LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yuri Kim i “tërheq veshin” Bashës/ Thirrja e fortë e ambasadores për deputetët

17 Shtator 2021, 11:59, Politikë CNA
Yuri Kim i “tërheq veshin” Bashës/ Thirrja e fortë e

Ambasadorja amerikane Yuri Kim pasi takimit me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla ka dalë me një mesazh për deputetët.

Ajo është shprehur se i vjen mirë që e sheh Parlamentin të plotësuar dhe ka bërë apel që të respektohet diversiteti i pikëpamjeve, si dhe debati civil.

Këtë mesazh Kim e jep pas reagimit të një ditë më parë të Lulzim Bashës dhe të disa deputetëve të tij, që tentuan të bllokonin seancën, disa herë.

?Është mirë të shoh Parlamentin përsëri të plotë,  me opozitën e  pranishme dhe duke folur hapur. Respektimi i diversitetit të pikëpamjeve, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është e mundur janë thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien para votuesve?, shkruan Kim në rrjete sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga