Connect with Us

Armët ilegale që po kërcënojnë sigurinë

Lajme

Armët ilegale që po kërcënojnë sigurinë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga viti 2016 e deri në muajin gusht të vitit 2021, në Kosovë kanë ndodhur 154 vrasje. Viti më i përgjakshëm ishte viti 2018, kur kishin ndodhur 34 vrasje. Derisa në tetë muajt e vitit 2021, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës janë kryer 19 vrasje.

Për njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë, arsyeja kryesore për këtë fenomen janë armët ilegale që janë në duart e qytetarëve.

Plator Avdiu nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë për Radion Evropa e Lirë se këto armë janë nxitësi kryesor i vrasjeve që ndodhin në Kosovë.

Sipas tij, një përgjegjësi të madhe e kanë edhe institucionet e sigurisë dhe gjyqësisë që nuk po ndërmarrin vendime proaktive në drejtim të parandalimit të këtyre rasteve.

“Problemi kryesor është numri i madh i armëve ilegale që janë në posedim të qytetarëve, ku vetëm një numër simbolik ndoshta janë armë që i kalojnë procedurat ligjore që të posedohen me leje, dhe në anën tjetër një problem që po shfaqet sidomos me këto rastet e dhunës në familje, është edhe mosreagimi i institucioneve të sigurisë dhe gjyqësisë që po lënë në liri njerëz që kanë dosje penale të hapura në polici dhe prokurori”, thotë Avdiu.

Avdiu thotë se duhet të rriten ndëshkimet për ata që kanë armë ilegale dhe të ketë afate më të shpeshta për regjistrimin e armëve.

Pandemia COVID-19 si shtytëse e vrasjeve

Psikologu, Yll Avdiaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se, është shqetësuese rritja e vrasjeve në Kosovë. Sipas tij, në rritjen e vrasjeve ka ndikuar edhe pandemia COVID-19.

Sipas të dhënave, më 2020 kanë ndodhur 17 vrasje, ndërkaq nga periudha janar-gusht e vitit 2021 kanë ndodhur 19 vrasje.

Avdiaj thotë për Radion Evropa e Lirë se një dukuri e tillë e kërcënon sigurinë dhe rrit rrezikshmërinë në vendin tonë.

“Kohët e fundit, sidomos pas gjendjes së krijuar nga pandemia, pas izolimit, kjo dukuri vetëm se është shpeshtuar në shoqërinë tonë dhe pothuajse nuk kalon javë që ne nuk dëgjojmë që ka ndodhur një vrasje në vendin tonë”, thotë Avdiaj.

Kosovarët, më të dhunshëm gjatë pandemisë

Avdiaj thotë se institucionet duhet ta marrin me seriozitet këtë dukuri, duke filluar nga niveli edukativo-arsimor.

“Shpeshherë është edukata e hershme që ka të bëjë me rrethin e ngushtë familjar, mënyra se si rriten njerëzit, mendësia që ata marrin gjatë zhvillimit dhe edukimit të tyre. Nëse është dhuna ajo që kanë modeli kryesor në familje, atëherë domosdo që këta persona të cilët janë rritur në kushte dhune, do të tentojnë që të arrijnë çdo gjë në jetën e tyre përmes dhunës dhe vrasjes”, thotë Avdiaj.

Për tre vjet mbi tre mijë armë të konfiskuara

Në Policinë e Kosovës thonë se në tre vjetët e fundit kanë konfiskuar mbi 3,400 armë të llojeve të ndryshme.

LEXO EDHE:  Itali/ G. Berisha dënohet 4 vjet burg për 40 Kg. hashash

Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, Policia e Kosovës bën të ditur se janë duke ndërmarrë veprime konkrete për parandalimin e vrasjeve, përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), thonë se janë duke punuar në hartimin dhe zbatimin e politikave të mira për zvogëlimin e armëve të paligjshme.

Në bazë të një hulumtimi në vitin 2015, në Kosovë gjinden rreth 250,000 armë ilegale në posedim të qytetarëve, derisa në MPB nuk kanë dhënë informacione sesa është numri i tyre tash në Kosovë.

Legalizimi i ngadalshëm i armëve pa leje në Kosovë

Sipas kësaj ministrie, ky numër është zvogëluar dhe do të zvogëlohet edhe më shumë përmes procesit të legalizimit të armëve.

Gjatë një periudhe nëntëmujore më 2019-2020, MPB-ja kishte realizuar një periudhë të legalizimit të armëve, ku janë dorëzuar 2,000 kërkesa, derisa ky institucion bën të ditur se së shpejti do të organizohet edhe një fushatë tjetër për këtë qëllim.

