Connect with Us

Tallja me deputetin/ Pse zgërdhihet Lulzim Basha me lushnjarët?

Politikë

Tallja me deputetin/ Pse zgërdhihet Lulzim Basha me lushnjarët?

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka tejkaluar kufijtë e qesharakes. Ai tallet dhe qesh edhe me ata që ka futur vetë në lista dhe i ka sot në Kuvend.

Njëri prej tyre është edhe deputeti që përfaqëson Lushnjen, Saimir Korreshi.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvend Korreshi ka sjellë disa nga problematikat me të cilat përballen qytetarët, të cilat kanë bërë që deputetët të shkrihen së qeshuri në Kuvend.

Në këtë gallatë, është përfshirë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili iu është bashkuar socialsitëve, duke qeshur, me deklaratat me deklaratat e deputetit Korreshi.

Shkoni te spitali i Lushnjes, ke frikë të mjekohesh të del miu nga këmbët dhe mos dish nga të vesh. Në çfarë botë jetoni ju? A e dini sa ka paguar një njeri për të kuruar, për të ndjekur me infermier në shtëpi. të gjithë kanë ndjekur regjimin shtëpiak se e u përhap po shkove në Tiranë, kthehesh me arkivol .

Ja kjo ka ndodhur. Se nuk të vjen infermieri në shpi pa 50 mijë lekë dita dhe kostoja për një të sëmurë ka qenë 3 milion lekë. Ju thoni do bëjmë shkolla të reja, por nuk kemi nxënës, por fëmijët kanë ikur.Kjo është situata e sotme.

Ju notoni nëpër ëndrra. Se këtu po bëhet nami, ne jemi eksportuesit e parë në botë? Çfarë eksportuesish jemi ne. Po të shikoni dhe po të prekni se çfarë ndodh konkretisht more zotërinj atëherë ju keni ndenjur gjithë jetën në Tiranë dhe nuk e keni idenë çfarë bëhet në bazë. Thoni kemi bërë peshkim dhe do jetë tarifa zero, nafta pa akcizë. Por keni shembullin e Karavastasë.

Shikoni se sesa paguhej para tetë vitesh në tatime fitimi që jepte kjo kënetë. Kurse sot del me humbje. Tani ka dy gjëra o ju rruani lekët, ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka fut vrapit . Ju thoni policia, me kë polici do ndiqni krimin ju? Me atë policin që mori lekët dhe iku me vrap dhe s’kishte guxim të dilte para kamerave. Me këta policë që akoma nuk kanë paguar lekët e mishit nëpër dyqane? Me këta policë do e ndiqni krimin ju? Po si ka mundësi ka ngjarje tronditëse në Lushnje, vriten e plagosen, pesë persona, të gjithë ikën në drejtim të paditur, përfshirë edhe policinë. Çfarë bëhet kështu?” ka thënë Korreshi në Kuvend.

LEXO EDHE:  Redaksionale/ Basha në versionin si ja dhe ujin gomarit?!

Por ajo që duam të dimë është pse Lulzim Basha zgërdhihet me deputetin lushnjar?

Nëse e lexoni deklaratën e tij, në fakt zotëria nuk ka bërë asgjë. Ka përdorur disa figura, për të treguar si ndodhet situata në Lushnje.

Ka thënë që ka minj nëpër spitale dhe policë që pasi marrin lekët ikin me vrap. Ka thënë që njerëzit nuk kanë para për të blerë një kilogramë mish, duke qartësuar të gjitha problemet me të cilat qytetarët përballen çdo ditë.

Ku është për të qeshur këtu? Çfarë ka për të qeshur këtu, që Luli zgërdhihet?

Që të tallet mazhoranca me të, apo Gjiknuri ka kuptim, po pse qesh Lulzim Basha dhe zgërdhihet në parlament?

Pse shkojnë atje për tu tallur me lushnjarët, me hallet e tyre, për tu tallur me deputetët që i zgjedhin vetë?

Kjo është një sjellje banale dhe fyese për çdo qytetar të Lushnjes./ CNA.al

 

Video-Basha bashkohet me socialistët/ Qesh e tallet me deputetin e tij

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bujar Nishani zbulon se kush e mbron Lulzim Bashën/ Ish-Presidenti jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka dhënë alarmin se armiqtë më të betuar të PD-së ndër vite, po bëjnë sot avokatin e Lulzim Bashës.

Sipas Nishanit mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot.

Shumë interesante por e qartë si kristali !

Pa përjashtim, të gjithë armiqtë më të betuar politik të Partisë Demokratike, që nga dita e parë e themelimit të saj dhe deri më sot, janë bërë papritur, avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Lulzim Bashës.

Të L. Bashës jo si individ por të L. Bashës si Kryetar i Partisë Demokratike.



LEXO EDHE:  Ministria e Brendshme i kundërpërgjigjet PD-së

LEXO EDHE:  Zbulohen emrat e Lulzim Bashës për sekretariatin e PD

Mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot”, shkruan Nishani në rrjete sociale.

Nishani shkruan më tej se bashkimi i PD-së, i tmerron armiqtë e saj politik,

Bashkimi i PD, forcimi i PD, kthimi në opozitë të vërtetë PD, i tmerron armiqtë e saj politik.

Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu”, shkruan Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja frymëzuese”/ Demokratët me sytë nga Berisha

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri Sali Berisha, që prej 16 Shtatorit, kanë nisur takimet me demokratët në bazë.

Nga Tirana, Berisha ka zbritur në disa qytete, ku është pritur me entuziazëm të madh nga demokratët, të cilët e shohin si shpresë për ringritjen e PD dhe sjelljen e saj në pushtet.

Të zhgënjyer nga Lulzim Basha dhe udhëheqja e tij, demokratët i kanë drejtuar sytë nga Berisha.

Ata e akuzojnë Bashën për shitje dhe shkatërrim të Partisë Demokratike.

Sipas tyre Basha është në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama, dhe po punon për qëndrimin e tij në pushtet.

LEXO EDHE:  Redaksionale/ Basha në versionin si ja dhe ujin gomarit?!

LEXO EDHE:  Ish zv.ministrja e PD-së sulmon ashpër Alfred Lelën: Je në listpagesën e Bashës



Së fundmi “Foltorja” u zhvillua në Elbasan, ku ashtu si në të gjitha takimet e mëhershme pati  një pritje madhështore për Berishën.

Ish-kryeministri në rrjete sociale, ka publikuar fotot të cilat tregojnë shumë nga takimi në Elbasan.

Në foto vërehet entuziazmi i demokratëve për të reaguar ndaj lëvizjeve të Lulzim Bashës, me të cilat ka shkatërruar PD-në.

Album nga Foltorja frymëzuese dhe e zjarrtë e Elbasanit! Rroftë Elbasani”, shkruan Berisha në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha”/ Thirrja e fortë e demokratëve për ish-Kryeministrin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

“Foltorja”, iniciativë kjo ish-kryeministrit Sali Berisha ka “ndezur”, demokratët në të gjithë vendin, të cilët ndihen të tradhëtuar dhe të shitur nga kryetari i PD –së, në detyrë Lulzim Basha.

Të martën që vjen Berisha do të jetë në Kukës me demokratët atje.

Këtij takimi i kanë paraprirë thirrjet e dmeokratëve në rrjetin social të ish-kryeministrit, në postimet e tij të njëpasnjëshme.

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha se na degjeneruan këto 8 vite..Ja hoqën brekët këtij populli deri në fund të kembeve…Tek ju shihet drita në fund të tunelit”, shkruan një demokratët.

Sipas demokratëve PD do të ngrihet në shesh pasi nuk i duron padrejtësitë që bëhen në kurrriz të tyre me anë të marrëveshjeve Basha –Rama.

PD ngrihet në shesh sepse është Partia Demokratike që nuk duron padrejtësitë, nuk duron mizorinë, e don lirinë, është partia e vlerave dhe lirisë së mendimit e shprehjes, PD nuk është partia e Lulzim Bashës e mbyllur, e rrënuar, e mundur.

Partia e Bashës nuk është kjo Parti Demokratike, partia e BashËs eshte partia e klaneve, partia e servilëve, partia që listen e kandidateve e përzgjedh brenda nate, pa votë, pa mendim anëtarësie.

Kjo nuk mund të jetë PD që llogaritjet dhe humbjet e njëpasnjëshme karshi Rilindjes i bën shumë keq po si 7×7=42”, shkruan një nga demokratët në rrjetin social të ish kryeministrit.

LEXO EDHE:  Astrit Patozi këshillon Berishën/ Nuk duhet përsëritur thirrja për bashkim, sepse…

LEXO EDHE:  Mes justifikikimit dhe dorëheqjes/ Basha pranon se ka dështuar në krye të PD -së



Sipas të njëjtit, partia e Lulit është kthyer ne parti çunash  lagjesh, çuna kolegjesh, ish shokë e miq shkolle, çuna të rrugës së Kavajës, çuna të shkolluar me ideologji ndërfetare e përtej tyre, çuna të Lulit të gjithë, por jo të PD.

Diku dhe vërdallë po vjen ndryshimi i duhur, po i kthehet identiteti dhe vlera mbi të cilin ka ecur dhe krijuar PD.

Kujdes , Lulzim Basha ka luajtur me çdo demokrat, me çdo vyrtit dhe karakteristikë demokratësh, prandaj Luli duhet të ik sa më shpejt, sepse është i dobët dhe ka tradhëtuar çdo anëtar të saj.

Ai kurrë nuk mundet të fitoj, ai gjithmonë është mundur nga Rama sepse ka shkelur mbi dinjitetin dhe integritetin dhe vërtetësinë e demokratëve.

Lulzim Basha duhet të ik dhe partia duhet të hapet e çlirohet nga kthetrat e tigrit të madh dhe nga dobësia e një qingji të butë që s’ka asnjë moral për të drejtuar uraganin dhe ushtrinë me intelektualitet dhe karakter të demokratëve.

Është barrë e rëndë PD, dhe prandaj ka nevojë për burrë opozite dhe jo miss buzëqeshje e zgërdhierje parlamenti! Kukësi dhe kukësianet nuk e duan PD e Bashës”, shkruan me tej nga demokrati, që u bën thirrje të gjithëve për të reaguar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE