LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pamje spektakolare/ SpaceX shpërndan videon e kapsulës me dritare

17 Shtator 2021, 08:44, Tech CNA
Pamje spektakolare/ SpaceX shpërndan videon e kapsulës me dritare

SpaceX ka shpërndarë një video mahnitëse të dritares në kupolën e saj ?Crew Dragon?, pasi ekuipazhi i saj i parë filloi udhëtimin tre ditor me kapsulën e tij.

Në Twitter, kompania SpaceX thjesht shkroi: “Pamje nga kupola e Dragoit”, së bashku me videon e dritares me kube dhe me Tokën në sfond.

Kapsula bashkë me Ekuipazhin u lëshua në hapësirë ??pak pas orës 20:00  të Mërkurën nga Qëndra Hapësinore ?Kennedy? në Florida, shkruan CNA.al

Sipas Daily Mail, menjëherë pas lëshimit, pjesa e poshtme e raketës u shkëput dhe u drejtua përsëri në Tokë në një platformë detare për t’u ripërdorur sërisht më vonë nga SpaceX, si pjesë e planit të kompanisë për të kursyer para dhe për t’i bërë fluturimet në hapësirë ??më të lira.

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që civilët udhëtojnë në hapësirë, ?Inspiration 4? është misioni i parë i drejtuar vetëm nga civilët.

Drejtori i Përgjithshëm i SpaceX, Elon Musk ishte gjithashtu i pranishëm për të larguar ekuipazhin dhe dukej se ishte po aq i ngazëllyer sa ekipi që shkonte në hapësirë. gjithashtu kur katër individët qe ishin pjesë e u takuan nga një turmë e madhe njerzish dhe u përciollën duke i brohoritur.

Ekuipazhi, në një moment ndaloi jashtë kapakut të kapsulës për të nënshkruar emrat e tyre me simbolin SpaceX në murin e bardhë, duke nënkuptuar misionin e parë civil./ CNA.al

Lajmet e fundit nga