LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas sherri në fundin e ndeshjes/ Artan Hoxha publikon pamjet: U kërcënua kapiteni i Dinamos

17 Shtator 2021, 21:19, Sport CNA
Plas sherri në fundin e ndeshjes/ Artan Hoxha publikon pamjet: U

Minutat e fundit kaotikë në mbyllje të ndeshjes mes Dinamos dhe Laçit, kanë sjellë edhe një ngjarje skandaloze në ?Elbasan Arena?. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e filmuara nga tribuna e stadiumit, ku në momentin e VAR-it për golin e Roganoviç, gjyqtari ishte nën presionin e tifozëve kurbinas për të dhënë një vendim në favor të skuadrës së tyre. Në video shihen tifozë teksa fyejnë e kërcënojnë gjyqtarin, ndërsa bëjnë të njëjtën gjë edhe me kapitenin e Dinamos, Agim Ibraimi, i cili kërkonte shpjegime në ato momente përreth vendimit të kryesorit për gjuajtjen e Roganoviç.

POSTIMI I ARTAN HOXHËS

VAR-I në kushtet e Superliges shqiptare. Gjate ndeshjes Dinamo vs Laçi, ne momentin e golit te barazimit te Laçit, VAR dyshon për pozicion jashtë loje, dhe i kërkon kryesorit të shikojë vetë pamjet. Arbitri pasi u ?konsultua? me ?ekspertët?, e pa të udhës të kthehej shëndoshë e mirë si kokrra e mollës në shtëpi? Në fund të fundit një gol është edhe pse Dinamo me protokoll është skuadër pritëse? Nuk po them për lojtarët dhe stafin e Dinamos, që i kërcënuan me çfarë u përmban pragu. Kompania e sigurisë që për koincidencë qëlloi që është ajo e FSHF-së, as nuk u shqetësua fare se si kërcënohej kapiteni i Dinamos, Ibraimi, para të afërmve të vet. Si fillim nuk është keq, gjyqtari dhe stafi i Dinamos shpëtuan vetëm me një ?paralajmërim?, por herën tjetër këta tipat, fare mund të kapërcejnë gardhin dhe t?i fusin një plumb ekranit të VAR-it?..

Lajmet e fundit nga