Connect with Us

Bie nga disa metra lartësi teksa punonte/ Humb jetën shqiptari në Itali

Kronika

Bie nga disa metra lartësi teksa punonte/ Humb jetën shqiptari në Itali

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Leçes në Itali këtë të shtunë.

Mësohet se një emigrant shqiptarë ka humbur jetën teksa punonte pasi ka rënë nga disa metra lartësi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, viktima është një 42-vjeçar me iniciale F.C.

Ai po bënte punime në një bujtinë në Marina di Mancaversa, kur për shkaqe ende të paqarta humbi ekuilibrin dhe ra duke përplasur kokën.

LEXO EDHE:  Humb jetën në vendin e punës/ Shqiptarit i bie kontenieri në kokë

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, 42-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Për ngjarjen autoritetet italiane kanë nisur hetimet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret/ Klodiana Lala zbardh detajet e reja

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Tragjedia e familjes ruse, ku humbën jetën 4 persona, në një hotel në Qerret të Kavajës, mbetet akoma një mister.

Në një intervistë për News 24, gazetarja investigative, Klodiana Lala, është shprehur se ekspertiza do të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tyre.

Lala ka deklaruar se hetimi do të kryhet në 3 shtete. Ajo theksoi se përfaqësues të ambasadës Ruse kanë qenë në morgun e Tiranës dhe kanë kërkuar të jenë pjesë e ekspertizës së tyre.

“Janë marrë mjetet e identifikimit dhe do të bëhet edhe hetimi nëse kanë pasur probleme me drejtësinë më parë”, tha ajo.



Përsa i përket itinerarit, Lala ka shpjeguar se ata kanë mbërritur në Shqipëri, të dielën e javës së shkuar përmes një agjencie turistike.

LEXO EDHE:  Kapet një gomone me 734 kg kanabis në brigjet italiane/ Arrestohen 2 shqiptarët transportues

LEXO EDHE:  Azilkërkuesit dhe klandestinët shqiptarë shqetësim për Slloveninë dhe Francën

“Bashkë me 4 familjarët, në Shqipëri ishin edhe 4 turistë të tjerë rusë. Ditën e djeshme ata janë nisur drejt Maqedonisë së Veriut. Në mëngjes ata janë ndalur në Librazhd dhe më pas në Ohër. Prej andej janë kthyer dhe janë akomoduar në hotel. Ata i kanë thënë punonjëses së hotelit pas arritjes në sauna të mos shqetësoheshin”, deklaron ajo.

Sipas Lalës, mbetet i mistershëm fakti se si kanë humbur jetën në një kohë të shkurtër. Më tej ajo shton se kjo ngjarje mund të referohet si vrasje e mundshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohet nga flakët makina në autostradën Tiranë-Durrës/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pasditen e sotme një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë raportohen vetëm dëme materiale.



“Me datë 16.10.2021 rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka mar flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Mjeku nga Italia: Shqiptarët preken në moshë më të re, kanë forma më të rënda të virusit

LEXO EDHE:  Policia italiane debon refugjatet ne kampin e improvizuar ne kufi me Francen

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Misteri i tragjedisë së familjes ruse/ Grupi hetimor ngre dyshimet për vrasje

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Shkaku i tragjedisë së familjes ruse, ku humbën jetën 4 prej tyre, në një hotel në Qerret të Kavajës, mbetet ende një mister.

Policia fillimisht dyshoi për një helmim, por nga ekzaminimet doli se ata nuk kanë konsumuar gjë në Shqipëri pas kthimit nga Ohri. Ndërsa nga verifikimet e bëra në zonën e saunës rezulton të mos jenë gjetur elementë që mund të sillnin asfiksinë.

Sipas raportimeve, kjo gjë ka shtuar dyshimet tek grupi hetimor se mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje, por mbetet ende herët për të dalë në një përfundim të saktë për mënyrën e kryerjes së saj.

LEXO EDHE:  Salvini ashpërson tonet me Europën/ Mesazh të fortë edhe për mafian

LEXO EDHE:  “Bye Shqipëri”! Të famshmit shqiptarë që do t’i festojnë Krishtlindjet jashtë (FOTO)



Familja ruse ka hyrë që të dielën në territorin shqiptar, nënëprmjet një agjencie turistike të administruar nga një shtetase ukrainese.

Gjatë ditës së djeshme ata kanë qenë në Ohër, ku kanë konsumuar drekën dhe në kthim mësohet se kanë ndaluar disa minuta në Librazhd për nevojat personale.

Kujtojmë se viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE