Connect with Us

Krijimi i Agjencisë për Mediat/ Reagon PD: Propagandë dhe censurë me vulë kryeministrore

Politikë

Krijimi i Agjencisë për Mediat/ Reagon PD: Propagandë dhe censurë me vulë kryeministrore

Publikuar

-

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të krijuar Agjencinë për Mediat dhe Informim.

Duke e cilësuar këtë si një ogur të keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë, Sekretarja për të Përndjekurit Politikë, Jonila Godole shprehet se ky do të jetë mandati i propagandës dhe censurës se ligjëruar me vule kryeministrore.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ajo i bën thirrje shoqatave të gazetarëve, këshillit të medias që të reagojnë ndaj kësaj VKM.

Postimi i Jonila Godoles:

Fakti qe nje nder vendimet e para te marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i nje Agjensie per Mediat dhe Informimin, eshte ogur i keq per lirine e shprehjes dhe gazetarine.

Sepse ky duket qe do te jete mandati i propagandes dhe censures se ligjeruar me vule kryeministrore!
Sot kryeministri kurorezoi ligjin “antishpifje“, per te cilin mori goditje dy vjet me pare nga te gjitha institucionet nderkombetare.
Shpresoj qe shoqatat e gazetareve, Keshilli i Medias dhe Etikes dhe gjithe organizmat e tjera te shprehen kunder kesaj VKM qe cenon dukshem lirine e shprehjes ne Shqiperi.

Nese kemi nje agjensi informimi mediatik prane Kryeministrtit, cili rol i mbetet atehere ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH? Taksapaguesit shqiptar nuk mund t’i kerkohet te paguaje tre institucione qe t’i sherbejne qeverise?! Dhe as nuk mund te detyrohet te paguaje kostot e ERTV; se ngado qe ta kthesh kete Agjensi, ky duket te jete misioni i saj i vertete!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Nuk ka shanse për mungesa”/ Balluku: Synimi ynë, 24 orë energji elektrike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka folur në lidhje me krizën e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në lidhje me energjinë elektrike dhe rritjen e çmimeve.

Balluku u shpreh se nuk ka asnjë shans të kthehet mungesa e energjisë elektrike dhe synimi është të ofrohet 24 orë energji elektrike në gjithë territorin e Shqipërisë.

Gjithashtu, ministrja zbuloi se për përballimin e krizës ka dy paketa që në total përmbajnë rreth 200 milionë euro.

Balluku thekson se e rëndësishme është të mos abuzohet me çmimin.



Nuk ka shanse që Shqipëria të kthehet në mungesë të energjisë elektrike. Synimi ynë është të ofrojmë 24 orë energji elektrike për gjithë territorin. Ne po marrim masa.

Çfarë do bëjmë sot është sigurimi sasisë së energjisë elektrike. Pas daljes së VKM për emergjencën është krijuar një shtab, tashmë jemi duke bërë menaxhimin dhe duke marrë vendime të përbashkëta që do të ndihmojnë në përballimin e krizës.

Ka dy paketa, faza e parë llogarit 100 milionë euro deri në dhjetor dhe nga janari deri në fillim te pranverës janë 100 milion euro të tjera. Ne presim edhe rritje të niveleve te kaskadës. Nëse kemi reshje kjo faturë do të zbutet. Kryeministri tha se të gjithë abonentët familjarë dhe të bizensit të vogël do të jenë të mbuluar. Nuk ka shans që të rikthehet një regres një reformë e bërë.

Është e rëndësishme se nuk duhet të abuzohet me çmimin”, është shprehur Balluku në Opinion./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza energjetike/ Balluku: Mund të kemi një dimër të vështirë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka folur për krizën energjetike globale, e cila parashikohet të prekë edhe Shqipërinë.

E ftuar në “Opinion”, Balluku ka deklaruar se qeveria nuk ka pasur asnjë pritshmëri për rritjen e një kërkese të tillë.

Ajo ka shtuar se diçka e tillë është marrë vesh gjatë muajit gusht dhe është ndikuar nga disa faktorë.



“Fillimisht është kërkesa më e madhe se ajo që kemi pas në 2019, tregu po kërkon të kthehet në një nivel më të lartë. Nuk ka pasur asnjë pritshmëri për rritje të prodhimit dhe të kërkesës së tillë.

Ne e morëm vesh gjatë muajit gusht, ku kanë ndikuar disa faktorë, kërkesa më e lartë. Disa nga termocentralet kryesore janë mbyllur, faktorë tjetër janë edhe ndryshimet klimaterike, shpejtësia e  erës është ulur në 50%. Ky dimër ndoshta mund të jetë i vështirë. Është një krizë globale nuk është problematikë e rajonit. Ekspertët parashikojnë një ndryshim të situatës pas qershorit 2022”, ka deklaruar Balluku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Baton Haxhiu mbron Bashën dhe akuzon: Militantët e PD-së janë llumi i shoqërisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Baton Haxhiu, ka marrë rolin e avokatit të Lulzim Bashës sonte në Opinion, ku po diskutohej për lëvizjen e liderit të demokratëve në rrethe, ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka gjetur mbështjetjen e qindra e mijëra militanteve nëpër “Foltoret” e tij.

Haxhiu tha se militantët që ndjekin Berishën si duhen askujt, duke i konsideruar si ‘llum’.

LEXO EDHE:  Ndryshimet kushtetuese/ Ambasadori i BE, mesazh Ramës një ditë para 30 korrikut

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Infektivi/ Tre nga pacientët përmirësime të dukshme, si paraqitet gjendja e të tjerëve

“Këta e kanë ndarë Partinë Demokrartike në dysh. Ky i ka marrë militantët, ata që nuk i duhen askujt. Janë vetëm votues.



Këta votues që janë afër Sali Berishës janë lidhur shpirtërisht me ta. Dhe ky po keqpërdor shpirtin e tyre për të rrënuar partinë e vet”, tha Haxhiu./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE