Connect with Us

I riu në Tiranë gënjen policinë/ Thotë se e kanë grabitur dhe goditur me armë

Kronika

I riu në Tiranë gënjen policinë/ Thotë se e kanë grabitur dhe goditur me armë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Tiranës  ka proceduar penalisht dy të rinj, R.SH dhe M.H, të cilët  akuzohen për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.

Shtetasi R.SH ka marrë në telefon policinë duke thënë se e kanë grabitur disa persona të paidentifikuar.

Pasi forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, R.SH ka deklaruar se nuk është e vërtetë që e kanë grabitur por që e ka harruar telefonin diku tjetër.

LEXO EDHE:  Dhunuan dhe grabitën 29 vjeçarin/ Dy të arrestuar në Tiranë

Më pas po ky shtetas ka hedhur dyshime që e kanë goditur persona të armatosur, ku pas verifikimeve të Policisë dhe kqyrjes së pamjeve filmike ka rezultuar se ka patur thjesht një konflikt fizik midis R. Sh dhe M. H., pa përdorimin e armës apo sende të forta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Video-Basha pjesë e projektit mafioz?/ Lidhja me “komandantin” e ushtrisë së drogës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Në çadrën e protestës para kryeministrisë në  vitin 2017, Lulzim Basha, akuzonte kryeministrin Edi Rama për një projekt mafioz.

Basha bërtiste me zë të lartë se komploti i është zbuluar dhe se Vettingu është një projekt mafioz.

Projekti i Vettingut është projekt mafioz ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e Bashkimit Europian. Edi Rama, bashkë komplotistët e tu janë zbuluar dhe i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare.

Pranojnë shqiptarët të shkojnë në zgjedhje, me kryeministrin komandati i ushtrisë së drogës? Kurrë nuk do ta pranojnë”, deklaronte Bashan në çadër, në Prill të vitit 2017.

Po çfarë ndodhi pas këtyre akuzave?

Lulzim Basha, lëpiu aty ku pështyu, përtypi deklaratat që kishte bërë dhe shkoi në prehrin e  Edi Ramës, bëri marrëveshje me të, u fut në Qeveri, dhe mbylli gojën.

Me  17 maj të vitit 2017, Lulzim Basha bëri një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, detajet e së cilës nuk u bënë kurrë publike.

Për më tepër, edhe pse nga çadra e quajti projekt mafioz, pak javë më vonë ra dakort që zgjedhjet të bëhen me Ramën dhe Vettingun me kandidatët e Ramës.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë 88 vjeçari në Spitalin Infektiv/ Ishte asimptomatik nga Covid-19

LEXO EDHE:  Fuoristrada përplas 2 urbanë në Tiranë/ Plagosen tre persona

Pra, plotësoi të gjitha kërkesat e Ramës,  hyri në zgjedhje me komandantin e ushtrisë së drogës siç e quante ai, nga ku doli i humbur dhe i dështuar.



Kjo në vitin 2017, fill pas deklaratave për komplot dhe Vetting mafioz.

Sot, pas katër vitesh, Lulzim Basha i është rikthyer vetë projektit mafioz.

Po kërkon Vetting politik dhe është gati të firmosë edhe për zgjatjen e afateve ligjore të Vettingut në drejtësi.

Para, katër vitesh Vettingu ishte mafioz, para katër vitesh ashtu si edhe sot, është i njëjti në pushtet, Edi Rama.

Lulzim Basha ose duhet të pranojë se është pjesë e projekteve mafioze, ose duhet të pranojë se ka qenë në gjumë kur ka akuzuar në vitin 2017, ose duhet të pranojë se deklaratat-akuzuese të tij i ka këmbyer në pazare me Ramën./CNA.al

Deklarata e fortë e Bashës/ Vettingu projekt mafioz, diplomatët të përfshirë

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Shokuese, ata humbën jetën menjëherë”/ Flet mikesha e turistëve rus

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Me 15 Tetor në në një hotel të Qerretit u gjetën të pajtë katër turistë rus.

Ngjarja është veshur me mister ende nuk dihet çka ndodhur, Prokuroria e Kavajës, ka nisur hetimet duke  kryer veprimet e para ligjore e proceduriale.

Sot në mediat ruse është zbardhur dëshmia e koleges së njërit prej vitikmave që është Sergey Burenkov, 60 vjeç.

“Një nga viktimat ishte i shtrirë në një shezlong, dy ishin në një stol dhe i katërti ishte buzë pishinës me këmbët brenda saj”, kështu shkruan  media ruse, e cila sjell dëshminë e koleges së Sergey, Anastasia.



Kjo e fundit ka rrëfyer më tej se janë të shokuar nga ngjarja dhe është shprehur e sigurtë se ata nuk mund të mbyteshin apo të helmoheshin njëkohësisht, duke hedhur poshtë versionet në fjalë.

“Sergey ishte një njeri shumë i mirë, nuk i kishte bërë keq askujt. Punonim së bashku. Ajo që ndodhi është shokuese. Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën. Të gjithë ishin në vendet e tyre. Jam e sigurt që ata nuk mund të mbyteshin apo të helmoheshin njëkohësisht. Dikush do të lëvizte apo duhej të rrëzohej, por ata qëndronin ulur në vendet e tyre. Nuk ka asnjë gjurmë. Ndoshta rezultatet e vërteta të autopsisë nuk do dalin kurrë në media. Ata nuk patën as kohë për të pirë apo ngrënë gjë. Dhe ata që shkruajnë gjëra pa kuptim, do të doja që të mos ndjenin dhimbjen që kemi ne”, është shprehur ajo.

LEXO EDHE:  U qëllua me armë zjarri në mes të Tiranës/ Qytetari ndërron jetë në spital

LEXO EDHE:  Ndërron jetë 88 vjeçari në Spitalin Infektiv/ Ishte asimptomatik nga Covid-19

Bashkë me Sergein humbën hetën dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, së bashku me vajzën e tyre, Ekaterina, 31 vjeç, dhe partnerin e saj, Nikita Belousov, të cilët u gjetën pa shenja jete në pishinën dimërore të hotelit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në kërkim për falsifikim dokumentesh/ Prangoset 39-vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna kronike

Një 39-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, është vënë në pranga nga Policia e Korçës.

Mësohet se shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim S. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.



Ky shtetas u ndalua, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 06.07.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në​ burg” për veprën penale​ “Falsifikimi i dokumenteve”, në lidhje me ngjarjen e datës 14.07.2021, ku u finalizua operacioni “Kontrata”, si rezultat i të cilit u ndalua ish-drejtori dhe një punonjës i Postës Korçë dhe u morën masa shtrënguese ndaj disa punonjësve të tjerë.

LEXO EDHE:  Ndihen lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

LEXO EDHE:  Drejtori i Policisë së Tiranës bën bilancin/ 3 efektivë humbën betejën me Covid, 70 të karantinuar! Si i kemi zëvendësuar

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë./CNA.al

LEXO TE PLOTE