LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi 14 milionë dollarë pasuri me femra dhe baste/ Historia shokuese e ish-futbollistit të Juventusit që sot vuan për bukën e gojës

18 Shtator 2021, 07:51, Sport CNA
Humbi 14 milionë dollarë pasuri me femra dhe baste/ Historia shokuese

E çuditshme, por e vërtetë, dikur milioner, ndërsa tani vuan për bukën e gojës. Ish-futbollisti i njohur, Fabian O?Niell, është i fundosur, për shkak të veseve. 47-vjeçari, që në të kaluarën ka qenë pjesë e Juventusit, humbi 14 milionë dollarë pasuri me femra dhe baste.

O?Neill është një emër shumë i njohur për ata që kanë parë futbollin italian në vitet 90. Futbollisti nga Uruguaji zbarkoi në Itali duke luajtur fillimisht te Cagliari.

Në Sardenjë, O?Neill spikat dhe Juventus e blen atë. Në klubin bardhezi ai luan pak sepse në skuadër janë Del Piero dhe Zidane dhe ky ishte fundi i karrierës së tij.

Sot, megjithatë, O?Neill është përsëri i popullarizuar sepse në një intervistë ai zbuloi se kishte harxhuar 14 milionë dollarë në vetëm disa vjet mes alkolit, femrave dhe basteve. Tani jeta e tij ka rifilluar nga një bar në Montevideo.

?Unë vij këtu në mëngjes dhe ndihmoj Xhenet që është pronarja e lokalit. Njerëzit nuk habiten kur më shohin këtu, sepse ata tashmë më njohin.

Lajmet e fundit nga