LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në Gjermani, do të diktojnë ritmin e ecjes përpara të Evropës

17 Shtator 2021, 10:32, Blog CNA
Zgjedhjet në Gjermani, do të diktojnë ritmin e ecjes përpara

Nga Judy Dempsey ?Carnegie Europe?

Ishin shumë domëthënëse përgjigjet e pretendentëve për të zëvendësuar Angela Merkel, kur pyetën gjatë një debati televiziv se cilin kryeqytet do të vizitonin të parin në rast se zgjidheshin kancelar i Gjermanisë.

Armin Lashet, kandidati i zgjedhur nga Merkel për ta zëvendësuar atë si kancelari i ardhshëm kristiandemokrat i Gjermanisë, refuzoi të jepte një përgjigje direkte. ?Unë nuk do ta zbuloja këtë gjë derisa të vinte koha?- u shpreh ai. Analena Baerbok, homologia e tij nga partia e Gjelbër, u përgjigj:?Do të shkoja në Bruksel, pasi politika e jashtme gjermane duhet të jetë gjithnjë evropiane. Dhe Uashingtoni ka thënë ?Amerika është rikthyer? dhe ne kemi nevojë për një përgjigje evropiane?.

Dhe duke bërë një përpjekje për të rikthyer socialdemokratët në krye të kancelarisë pas 16 vjet udhëheqje konservatore, Olaf Sholc kishte një destinacion tjetër:?Do të vizitoja së pari Parisin. Bashkëpunimi franko-gjerman është thelbësor për aftësinë tonë për të çuar përpara Evropën, dhe për të arritur sovranitetin evropian?.

Megjithatë realiteti është se e ardhmja e Evropës nuk qëndron në Bruksel. E ardhmja e saj përcaktohet nga ajo që bëjnë së bashku Franca dhe Gjermania. Nëse ato nuk veprojnë në një mënyrë të sinkronizuar, atëherë Evropa nis të lëkundet. Përgjigja e Sholc ishte e drejtpërdrejtë.

Megjithatë, në mesin e fiksimit pas sondazheve dhe spekulimeve mbi përbërjen e qeverisë së ardhshme të koalicionit në Gjermani, çështja më e dukshme që ka munguar gjatë debateve të shumta televizive në këtë fushatë ka qenë e ardhmja e Evropës.

Mos trajtimi i saj konfirmon një indiferencë të rrezikshme ndaj një blloku, ekzistenca e vazhdueshme e të cilit nuk mund të merret si e mirëqenë. Merkel e shpërfilli enkas marrjen me të ardhmen e BE-së. Presidenti francez Emanuel Makron e vendosi këtë çështje në qendër të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2017. Dhe fitoi.

Pavarësisht se sa shpesh Makron i fliste Merkelit mbi nevojën që ata të dy të angazhoheshin mbi drejtimin e ardhshëm të Evropës, ajo heshtte. Në fakt, pavarësisht nëse ishte fjala për çështjet e mbrojtjes, ato politike dhe ekonomike që lidheshin me më shumë integrim, apo mbi nevojën e dukshme për reforma demokratike, Merkel ishte e kundërta e Makron dhe e paraardhësit të saj në krye të CDU-së, Helmut Kol.

Kol e përqafoi integrimin evropian. Organet ekzekutiv të BE-së me në krye Komisionin Evropian, ishin një ?anije? që kishte në timon Berlinin dhe Parisin. Kol përqafoi edhe marrëdhëniet transatlantike.

Ajo hoqi dorë nga energjia bërthamore, pa pasur një infrastrukturë të energjisë së rinovueshme. Ndaj nuk është çudi që industritë, të cilat kërkojnë shumë energji, si ajo kimike, u mbështetën tek gazi rus për të kompensuar mungesat e energjisë bërthamore.

Ajo mirëpriti mbi 1 milion refugjatë nga Siria, një vendim ky human dhe fisnik, por që u mor pa pyetur më parë partnerët e saj në B. Ajo nxori Evropën dhe euron nga kriza financiare globale e vitit 2008.

E megjithatë, sa i përket çështjes së drejtimit të ardhshëm të Evropës, Merkel i shmangu vendimet e mëdha, që do të kishin kërkuar një filozofi strategjike. Strategjia nuk luajti asnjë rol në drejtim të përcaktimit të llojit të marrëdhënieve afatgjata që Evropa, e udhëhequr nga Gjermania, ka nevojë të ketë me Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

Sholc është ndoshta më intrigues. Në rolin e Ministrit të Financave, ai ka qenë përgjegjës për fondet e mëdha të ndihmës për punëdhënësit dhe punonjësit gjatë koronavirusit, dhe ndikoi në miratimin e fondit të BE-së për rimëkëmbjen pas pandemisë.

Ai e shfrytëzoi pandeminë për ta bindur Merkelin të mbështeste një integrimin më të madh ekonomik dhe fiskal evropian. Me kalimin e viteve, ai ka vendosur kontakte të ngushta me Elizeun. Presidenti francez do të ishte i kënaqur nëse Sholc do të zgjidhej vetëm disa muaj para se vetë Makron të kërkojë një mandat të dytë.

Solidariteti ishte një nga aftës

itë e mëdha të Kol. Të tjerët i frikësohet rritjes së ndikimit francez në të gjithë BE-në. Ajo që e ka motivuar BE-në historikisht, ka qenë gjithmonë ekuilibri midis ambicies së Francës dhe interesave pragmatike të Gjermanisë.

Me daljen nga unioni të Britanisë, ata kanë frikë se skena do të dominohet nga Berlini dhe Parisi. Por gjërat nuk janë dhe aq të thjeshta sa duken. Franca po kërkon më shumë aleatë brenda BE-së, siç është Holanda, kur bëhet fjalë për çështje të vështira në lidhje me integrimin ekonomik, mbrojtjen, sigurinë dhe marrëdhëniet transatlantike.

Por asgjë nga këto nuk duhet që ta ndalë BE-në, e nxitur nga një udhëheqës i ri gjerman, që të përcaktojë përfundimisht interesat strategjike të Evropës. Zgjatja e prirjes aktuale do ta bënte Evropën të paaftë për të përqafuar modernizimin, inovacionin dhe rrezikun. Kjo është arsyeja pse zgjedhjet parlamentare gjermane të 26 shtatorit do të jenë kaq shumë të rëndësishme./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga