Connect with Us

Kategoria e Parë/ 8 sfidat e javës së dytë, sa shumë rezultate surprizë

Sport

Kategoria e Parë/ 8 sfidat e javës së dytë, sa shumë rezultate surprizë

Publikuar

-

Kanë përfunduar 8 ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë së Parë.

Apolonia fiton me përmbysje ndaj Shkumbinit 2-1 në stadiumin “Loni Papuçiu”. Me po të njëjtin rezultat ka fituar dhe Korabi ndaj Butrintit 2-1.

Pogradeci dhe Besa janë ndalur në barazim pa gola 0-0 duke mos arritur që të shënojnë një gol dhe të marrin 3-pikëshin në këtë takim.

Burreli gjithashtu ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Tomorit. I njëjti rezultat 0-0 edhe për takimin Lushnja-Tërbuni në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Vora ka arritur të fitojë 3-2 ndaj Maliqit, takim që u luajt në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes.

Bylis ka arritur të marrë një rezultat tepër pozitiv duke mposhtur Erzenin në stadiumin e qytetit të Shijakut një nga pretendentët për ngjitjen në elitë me rezultatin 0-1.

Turbina ka marrë një tre-pikësh me vlerë ku ka mposhtur me rezultatin 3-2 skuadrën e Besëlidhjes.

SFIDAT E PËRFUNDUARA –

KORABI 2-1 BUTRINTI

APOLONIA 2-1 SHKUMBINI

TURBINA 3-1 BESËLIDHJA 

POGRADECI 0-0 BESA 

BURRELI 0-0 TOMORI 

LUSHNJA 0-0 TËRBUNI 

VORA 3-2 MALIQI (Në Pezë) 

ERZENI 0-1 BYLIS 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

I ka dhuruar Kombëtares 2 fitore ndaj Hungarisë, surprizon Reja: Ja pse nuk luan titullar Broja…

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas triumfit 0-1 që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Hungarisë. Pavarësisht suksesit fantastik, tekniku italian deklaroi se nuk ishte plotësisht i kënaqur për mënyrën se si skuadra luajti. Ai foli edhe për Armando Brojën dhe hapësirat e pakta të talentit 20-vjeçar me ekipin kuqezi, teksa ndër të tjera për mikrofonin e “Supersport”, u shpreh:

“Kur të vijnë rastet për gol duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum. Duhet të fokusohemi te Polonia. Nuk kemi arritur asgjë. Ishte kënaqësi e madhe të fitonin 2 ndeshje ndaj Hungarisë. Jemi ende në lojë, jemi gati të luajmë me të gjithë, sepse kemi mentalitetin e duhur. Kemi bërë aksione të mira, pati momente negative, ashtu siç pati edhe shumë pozitive. Kur vijnë rastet për gol, duhet t’i shënojmë, sepse mund të vuajmë, siç vuajtëm në fund.

Nuk jam plotësisht i kënaqur se si luajtëm. Në mbrojtjen kemi mbajtur lojën shumë mirë vazhdimisht, jemi kujdesur shumë. Mund të bëjmë shumë më mirë se sa bëmë sot. Në pjesën e dytë gjetëm më shumë zgjedhje, kishim më shumë mundësi të manovronim. Më kënaq shumë rezultati pozitiv. Djemtë u treguan të aftë, vuajtën, bënë një ndeshje të mirë. Ia dolëm mbanë në 10 minutat e fundit. Në aspektin mbrojtës nuk rrezikuam shumë. Mbajtëm mirë fazën mbrojtës.



Broja titullar ndaj Polonisë? Nuk e di pse e bëni këtë pyetje, flitet për Shqipërinë, jo për individët. Luajnë 23 lojtarë, të gjithë janë titullarë, mund të luajnë shumë të ndryshëm, nga fillimi apo më vonë. Mendoj se lojtarët në stol janë më vendimtarë se ata që e nisin në fillim se në start është e vështirë, janë ekipet e organizuara dhe të freskëta. Broja me shpejtësinë që ka, kur ka hapësira, bëhet i rëndësishëm. Mundohem ta shfrytëzoj për karakteristikat që ka, duhet të rritet nga pikëpamja e rendimentit. Nuk shërben vetëm të bësh gol, por duhet të luash për ekipin”, u shpreh Reja.

Vlen të theksohet fakti, se Broja ka qenë 2 herë heroi i Kombëtares në sfidat ndaj Hungarisë, duke i dhuruar 6 pikë kuqezinjve.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

FOTO/ Triumfi ndaj Hungarisë, ja si është situata në grupin e Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar sot një historike në Hungari duke u dhënë kuqezinjve mundësi reale për të shkuar drejt Botërorit 2022.

Pas sfidave të sotme, Shqipëria është përsëri e dyta në grup, me 15 pikë të arritura deri tani në kualifikueset e Botërorit 2022, falë 5 fitoreve e vetëm 2 humbjeve në 7 ndeshjet e luajtura. Para kuqezinjve është me 19 pikë vetëm Anglia e cila mposhti me shifrat 5-0 skuadrën e Andorrës.

Ndërkohë, 1 pikë pas kuqezinjve është Polonia, rivali i radhës i Shqipërisë, që mundi po 5-0 San Marinon para duelit që do të luajë në ”Air Albania” të martën.

GRUPI I

HUNGARI-SHQIPËRI 0-1
80’ Broja

ANDORRA-ANGLI 0-5
19’ Çilluell, 40’ Saka, 59’ Abraham, 79’ Uard-Pros, 86’ Grilish



POLONI-SAN MARINO 5-0
11’ Sviderski, 20’ (ag) Palaci, 51’ , 90+1’ Piontek, 84’ Buksha

TE MARTEN

ANGLI-HUNGARI 20:45

SHQIPERI-POLONI 20:45

SAN MARINO-ANDORRA 20:45

 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Heroi Broja: Jemi shtet i vogël, por kemi shpirt. Isha i dëmtuar ndërsa trajnerit i thashë “PO” për zëvendësimin

Publikuar

-

Nga

Armando Broja u bë sërish heroi i Kombëtares. 20-vjeçari hyri si zëvendësues duke shënuar golin e fitores ndaj Hungarisë, që i jep Shqipërisë shumë shpresa për të arritur kualifikimin në Botëror. Pas ndeshjes, Broja u shpreh:

PARASHIKIMI: Gjithmonë kam besim, në të gjitha ndeshjet kam qejf të bëj gol dhe të ndihmoj skuadrën. Shënova, i dhashë skuadrën fitores dhe më vjen mirë.



TITULLAR: Kam qenë i dëmtuar pardje në stërvitje, dhe trajneri më pyeti a je 100% i thashë “PO” pasi për fanellën, për Shqipërinë bëj gjithçka, hyra me besim të bëj golin të ndihmoj ekipin dhe morëm 3 pikët. Për Poloninë do të shohim në stërvitjen nesër, por sot në ndeshje isha mirë, e kisha mirë këmbë.

VENDI I DYTË: Vendin e dytë do ta besojmë deri në fund, kemi dëshirë të luajmë në Botëror është gjë e madhe, pasi nuk jemi vend i madh por kemi shpirt, shyqyr që morëm tre pikë, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar për sfidën me Poloninë.

LEXO TE PLOTE