Dënim me burgim për ata që posedojnë armë pa leje

Dënimi për armëmbajtje pa leje përcaktohet sipas Kodit Penal të Kosovës. Ky kod parasheh gjobë deri në 7,500 euro ose dënim me burg deri në pesë vjet për armëmbajtje pa leje.

Aty parashihet edhe dënim dy deri në dhjetë vjet burg për posedim ilegal të katër ose më shumë armëve ose më shumë se 400 fishekëve.

Derisa kostoja totale për legalizim, përfshirë kontrollet shëndetësore, vërtetimet, trajnimin dhe lejen, arrin vlerën e rreth 300 eurove.

Ligji për armët rregullon kushtet për blerjen, posedimin, armëmbajtjen, ruajtjen, prodhimin, çaktivizimin, riparimin, e shumë çështje tjera. Armët ndahen në kategorinë A, B, C dhe D varësisht prej karakteristikave të tytave, gjatësisë së armës, mekanizmit qitës etj.

Që një person të posedojë armë, sipas ligjit, duhet të posedojë aftësi të plotë ligjore për veprim, të posedojë aftësi psiko-fizike, të mos paraqesë rrezik për vetveten, për rendin publik dhe sigurinë publike, të ketë të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës e shumë kushte tjera që përcaktohen me ligj.

Armët ilegale, sipas ekspertëve të sigurisë, shiten nga persona privatë, e që pastaj paraqet problem për të ditur se kujt i takon arma në rastet kur ndodh një vrasje.

Në Kosovë janë të licencuara disa poligone të cilat shesin armë në mënyrë legale. Në kompaninë Reload Arms, tregojnë se çmimet për blerjen e tyre shkojnë nga 200 deri 4,000 euro, varësisht nga lloji i armës së zjarrit për të cilën klienti është i interesuar që ta posedojë./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

Presione punonjësve të Call Center/ Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonik paralajmëron protestë

Publikuar

-

Nga

Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonik, SKOT, përfaqësuese dhe mbrojtëse e interesave të punonjësve të call centër në Shqipëri, ka lajmëruar organizimin e një protestë ditën e nesërme në orën 10:00 para Kompanisë ALBACALL SH.A.

Në komunikatën e shpërnadrë për mediat, sindikata theksohet se protesta zhvillohet për të penguar, presionet dhe largimet e padrejta nga puna.

Sindikata i bën thirrje Inspektoriatit të Punës të monitorojë nga afer proçedurat e largimit nga puna, si dhe Drejtorisë së Pergjithshme të Tatimeve.

“Te nderuar gazetare dhe drejtues te mediave,

me ane te ketij emaili dua tju informoi se ne Daten 14/10/2021 ne oren 10:00 am Sindikata Kombetare e Operatoreve Telefonike SKOT organizon nje proteste paqesore perpara ambjenteve te Kompanise ALBACALL SH.A.

Kjo proteste zhvillohet per te penguar:



LEXO EDHE:  Tmerroi banorët me breshëri armësh/ E pëson keq i riu

LEXO EDHE:  Kërcet arma në Durrës/ Dyshohet për dy të plagosur

Presionet e kompanise ndaj punonjesve.

Largimet e padrejta nga Puna.

Me ane te kesaj proteste ne kerkojme qe kompania te ndjeki proçedurat ligjore per largimet e punonjesve.

Kerkojme nga Institucionet ligjzbatuese qe te ndjekin nga afer kete situate per te garantuar respektimin e ligjit.

Inspektoriatit i Punes duhet te monitoroj nga afer proçedurat e largimit nga puna. 

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve duhet te monitoroj nga afer respektimin e proçedures se largimit kolektiv nga puna”, thuhet në komunikatën e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Magjistrati “nën akuzë”, i proceduar për përndjekje e rrëmbim, mund të bëhet gjyqtar

Publikuar

-

Nga

Një student i vitit të tretë në shkollën e Magjistraturës, që aspiron të bëhet gjyqtar i Republikës së Shqipërisë rezulton i arrestuar dhe proceduar për akuzën e “Përndjekjes” dhe “Heqjes së paligjshme të lirisë”, e shoqëruar me kërcënime për kryerje të marrëdhënies seksuale me dhunë.

Në rrethana të paqarta i riu Elis Dine, është bërë pjesë e shkollës së Magjistraturës dhe tashmë ndodhet në fazën e marrjes së statusit të gjyqtarit Magjistrat.

Gazetari Elton Qyno ka investiguar rastin duke zbuluar se Elis Dine, në datën 26 prill 2013 ka rrëmbyer një vajzë të moshës 23-vjeçare me inicialet G.N, duke e futur me forcë në ambientet e makinës dhe më pas transportuar në drejtim të pyllit të Semanit me qëllim për ta future në një banesë të braktisur.

Ngjarja është parë nga kalimtarët të cilët kanë telefonuar policinë e Fierit, të cilët janë vënë në lëvizje duke kërkuar për lokalizimin e mjetit që mori me forcë vajzën e re.

Në dokumentacionin që ka siguruar ‘Ora News’ rezulton se mes dy personave Elis Dine dhe shtetases G.N ka patur një raport intim por më pas vajza ka vendosur ti japë fund kësaj lidhje.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen armë, municione dhe drogë/ Në pranga dy persona

LEXO EDHE:  Kërcet arma në Durrës/ Dyshohet për dy të plagosur



Ajo ka treguar se ish-i dashuri e ka kërcënuar dhe marrë me forcë në makinën e tij, nga Fieri në drejtim të Semanit. E gjithë kjo situatë është shoqëruar dhe me goditje me grushta brenda në makinë.

Gjatë rrugës, vajza ka tentuar në fshatin Topojan që të hapë derën e makinës dhe të hidhet me qëllim për t’u larguar, por Elis Dine, e ka kapur për flokësh duke e mbajtur me forcë, shkruan Ora news.

Teksa të dy ishin duke ecur rreth 30 metra larg banesës, vajza dhe Elis Dine kanë parë se pas tyre po vinte një makinë policie, e cila i ishte vënë në ndjekje automjetit që qytetarët raportuan në Fier se ishte rrëmbyer një vajzë.

Policia ka bërë arrestimin e Elis Dines, duke e akuzuar për “Përndjekje” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë”.

Në 29 prill 2013, prokurori Enklid Gjini kërkoi në gjykatë masën detyrim paraqitje ndaj Elis Dines, kërkesë e cila u miratua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila urdhëroi lirimin e të riut edhe pse e cilësoi arrestimin të ligjshëm.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Grabiten dosjet e pronave në zyrat e Këshillit të Qarkut të Vlorës

Publikuar

-

Nga

Dokumente mbi pronat në Dhërmi dhe një dosje letërkëmbimi mes prokurorisë së Vlorës dhe Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, janë grabitur gjatë natës në Këshillin e Qarkut të Vlorës.

Ngjarja është denoncuar nga roja e objektit, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga autori me sende të forta, ndërsa dyshohet se grabitësi ka hyrë nga dritarja, ka marrë dokumente në zyrat e drejtorisë dhe më pas është larguar nga dera, duke kërcënuar sërish rojën e zyrave.

Kryetari i Kishit të qarkut Ervis Moçka tha për Euronews Albania se nuk mund të prononcohet pasi çështja është nën hetim, duke shtuar gjithashtu, se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi Drejtoria e Administrimit të Mbrojtjes së Tokës ka përcjellë kopje të njehsuar të dokumentacionit të pronave në Kadastrën e Vlorës.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se ne zyrë janë marrë një dosje letërkëmbimi me prokurorinë si dhe dokumente të ndarjes së tokës në bazë të ligjit 7501 në zonën e Dhërmiut.

LEXO EDHE:  Itali/ G. Berisha dënohet 4 vjet burg për 40 Kg. hashash

LEXO EDHE:  Itali/ G. Berisha dënohet 4 vjet burg për 40 Kg. hashash



Ajo që bie në sy është fakti se grabitësi ka qëndruar shumë pak në zyrë, çka hedh hije dyshimi për një bashkëpunëtor të mundshëm brenda institucionit, që i ka treguar për vendndodhjen e dokumentacionit të kërkuar.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej kohësh prokuroria ka nisur një hetim për çështjen e pronave dhe vërtetësinë e dokumentacionit të pronave pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës, ndërsa dhe grabitja e zyrës së pronave në Qarkun e Vlorës dyshohet të ketë lidhje me dokumentar origjinal të reformës 7051, të cilat ndodhen në këtë zyrë.

Grabitja e dosjes së pronave rikthen edhe njëherë në vëmendje çështjen e pronave në bregdet, e cila vijon të jetë “Thembra e Akilit” në qarkun e Vlorës, ku presioni kriminal shkaktoi dorëheqjen e me shumë se 13 drejtorëve brenda dy vitesh në Kadastrën e Vlorës fakt ky i pranuar asokohe edhe nga drejtori i përgjithshëm Artan Lame./euronews

LEXO TE PLOTE