LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qeveri për imazh”/ Dash Shehi: Rama ka ndërtuar struktura që ekzistojnë vetëm në Shqipëri

17 Shtator 2021, 20:17, Politikë CNA
“Qeveri për imazh”/ Dash Shehi: Rama ka ndërtuar struktura

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi është shprehur se qeveria e ndërtuar nga kryeministri Edi Rama, është thjesht një qeveri për imazh.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Shehi shkruan se krijimi i ministrive nga kryeministri nuk është e njëjtë me standardet europiane, ndërsa tregon dhe mënyrën e duhur se si duhet të formohej qeveria e re për të dhënë rezultate pozitive.

Sinjalet duken që tani në mënyrën sesi e ka ndërtuar qeverinë. Qeveri për imazh! Ka ndërtuar struktura të cuditshme që ekzistojnë vetëm në Shqipëri: Ministria e Biznesit. Ka sajuar për miqtë e tij një zyrë ankimimi, lubrifikimi para se të arrijnë tek ky. Po punëtorët ku do të shkojnë? Ministria e vërtetë, europiane, demokratike për biznesin, duhet të ishte Ministria e Punës, që ky nuk e konsideron të rëndësishme midis këtyre që ka vendosur këtu”, shkruan Dashamir Shehi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga