Connect with Us

Plagosi me thikë tre persona/ Arrestohet 21-vjeçari

Kronika

Plagosi me thikë tre persona/ Arrestohet 21-vjeçari

Publikuar

-

cna, lajme , kronike

Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta pa leje, është arrestuar ditën e sotme në Krujë. Mësohet se i riu me iniciale B. Sh, është vënë në pranga për një plagosje të ndodhur më 27 gusht.

Një muaj më parë, 21-vjeçari ka plagosur me thikë shtetasit B. V., D. V. dhe M. V. Po ashtu, më 10 shtator ai dyshohet se ka kërcënuar një vajzë për t’i marrë një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasin e shpallur në kërkim B. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Krujë.

Ky shtetas, më datë 27.08.2021, ka plagosur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasit B. V., D. V. dhe M. V. Gjithashtu, ky shtetas, më datë 10.09.2021 dyshohet se ka kanosur shtetasen R. Sh., për t’i marrë një sasi vlere monetare./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Makinat bëhen ‘copë’ në Xibrakë/ Humb jetën 54 vjeçarja, plagoset një tjetër

Publikuar

-

Nga

Policia ka dhënë informacion zyrtarë për aksidentin që u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë.

Një kamion me drejtues shtetasin me inicialet V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron.

Për pasojë mësohet se humbur jetën shtetasja me inicielt F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, pasagjere në mjetit tip “Cintron”.

Elbasan/ Informacion paraprak



Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Ishte në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike/ Ndalohet 38-vjeçari në Tiranë

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ Përplasen dy makina, plagosen nënë e bir

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Aksident i rëndë në Librazhd/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Sipas burimeve të CNA.al, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje për hetimin e mëtejshëm të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



LEXO EDHE:  Kërkohej ndërkombëtarisht/ Arrestohet 25-vjeçari në Durrës

LEXO EDHE:  Akuzohet për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, në pranga 26 vjecari

Ndërkohë për shkak të aksidentit është bllokur edhe lëvizja e qarkullimit të mjeteve për rreth një orë./ CNA.al


 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me sende të forta në Korçë/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një konflikt i çastit ka ndodhur midis disa personave në zonën e quajtur “Dritat e Verdha” në Korçë.

Sipas policisë, gjatë konfliktit eshtë dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Korçë/ Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Plas sherri mes dy grave në Fier/ Njëra përfundon në spital, tjetrës i vihen prangat

LEXO EDHE:  Akuzohet për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, në pranga 26 vjecari



Shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, aktualisht ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE