne pagesa nga Thesari i Shtetit. Keshtu, per periudhen nga viti 2016 deri ne vitin 2020, shoqeria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k. ka perfituar 41 transaksione

LEXO EDHE:  Ish-ministrja e Integrimit: Deklaratat nga Brukseli pozitive/ Ja kur mund të hapen negociatat

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu: 2 deputetë e PS-së kanë shpalluar falimentin e qeverisë



nga Thesari i Shtetit ne vleren prej 22.5 milione euro, ndersa per nje periudhe me te shkurter kohore qe filion nga viti 2018 e deri ne vitin 2020, koncesionari i inceneratorit te Tiranes ka perfituar nga Thesari i Shtetit 70 transaksione me vlere 23,017,534 euro.

Partia Demokratike permes zyrtareve te saj ka denoncuar dhe e ka ngritur shqetesimin lidhur edhe permes interpelances per mosrespektimin e parimeve dhe procedurave qe parashikohen nga ligji nr. 125/2013 “Per koncesionet dhe partneritetin publik privat”, te ndryshuar. Ne kete kuptim, ngritja e ketij Komisioni Hetimor ka per qellim qe te zbardhe plotesisht te gjitha veprimet dhe mosveprimet e paligjshme te organeve te pushtetit ekzekutiv, nxjerrjen e pergjegjesive ligjore per cdo person public apo privat te perfshire, nxjerrjen e rekomandimeve per organet kompetente qe  personat pergjegjes te procedohen sipas ligjit, si dhe te merren masa te pershtatshme qe raste te tilla te mos perseriten ne te ardhmen.

PD kërkon:

Kontrollin e ligjshmerise se veprimeve administrative dhe procedures se  ndjekur nga ana e organeve te pushtetit ekzekutiv ne procedurat konkurruese per ndertimin dhe administrimin e impianteve te trajtimit te mbetjeve urbane.”

Objekt dhe ceshtjet ge do te hetohen – (1) verifikimi i ligjshmerise se veprimeve administrative dhe procedures se ndjekur nga ana e Autoritetit Kontraktor, Ministria e Mjedisit, ne procedurat konkurruese per ndertimin dhe administrimin e impianteve te trajtimit te mbetjeve urbane;

(2) verifikimi i ligjshmerise se veprimeve administrative te kryer nga ana e organeve te tjera publike, te ndryshme nga Autoriteti Kontraktor, te perfshira ne procedurat konkurruese per ndertimin dhe administrimin e impianteve te trajtimit te mbetjeve urbane;

(3) demi ekonomik qe i shkaktohet buxhetit te shtetit shqiptar nga lidhja e ketyre kontratave;

(4) efektet negative mjedisore;

(5) pasojat mbi konkurrencen dhe tregun e lire, vecanerisht ne kuader te integrimit evropian te Shqiperise;

(6) rekomandimi i marrjes se masave te pershtatshme per te shmangur qe praktika te tilla abuzive te perseriten ne te ardhmen;

(7) vleresimi i nevojes per  implementimin e rregullave shtese qe ofrojne nje mbrojtje me te mire per parimet e  konkurrences se lire dhe mosdiskriminimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE