Connect with Us

10 familjet më të pasura në botë

Lajme

10 familjet më të pasura në botë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sipas një proverbi të vjetër kinez, familjet e pasura krijohen nga tre breza.

Brezi i parë punon me fort për të ndërtuar diçka, i dyti korr përfitime duke kuptuar se çfarë duhet në të vërtetë për të arritur më shumë, dhe i treti rritet shumë komod, duke harruar vlerat e punës së palodhur pothuajse tërësisht, dhe përfundon duke e shpërdoruar atë.

Megjithatë një pjesë e familjeve dhe dinastive më të pasura në botë në vitin 2020, duket se e tejkalojnë këtë proverb, kjo sepse arrijnë të qëndrojnë deri në brezin e gjashtë në fron.

Le të shohim 10 familjet më të pasura në botë:

Walton – 238.2 miliardë dollarë: Kontrollojnë Walmart-zinxhir supermarketesh

LEXO EDHE:  Gazsjellësi rus “Nord Stream 2” është gati, ja çfarë ndryshimesh do të sjellë në rajon dhe botë

Mars- 141.9 miliardë dollarë: Kontrollojnë rrjetin e ëmbëlsirave

Koch – 124.4 miliardë dollarë: Energji, financë, etj

Hermes – 111.6 miliardë dollarë: produkte

Al Saud – 100 miliardë dollarë: Familja mbretërore e Arabisë Saudite

Ambani – 93.7 miliardë dollarë: Energji, telekomunikacion, media, etj

Wertheimer – 61.8 miliardë dollarë: “Chanel”

Johnson – 61.2 miliardë dollarë: Kontrollojnë investimet Fidelity (financiare)

Thomson – 61.1 miliardë dollarë: Thomson Reuters (media)

Boehringer – 59.2 miliardë dollarë: Kompani farmaceutike./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

ONE Telecommunications mbështet teknologjinë dhe inovacionin

Publikuar

-

Nga

ONE Telecommunications është gjithmonë një partner i rëndësishëm në eventet teknologjike, ndaj këtë herë nuk mungoi në “ThinkTech”, forumin inovativ dedikuar risive teknologjike dhe mundësive që u ofrohen të rinjve në këtë sektor.

Në këtë forum, mori pjesë znj. Ralitsa Guri, Kryetare e Bordit Drejtues të One Telecommunications, e cila foli për rëndësinë e lundrimit në një rrjet të sigurt. Interneti është burimi më i madh i informacionit dhe komunikimit, por si i tillë është i mbushur me kërcënime të vazhdueshme për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave.

“Përdorimi i rrjetit është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë. Transferimi i vazhdueshëm i të dhënave na ekspozon gjithmonë ndaj rrezikut. Vetëm vitin e shkuar teknologjia na ka mundësuar të bllokojmë 16,000 sulme të rrezikshme. Teknologjia ka rreziqet e saj, por na jep edhe zgjidhjet për tu mbrojtur. One është kompania e parë që ka përqafuar iniciativën “Clean Network”, e cila synon të mbrojë të dhënat e përdoruesve. Për të pasur një rrjet të shpejtë dhe të sigurt kushton shumë, por është detyra jonë për ta garantuar këtë.” u shpreh znj. Guri gjatë forumit “ThinkTech”.

Në rrugëtimin 1-vjeçar, ONE solli ndryshimin e duhur në teknologji, duke përmirësuar rrjetin dhe duke e shtrirë atë në të gjithë territorin e vendit, për të ofruar një shërbim më të mirë, pa prekur të ardhurat e abonentëve. Për këtë arsye One Telecommunications është certifikuar si “Best in Test” nga lideri ndërkombëtar i testimeve Umlaut.

LEXO EDHE:  Cilat kanë bërë revolucion në botën e modës? Njihuni me supermodelet seksi

LEXO EDHE:  Shkon në 60 milionë numri i të infektuarve në botë/ Covid-19 merr 1.4 milionë jetë njerëzish



Prioriteti i One mbetet ndërlidhja e njerëzve dhe komunikimi i vazhdueshëm. Për ta mbajtur këtë lidhje të pandërprerë, ONE ka investuar në rrjetin më të mirë duke u përmirësuar për të arritur tek çdo klient. Modernizimi i rrjetit në teknologjinë Ericsson dha mundësinë që të gjenerohen produkte shumë novatore, siç janë internet më i mirë për shtëpinë, telefona të mençur me pagesa të ulëta mujore, etj.

Qasja inovative e One ka mundësuar ofrimin e produkteve të personalizuara për grupmoshat e klientëve. Ndaj me paketat e reja Ultra Unlimitet, abonentëve u është dhënë mundësia për të mos i ndalur asnjëherë telefonatat, mesazhet, dhe të jenë gjithmonë online.

Një ekip i dedikuar dhe vizionar, i përbërë nga 60% vajza dhe gra, ka bërë të mundur që teknologjia të mbërrijë kudo. Shërbimi në dyqanet e One përmirësohet çdo ditë, duke trajnuar vazhdimisht stafin e shitjeve si dhe duke rimodeluar 90% të dyqaneve në funksion të eksperiencës më të mirë të klientit.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Nga Gjiri i Lalzit në Shijak/ Defekti në rrjet lë pa energji elektrike disa zona në Durrës

Publikuar

-

Nga

Vdekja e elektriçistit në Gjirokastër/ Arrestohet drejtuesi i punimeve në OSSH, një tjetër nën hetim

Një avari në nënstacionin Sallmone ka bërë që sot të mbeten pa energji elektrike shumë zona në Durrës e Shijak.

Sipas njoftimit të OSHEE, mësohet se kanë mbetur pa energji elektrike Sukthi, Shijaku, Mamianasi, Gjiri Lalëzit, Shënvalashi etj.

Ndërkohë që në terren kanë dalë dhë grupet e avarisë dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.

Njoftim për abonentët #Durrës

LEXO EDHE:  A është ky gjoksi më seksi në botë?

LEXO EDHE:  Fotot fantastike të kështjellave të braktisura në të gjithë botën



Si pasojë e një defekti në NST Sallmone, sot kanë mbetur pa energji disa zona në Durrës e Shijak:

Shijak, Breg Lumi, Sukth, Biznes gjate autostrades, “4 Rruget” Maminas – Shijak, Maminas, Sallmone, Gjiri i Lalzit, Kompleksi “Lura”, Shënavlash. Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e avarisë dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

YouTube bllokon të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë

Publikuar

-

Nga

cna lajme

YouTube do të bllokojë të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë, duke shkuar përtej vendimit për ndalimin e vetëm të atyre përmbajtjeve të rremë të lidhura me vaksinat kundër COVID-19.

Shembuj të përmbajtjeve që nuk do të lejohen në YouTube përfshijnë pretendimet se vaksina e gripit shkakton humbjen e aftësisë riprodhuese dhe se vaksina e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola, mund të shkaktojë autizëm.

Një zëdhënës i YouTube-it tha se kompania do të bllokojë gjithashtu edhe ato kanale të lidhura me aktivistë të njohur kundër vaksinave mes tyre Robert F. Kennedy Jr. dhe Joseph Mercola.

Në një email për shtyp publikuar në faqen e tij në internet zoti Mercola shkruante: “Ne jemi të bashkuar në të gjithë botën, nuk do të jetojmë me frikë, do të qëndrojmë së bashku dhe do të rivendosim liritë tona”.

LEXO EDHE:  Cilat kanë bërë revolucion në botën e modës? Njihuni me supermodelet seksi

LEXO EDHE:  Shkon në 60 milionë numri i të infektuarve në botë/ Covid-19 merr 1.4 milionë jetë njerëzish



Në një deklaratë të tij zoti Kennedy shkruante: “Nuk ka asnjë rast në histori kur censura dhe fshehtësia janë vendosur përpara demokracisë ose shëndetin publik”.

Ky zhvillim vjen pasi YouTube dhe gjigantët e tjerë të teknologjisë si Facebook dhe Twitter janë kritikuar se nuk kanë bërë sa duhet për të ndaluar përhapjen në faqet e tyre të informacionit të rremë të lidhur me shëndetin publik.

Por ndërsa YouTube po ndërmerr masa më të ashpra ndaj dezinformatave, ai përballet me reagime në të gjithë botën. Të martën, kompania bllokoi kanalet në gjuhën gjermane të RT-së, të mbështetura nga qeveria ruse. Kompania tha se kanalet kishin shkelur politikën e saj mbi dezinformacionin ndaj COVID-19.

Të mërkurën Rusia e quajti këtë vendim si “agresion të pashembullt ndaj informacionit” dhe kërcënoi se do të bllokojë YouTube-n./ VOA

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: