LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas te City, Guardiola sherr me dy yjet e ekipit

17 Shtator 2021, 12:21, Sport CNA
Plas te City, Guardiola sherr me dy yjet e ekipit

E bënte shpesh te Bajerni i Mynihut, me Komanin apo me Kimishin. Por Pep Guardiola nuk heq dorë nga kritikat në fushë për futbollistët e tij as në Mançester. ?Viktimat? e fundit të katalanasit ishin dy sulmuesit e Sitit, Rijad Mahrez dhe Xhek Grilish, gjatë fitores 6-3 kundër Lajpcigut në Champions.

Trajneri ishte i pakënaqur me realizimin e detyrave të tyre mbrojtëse mbrëmjen e së mërkurës dhe këtë ua vuri në dukje gjatë ndeshjes. Pavarësisht se sulmuesit e tij shënuan në ?Etihad? ndaj Lajpcigut, Guardiola i thërriti të dy për t?u thënë atë që kishte për t?u thënë në lidhje me detyrat e tyre taktike. Dhe pas ndeshjes, Pep zbuloi se ata u përballën me zemërimin e tij, sepse nuk bënë atë që ai u kërkoi në pushimin e pjesës së parë.

?Ne folëm në pushim për mënyrën se si ata duhet të mbronin dhe ata nuk e bënë. Zënkat ndodhin. Lajpcigu është shumë i fortë. Ata sulmojnë me katër lojtarë për të të tërhequr pas mesfushorëve shkatërrues, ku nuk ka shumë lojtarë, ku topi del jashtë dhe ata janë shumë të shpejtë kur të sulmojnë pas shpine. Nuk është e lehtë ta kontrollosh këtë, por kur ti rifiton topin, ka shumë lojtarë përpara topit dhe në tranzicion ti duhet të bësh një apo dy pasime pas, në vend që të sulmosh direkt?, tha Guardiola për ?BT Sport?. Ndërsa Grilish sqaroi: ?Bëhej fjalë për punën në mbrojtje.

Nuk do të hyj shumë në detaje, sepse ndoshta do të na duhet të përdorim të njëjtën taktikë edhe në ndeshjen e fundjavës. Por dihet si është trajneri ynë. Ai kërkon më shumë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe është sigurisht dikush që duhet ta dëgjosh pas gjithçkaje ka bërë në këtë sport. Ai është thjesht duke të dhënë informacion të vlefshëm?. Grilish, lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit britanik (100 milionë paund), e mbylli premierën e tij europiane me një gol dhe një asist.

Lajmet e fundit nga