Connect with Us

“Shejtanë të rilindur”/ Murrizi “masakron” Ramën dhe Bashën: Si nuk iu vjen turp, o tradhëtarë

Politikë

“Shejtanë të rilindur”/ Murrizi “masakron” Ramën dhe Bashën: Si nuk iu vjen turp, o tradhëtarë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ndërsa komenton seancën e djeshme parlamentare, ka ironizuar duke thënë se “parlamenti u mblodh në një ditë feste”.

Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi shkruan se 16 shtatori është dita e Konferencës komuniste të Pezës.

Më tej, Murrizi ka hedhur akuza të forta si ndaj kryeministrit, por edhe ndaj opozitës, të cilët i quan tradhëtarë.

Qeveria Rama 3 dhe “Opozita” Basha pa numër, u votbësua në një dite të “shejnte”

16 shtatori dita e Konferencë komuniste të Pezes.

Ehhhh sa të kamufluar janë këta shejtanë komunistesh të rilindur dhe ish komunistët dhe spiunët e sigurimit, e bijtë dhe kopilet e tyre që gjoja janë në opozitë.

Po si more qafirë harruat të shkonit në Pezë dje me shall të kuq në qafe e me ylle ne balle??

Po a nuk ju vjen zor more “ tradhëtare” ?????-shkruan Murrizi.

Më tej, ai shigjeton edhe presidentin Meta, ndërsa shkruan se “Po mirë ju 140 galaktikë e intelektu-hal që ligjeruat mbreme gjithe natën derisa kenduan gjelat ne saba, fjalime “perrle”, mbresëlënëse e plot kuptim, sharm, humor, ironi e sarkazem te holle që vetem mendje gjigante e juaj mund ti prodhoje, qe ishit te zene e nuk mundeshit dot te ishit prane zjarreve imituese ne Pezë.

Po Presidenti dhe shoqata e veteranëve të enverit pse nuk ishin mbrëmë ne Pezë???

Ehhh sa kanë pritur gjith naten “veteranet” e luftës per te shtrenguar duart me udheheqesit dhe per te bere foto prane zjarreve me idhtaret e komunizmit te shperndare si copa m…. ne çdo parti e çdo cep te politikes se ketij vendi”.

Më tej, Murrizi vijon ironinë e tij, duke shkruar se “Veterane tamam nuk ka më se me i riu partizan duhet te jete 93 vjeç sot pra ai qe ka qene 16 vjeç ne vitin 1944, por “ veteran” imagjinare ose trashgimtare te veteraneve jane merzitur shume nga harresa qe ju bete mbreme

Por besoj qe do ju mirekuptojne se ju kishit mbledhje “ pleniumi” mbreme ne “ kuvendin popullor” dhe per popullin folet e diskutuat deri ne 6:00 te sabaut.”.

Gjithashtu Murrizi shkruan se debati gjithë natën mbrëmë nuk u bë për popullin, por vetëm për karriget e tyre.

Per popullin u “ grindet” u “vrate” e u “prete” gjithe naten me njeri tjetrin qe ti tregonit popullit se kush e do me shume e kujt i bien shtate pike ne b… per kete popull

Po mire more mire ju ,se ishit te zene deri ne fyt me pune e shume te ngarkuar me halle qe nuk shkuat dot mbreme ne Peze rreth zjarreve partizane, po keta shejtan ambasadore qe nuk kane lene zyre pa hyre dhe zyrtare pa takuar e pa bere selfije keto dite, si ju ka shpetuar ky rast??????

O te nderuar Ambasadore!

A e dini apo nuk e dini ju rendesine e 16 shtatorit te vitit 1942?????

Ejjjjj eshte konferenca e Pezes more te nderuar, dhe nuk eshte shaka

Eshte mbledhja e dyte me e rendesishme e komunisteve Shqiptare pas 8 nentorit 1941, dhe ju nuk begeniset te shkonit 2-3 ore pas zjarrit ne Peze????

Po pse more e neglizhuat???

Po Peza 20 min larg ambasadave eshte

Ju nuk keni lene mal e koder, qytet e fshat, perrua e lum pa shetitur, ne çdo cep te Shqiperise dhe nenvleftesuat mbreme Pezen????

Po edhe ne Peze ka fiq, ka raki rrushi, ka kafe turke dhe ekspres, ka Qytetare qe mund tu tregojne me mire se kushdo se çfare ka qene komunizmi, ka maturante qe enderrojne per tu bere gjygjtare e prokurore, ka fermere qe punojne gjithe diten, ka njerez qe nuk kane vjedh kokerr leku nga taksat e Shqiptareve, ka BURRA dhe GRA shume here me te mire e me te paster se keta m…. qe keni takuar e takoni neper zyra e neper selite Tuaja

Ore se po ju bie ne qafe kot me duket, se nuk e keni per detyre por mendova tja kishit bere si qoke qeverise, meqenese ata ishin te zene me pune, por mos ma merni per te keq se nje sygjerim bera, por ju i dini vete si dhe kur behen “ qokat”

Qe ta shlyeni kete gabim fatal qe keni bere mbreme duke mos shkuar ne Peze prane zjarreve partizane, duhet qe Presidenti Meta ta bej ceremonine e betimit te qeverise se re, Rama 3 dhe Opozites galaktike Basha pa numer neser mbrema ne Peze prane zjarreve partizane

Vetem keshtu shkon nderi ne vend dhe qeveria Rama 3 e Opozita Basha pa numer do te quhen pa frike “ pinjolle” te konferences se Pezes 16 shtator 1942 dhe pasardhes te denje te kesaj konference

Rruge tjeter nuk ka!”-përfundon postimin e tij Myslim Murrizi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Venecia le Metën e Bashën me gisht në gojë

Publikuar

-

Nga

Ligjin për Policinë e Shtetit/ Gjykata Kushtetuese rrëzon përgjimet pa lejen e Prokurorisë

Është zbuluar draft-opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit 2019.

Ishte Gjykata Kushtetuese ajo qe e dërgoi çështjen në “Venecia” pas padisë së Shoqatës së Bashkive, që në atë kohë drejtohej nga Voltana Ademi.

 

 

Në draft-opinion theksohet se rruga e ndjekur për zgjedhjet e 30 qershorit ka qenë e duhura dhe brenda kuadrit kushtetues.

Pjesë nga draft-opinioni i “Venecias”

Opinioni në përgjigje të kërkesës së GJ. Kushtetuese në kuadër të gjykimit më kërkues Shoqatën e Bashkive (V.Ademi)

Në përmbledhje draft opinioni mban këto qëndrime:



– Gjykata Kushtetuese (GJK) nuk ka kompetencë të shqyrtojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

– E drejta e partive të marrin pjesë në zgjedhje nuk është detyrim; bojkoti nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të justifikojë cenimin e periodicitetit të zgjedhjeve; bojkoti nuk mund të kthehet në leve të partive për të bllokuar zgjedhjet;

LEXO EDHE:  Pse e gjithë media nuk ishte sot me Bashën

LEXO EDHE:  “Kërcënimi” për shpërndarjen e Parlamentit/ Nano tregon se pse do të “smbrapset” Meta

– e drejta e qytetarëve për të votuar nuk mund cenohet as me justifikimin e pluralizmit

– sipas op. 2019 – Presidenti nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet në kushtet e mungesës së bazës ligjore;  në këto raste gjykata kushtetuese mund të konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve si antikushtetuese;

– vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet.

Pra dhe njëherë K.Venecias konfirmon se rruga e ndjekur për 30 Qershorin ishte e duhura!

Presidenti Ilir Meta dhe aleati i tij Lulzim Basha ngelen publikisht dhe zyrtarisht me gisht ne goje.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashës i ikin aleatët/ Duka paralajmëron ndarjen

Publikuar

-

Nga

“Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota”/ Duka bën denoncimin e forte

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Now” me Erla Mëhillin.

Ai është pyetur se nëse ndryshon lidershipi i Partisë Demokratike, a do të ketë ndryshim të marredhënive me PD.

Duka ka deklaruar se që pas zgjedhjeve nuk kane bërë asnjë takim dhe veprojmë krejtësisht të pavarur, kanë votën e tyre, dhe veprojmë siç duam vetë.

‘Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnjë lloj bashkrendimi, ose bashkëpunimi me PD, sepse edhe ata duke pasur probelemet e veta brenda vetes nuk e shohin të arsyeshme të vijojnë bashkëpunimin e me aleatët sic e kemi pas. Kështu që të ne i ndërmarrim veprimet individuale sipas asaj që mendojmë. Për ata dy seanca që kemi bërë ne kemi votuar sic e kemi mendu vetë. Kemi mbajt qëndrime sic kemi mendu vetë. Nuk kemi pas asnjë lloj bashkërendimi”, tha Duka.

Erla Mehilli ne Now: Zoti Duka kur te vije momenti per te votuar ndryshimet kushtetuese per zgjatjen e Vettingut te gjyqtareve dhe prokuroreve ju si do te votoni? Do votoni si PD apo keni qendrimin tuaj?

Agron Duka: Jo, kam qendrimin tim personal.



Mehilli: Mos ju perjashtojne dhe ju PD?

Duka: Une skam lidhje me PD fare.
PD dhe opozita jane ne momentet me te veshtira te vetat. Keto konflikte kane lind kot? A ka fat Rama apo e ka bere vete? Se di.
Me bo sikur, sic thote Oerdi, nuk them. Oerdi eshte nje nga njerezit me me prespektive ne politike, jo me ne PD. Nuk kam asnje lloj interesi qe e them, e kam pas koleg dhe ne elektorat. Eshte shume i afte ne profesion. Oerdi thote bejme sikur. Po ju sikur po beni. Pse shkoni aty ne mbledhje? Mos shkoni hic. Ju jeni me kundershtare te njeri tjetrit, ju jeni ndare si parti. Ju nuk ekzistoni me. Ju o do iki njeri o do iki tjetri. Ju prisni kos tju perjashtoje Basha vete. Vete thoni qe PD nuk eshte Basha vete i jepni mundesi Bashes tju perjashtoje. Per mua, sa me shpejt te jete e mundur, ky problem te sqarohet, keto foltore te mbarojne, te beni ato veprimet qe keni ndermend te beni dhe te fitoje ai qe ka ndermend te fitoje ne menyre qe te davaritet problemi dhe te kete nje opozite shqiperia. Jo per mua, as per PAA por per shqiptaret

LEXO EDHE:  Basha vendos kusht zgjedhjet për Reformat

LEXO EDHE:  Rama këmbëngul për Bashën/ Sërish ftesë për pakt

Erla Mehilli: Nese do kete ndryshim ne lidershipin e PD do kete ndryshim ne marredhenien tuaj me PD?

Duka: Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnje lloj bashkrendimi ose bashkepunimi me PD. Sepse dhe ata duke pasur problemet e veta nuk gjejne as kohen te bashkepunojne me aleatet sic kane pasur me pare. Ne ndermarrim veprime spontane ose individuale sipas atyre qe ne mendojme. Ne keto dy seanca qe kemi bere kemi votuar sic kemi menduar vete, kemi mbajtur qendrime sic kemi menduar vete, nuk kemi patur asnje lloj bashkrendimi. Kur keta skane bashkrendim njeri me tjetrin si do kene me ne?

Ja psh, u mor vendimi nga PD, sdi kush quhet PD, nga Basha qe nuk do votohet por do grisen letrat ne nuk na u tha gje por ne sekond te fundit na u tha ne kemi vendos me gris letrat. Ne do ishim kundra nese do na kishin pyetur.
Vendimi per vettingun do jete personal si ta gjykoj.

Ky është rasti i dytë që vjen si qëndrim nga Duka pas reagimit që ka bërë dhe LSI, që s’ka më takime dhe as kontakte me PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza energjetike/ Malaj: Problem keqqeverisja, Rama po krijon panik

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2 Business, e cilësoi të tepërt panikun e krijuar nga kryeministri në lidhje me krizën energjetike.

Sipas Malajt, Shqipëria ka pasur gjithmonë goditje nga krizat e jashtme dhe kjo dhe si pasojë e keqqeverisjes që shkruhet në çdo raport ndërkombëtar.



Përgjegjësinë kombëtare tani e imponon situata në të cilën ndodhemi. Jemi në një zhvillim ku paqartësitë janë rritur. Ajo që është më e rëndësishme është që paniku më i madh është paniku që do të krijojnë qeveritar. Goditje të jashtme ekonomike Shqipëria ka pasur gjithmonë. Ajo që ndodh në Shqipëri nuk është se preket vetëm nga një krizë e jashtme. Ajo që ndodh në Shqipëri është fatkeqësisht një mbivendosje e krizës së goditjes së jashtme me krizën e mungesës së kredibilitetit dhe me krizën e keqqeverisjes së vendit. Ishte i tepërt paniku i krijuar nga kryeministri për të marrë një vendim për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme”, u shpreh Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE