LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kim "fut" në rreth 15 prokurorët e SPAK/ Kë kërkon në pranga ambasadorja amerikane?

17 Shtator 2021, 08:14, Aktualitet CNA
Kim "fut" në rreth 15 prokurorët e SPAK/ Kë kërkon

Ambasadorja Yuri Kim sërish ka zhvilluar takime në SPAK. Këtë radhë jo vetëm me kreun por me të gjithë prokurorët.

Me anë një postimi në rrjete sociale, Ambasada Amerikane jep detaje për këtë takim.

Sipas Ambasadës Amerikane, Kim shprehu vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme.

?Ambasadorja Yuri Kim u takua me 15 prokurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme.

Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Klasa e BKH me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK.

Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri.

Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund?, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane./CNA.al

Lajmet e fundit nga