LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lisandër Hoxha kritikon Bashën/ “Humbës serial që rri si peshk”

17 Shtator 2021, 19:42, Politikë CNA
Lisandër Hoxha kritikon Bashën/ “Humbës serial që rri

Nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka deklaruar se vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar, ka prodhuar krizë. Ai është shprehur se kriza nuk është mes demokratëve, por mes rolit të Bashës dhe të ardhmes së PD.

Më tej ai ka thënë se Basha është një humbës serial, të cilin e ka kritikuar shpesh që të flasë për të marrë vendime dhe të mos rrijë si peshk.

“Vendimi i Lulzim Bashës ka prodhuar krizë, por jo mes demokratëvë, por mes rolit të tij dhe të ardhmes së Partisë Demokratike. Ai është një humbës serial. I kam thënë disa herë ta shprehë qëndrimin që ka dhe të mos rrijë si peshk, do ta përjashtosh apo do ta mbash? thotë ai në Report TV.

Më tej ai është shprehur se Lulzim Basha me kokën e tij i ka falur kryeministrit Edi Rama, 34 mijë nëpunës publikë.

?E vërteta është se Lulzim Basha me kokën e vet e ka çuar PD në greminë. Basha i fali Edi Ramës 34 mijë nëpunës publikë?, thotë ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga