LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta dekoron ish-të përndjekurit në Korçë/ "Moment reflektimi për të kaluarën e errët”

17 Shtator 2021, 15:03, Aktualitet CNA
Meta dekoron ish-të përndjekurit në Korçë/

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar ditën e sotme katër figura dhe personalitete të qytetit të Korçës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta ka bërë me dije se ka nderuar të ish- të përndjekurit politikë Ylber Merdani, Shpresa Merdani, Nevrus Golka dhe Petrit Bazelli.

Presidenti i ka cilësuar simbole të rezistencës antikomuniste dhe solidaritetit njerëzor, të cilët i mbijetuan me dinjitet terrorit të regjimit.

Sipas Metës vlerësimi i tyre me Titullin e lartë ?Martir i Demokracisë? është dhe një moment reflektimi për të kaluarën e errët dhe tragjeditë e shkaktuara, që nëse i harrojmë rrezikojnë të përsëriten.

Postimi i plotë:

“Në të njëjtën ndërtesë, dikur gjykatë, ku dekada më parë u dënuan politikisht, nderova sot katër figura dhe personalitete të Korçës, të përndjekurit Ylber Merdani, Shpresa Merdani, Nevrus Golka dhe Petrit Bazelli, simbole të rezistencës antikomuniste dhe solidaritetit njerëzor, të cilët i mbijetuan me dinjitet terrorit të regjimit, për të zhvilluar më pas, në vitet e demokracisë, një aktivitet të spikatur për dokumentimin e krimeve të komunizmit.

Vlerësimi i tyre me Titullin e lartë “Martir i Demokracisë” është dhe një moment reflektimi për të kaluarën e errët dhe tragjeditë e shkaktuara, që nëse i harrojmë rrezikojnë të përsëriten.

Shoqëria jonë duhet të vazhdojë të trajtojë të shkuarën totalitare me drejtësi, transparencë dhe paanshmëri, duke ndihmuar kështu në rehabilitimin, integrimin dhe dëmshpërblimin e plotë të shtresës së të përndjekurve politikë”, shkruan Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga