Connect with Us

Situata problematike nga zjarret/ Tre vatra ende aktive në Pogradec

Aktualitet

Situata problematike nga zjarret/ Tre vatra ende aktive në Pogradec

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Situata me zjarret në bashkinë e Pogradecit paraqitet mjaft problematike.

Sipas informacioneve ditën e sotme janë regjistruar 5 vatra aktive në zonë, dy prej të cilave janë fikur tashmë.

Ndërkohë po punohet në zonën e Çervenakës në një vatër që ka rënë këtë mesditë.

Në këtë zonë janë forcat zjarrëfikëse dhe 15 staf mbështetës që po punojnë për izolimin e zjarrit.
Përsa i përket situatës në Qafë Panjë prej 4 ditësh zjarri vijon të jetë aktiv.

LEXO EDHE:  DENONCIMI: Kryetari i Bashkisë së Pogradecit na ka kërkuar 70 mijë euro privatisht dhe po pengon përfundimin e rrugës

Sipas informacioneve situata në këtë zonë është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor edhe pse punohet intesivisht në terren me 30 punonjës dhe mbi 10 nga Adzm në Gurin e Nikës.

Gjithashtu riaktivizim ka pasur edhe në zonën e mbrojtur Guri Nikës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Kosova regjistron 40 raste të reja me Covid-19/ Asnjë humbje jete në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur në 24 orët e fundit janë testuar 2,870 persona, në të cilët kanë rezultuar 40 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Sipas njoftimit, në 24 orë po ashtu janë shëruar 149 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 1,226.



Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 12,144 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:  Radhë të gjata në doganën e Bllatës/ Policia ushtron kontrolle të rrepta

LEXO EDHE:  Zhdukja e peshkatarit në Pogradec/ Ndërpriten kërkimet

Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit,  janë administruar 1.432,135 doza, ku 608,939 persona janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.

Qeveria e Kosovës ka thënë se synon që deri në fund të vitit të vaksinojë kundër koronavirusit 60 për qind të popullatës.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vrasja që tronditi Greqinë/ Vogëlushja tashmë në kujdestari të plotë të gjyshërve  

Publikuar

-

Nga

Prindërit e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch, që u vra nga bashkëshorti grek Babis Anagnostopoulos, kanë fituar kujdestarinë e plotë të mbesës së tyre Lidia.

Tashmë vogëlushja, në sy të të cilës ndodhi edhe vrasja që tronditi Greqinë, do të rritet në shtëpinë e prindërve të nënës së saj në një ishull të vendit.



“Njëvjeçarja Lidia, babai i së cilës me shumë gjasa do të dënohet me burgim të përjetshëm, është vënë zyrtarisht në kujdesin e prindërve të Caroline Crouch, Susan dhe David në ishullin e Alonissos-it ku ata jetojnë. Kurse prindërit e Babis, Konstantinos dhe Georgia do të kenë të drejtë që të komunikojnë personalisht me fëmijën,” raporton britanikja Mail Online.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashistët hidhen në “sulm”/ Lajka Lulit, “vrer” kundër Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në një kohë që Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha po nxjerr në pah gjithnjë e më shumë se demokratët tashmë janë kundër Lulzim Bashës, ky i fundit duket se po tenton të përdorë “bashistët” dhe servilët që i rrinë vërdallë për të sulmuar liderin historik të demokratëve.

I fundit që Basha ka hedhur në sulm, është anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Bernard Banushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Banushi shkruan se Basha ishte njeriu me kontribut të madh në fitoren e vitit 2005 dhe që shkëlqeu dhe shkërmoqi këdo që i dilte para në çdo debat politik të kohës.

LEXO EDHE:  Kush e eleminoi Klevis Balliun? / Zbulohet skenari

LEXO EDHE:  Kush e eleminoi Klevis Balliun? / Zbulohet skenari

Në fakt “shkëlqimin” e Bashës demokratët e kanë parë në çdo betejë politike, dhe në tre mandate që iu siguroi në Opozitë.



Por, Banushi ka komentuar edhe ndjesën e Berishës që ka mbështetur Bashën.

Banushi shkruan se është jo korrekte t’i kërkosh ndjesë demokratëve për njeriun që ka sjellë “fitore” të mëdha.

Në fakt, me Lulin e Banushin, PD vjen në pushtet kur të japë dorëheqje djali i Zahos./CNA.al

LEXO TE PLOTE