Connect with Us

Vrasja e 23 vjeçares/ Familja denoncon në SPAK gjyqtarin dhe prokurorin

Aktualitet

Vrasja e 23 vjeçares/ Familja denoncon në SPAK gjyqtarin dhe prokurorin

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Elton Meta, autori i vrasjes së Sabrina Bengajt është lënë në burg.

Ndërkohë familjarët e viktimës paralajmërojnë se do t’I shkojnë drejtësisë deri në fund.

Babai i Sabrinës, Partizan Bengaj, ka deklaruar sot për Report Tv se do të padisë në SPAK ata që mundësuan lirimin e vrasësit të vajzës së tij.

“Unë po autorizoj avokatin që në SPAK të përfaqësoj që të denoncojë të gjithë ata që janë përfshirë në lirimin e vrasësit të vajzës sime“, tha ai.

Sa i përket akuzave se ai e ka kërcënuar ish-dhëndrin e tij Bengaj thotë se në atë periudhë ka qenë në Itali dhe akuzat janë totalisht të pavërteta.

Avokati Vishaj u shpreh se do të studiohet e gjithë dosja për të parë të gjitha përgjegjësitë.

Është një ngjarje shumë e rëndë. Në do të shikojmë se çfarë do të bëjmë pasi të shikojmë të gjithë dosjen“, tha avokati Vishaj.

LEXO EDHE:  Arben Kraja, mbrojtësi i Ben Blushit/ Si i ka mbyllur sytë para fakteve drejtuesi i SPAK

Sabrina Bengaj u vra 1 javë më parë nga ish-burri i saj Elton Meta, duke lënë pas një fëmijë të vogël.

Meta u arratis menjëherë pas ngjarjes, por kjo arrati nuk i zgjati shumë.

Ai u arrestua pas 3 orë ndjekjeje, i fshehur në një pyll në fshatin e tij në Peshtan të Fierit, ku iu gjet edhe arma e krim.

Kjo vrasja e të resë nxori në pah edhe skandalin e drejtësisë shqiptare, ku Meta ndonëse terrorizoi për më shumë se 5 orë familjen Bengaj një vit më parë, nuk bëri asnjë ditë burg, pasi gjyqtari Piro Sota dhe prokurori Çlirim Sino, nuk e dënuan me asnjë ditë burg, por e shtruan në spitalin burg të Zaharisë. Prej aty, vetëm pak muaj me vonë u nxor me argumentin se do të vazhdonte kurimin në shtëpi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Ardi Veliu të hetohet dhe të japë llogari”/ Policët në lirim radhisin krimet e tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Shoqata e punonjësve të Policisë në lirim, kërkojnë hetim të Ardi Veliut, i cili sot është zëvendësuar nga Gledis Nano.

Sipas Shoqatës, largimi i imponuar i Ardi Veliut nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është i vonuar dhe hipokrit.

Ardi Veliu nuk mund të amnistohet me një shkarkim.

Ai është përgjegjës për thellimin e dëmit ndaj Policisë së Shtetit, trashëguar nga paraardhësit e tij rilindas duke e deformuar dhe nxjerrë atë jashtë ligjit dhe parimeve për të cilat kjo strukturë qëndron.

Me Ardi Veliun Shqipëria mban një nga vendet kryesore të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të pastrimit të parave të zeza.Me Ardi Veliun, Policia e Shtetit u vu në shërbim të pashembullt të partisë shtet, duke lënë mënjanë dhe në harresë qytetarët.

Me Ardi Veliun, Policia sulmoi qytetarët me instrument luftarak, me gaz lotsjellës, teksa ushtronin një nga të drejtat themelore të protestës. Sulmoi me gaz lotsjellë fëmijë, gra e të moshuar duke u mësyr në shtëpitë e tyre pagdhir dita.



LEXO EDHE:  Shkëndijë elektrike në sobë/ Digjet banesa në Fier

LEXO EDHE:  U rikthye në Shqipëri pas 12 vitesh/ Aishe Haklaj tregon arsyen e ardhjes

Me Ardi Veliun, patronazhimi për parcelat me cannabis arriti në nivele maksimale.

Përdorimi elektoral i Policisë me Ardi Veliun në interes të qeverisë në zgjedhjet e fundit ishte një nga faktorët që i faturoi Shqipërisë raportin më të zi të OSBE ODHIR”, thuhet në reagimin e Shoqatës së punonjësve të Policisë në lirim.

Ndaj ata kërkojnë që Veliu të mos amnistohet nga llogaridhënia.

Për të gjitha këto, ai duhet të përgjigjet e të mbajë llogari para ligjit dhe drejtësisë.

Shkarkimi është thjesht legjitimimi më i turpshëm i shpërdorimit masiv që ky person ka bërë me ligjin dhe me detyrën.

Por me Ramën nuk është as i pari e fatkeqësisht as i fundit rast”, përfundon reagimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Bie besimi ndaj presidentit rus

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Besimi i rusëve ndaj presidentit, Vladimir Putin, ka rënë në nivelin më të ulët në gati një dekadë, thuhet në një hulumtim të ri të opinionit.

Në rezultatet e opinionit të publikuara më 6 tetor thuhet se 53 % e të anketuarve i besonin Putinit. Në shtator të vitit 2017 kjo shifër ishte 71%. Hulumtimi është bërë nga Qendra Levada.

Kjo organizatë tha se niveli më i ulët i besimit në udhëheqësin rus ishte regjistruar në vitin 2012 pasi vetëm 51 për qind e të anketuarve kishin thënë se i besonin presidentit. Ky nivel u rrit në 80 për qind në vitin 2015 pasi Rusia e aneksoi Gadishullin e Krimesë në Ukrain

Mandati aktual i Putinit si president është planifikuar të përfundojë në vitin 2024. Por, ligjvënësit rusë, me urdhër të Kremlinit, kanë miratuar ndryshimet ligjore që i mundësojnë atij të qëndrojë në detyrë edhe pas këtij viti.

Pavarësisht rezultateve të hulumtimit, Putini vazhdon të jetë politikani më i popullarizuar në Rusi. Hulumtimi ka treguar se qytetarët kanë besim të ulët edhe tek ligjvënësit. Sondazhi i ri i Levadas tregoi një rënie të besimit për dhomën e ulët të parlamentit nga 33 për qind në vitin 2017 në 25 për qind më 2021.

LEXO EDHE:  Vrasja e Kostandinos Kaçifas/ Ambasadori i BE, apel të fortë Shqipërisë dhe Greqisë

LEXO EDHE:  U vunë zjarrin pyjeve/ Nën hetim 2 persona në Fier



Partia në pushtet Rusia e Bashkuar fitoi zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar në Rusi. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e ulët dhe kishte akuza për mashtrim dhe manipulim të votave. Para mbajtjes së zgjedhjeve u zhvillua një fushatë e ashpër për të penguar nga kandidimi çdo kundërshtar të mundshëm të opozitës.

Niveli i besimit në partitë politike gjithashtu zbriti nga 19 përqind në 2017 në 17 përqind tani, u tha në sondazhin e Levadas.

Sondazhi u zhvillua nga 19 deri më 26 gusht përmes intervistave me 1,619 persona që banonin në 137 fshatra dhe qytete në 50 rajone të Rusisë.

Në vitin 2016, autoritetet ruse e kanë shpallur Qendrën Levada si një “agjent të huaj”, veprim ky që kishte për qëllim të njolloste punën e organizatës./ REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Qeveria belge pritet të propozojë katër ditë pune në javë

Publikuar

-

Nga

Ka të ngjarë se shumë shpejt në Belgjikë do të punohet katër ditë në javë, teksa qeveria pritet të dalë në një deklaratë brenda kësaj javë, konfirmoi për Euronews një zëdhënës i qeverisë.

Të enjten, zëdhënësi i ministrit të Punës dhe Ekonomisë Pierre-Yves Dermagne tha për Euronews se ‘propozimet e bëra janë duke u diskutuar me qeverinë federale belge’ në kuadër të një programi për reformimin e tregut të punës.

‘Do të ketë më shumë sqarime mbi propozimin të hënën ose të dielën’, tha zëdhënësi i ministrit.

Për Dermagne, java me katër ditë pune është ‘çështje themelore’ pasi pandemia nxiti ndryshime të mëdha mbi situatën në punë të shumë qytetarëve, shtoi zëdhënësi.

LEXO EDHE:  Meta can be prosecuted by SPAK/ He risks 10-15 years in prison after the call for violence

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përfundon në kanal, dy të vdekur



Katër ditë në javë në 2022?

Pasi të kenë rënë dakord mbi propozimin, qeveria federale e Belgjikës do të punojë mbi detajet së bashku me përfaqësues të industrisë dhe të sindikatave.

Procesi pritet të zgjasë të paktën gjashtë muaj, sipas parashikimeve, përpara se t’i nënshtrohet procesit politik, çka nënkupton dhe kthimin e tij në ligj.

Megjithatë, qeveria nuk ka për qëllim që puna me vetëm katër ditë në javë të jetë e detyrueshme./euronews

LEXO TE PLOTE