LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-Presidenti paralajmëron, fundin e Ramës/ ‘Së shpejti do të dalë në cepin që i takon”

17 Shtator 2021, 09:47, Politikë CNA
Ish-Presidenti paralajmëron, fundin e Ramës/ ‘Së shpejti do

Ish Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka shenjëstruar kryeministrin Edi Rama.

Në këtë përfundimi, Nishani ka arritur, duke analizuar veprimet e Ramës, siç ishin deklaratat e tij, për Teatrin e Operas dhe Baletit.

?Shtirjet e sforcuara dhe skenarë fasadash, që për fatin e keq, le të pranojmë që i kanë funksionuar për të futur në jerm psikologjinë e shumicës së qytetarëve të këtij vendi. Tashmë për shkak të kthjellimit të opinionit, ato po i kthehen në bumerangun e tij,
Fundi i këtij bumerangu do ta nxjerrë në cepin që i takon, ashtu siç është ai në të vërtetë, siç edhe shumë shqiptarë e njohin realisht.
Së fundmi, tentoi të keqpërdorë edhe kulturën elitare, artin e epërm, artistët kolosë, për interes të skenografisë së tij politike vulgare?, ka shkruar Nishani në rrjete sociale.

Sipas ish-Pressidentit, koncerti i organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit me pjesmarrjen e Plácido Domingo dhe Ermonela Jaho, ishte një rast i shkëlqyer për shqiptarët jo vetëm për të shijuar klasin e lartë të muzikës dhe artit por për një nevojë për rivitalizimin e psikologjisë së rënduar e traumatizuar nga izolimi, paniku dhe dhimbjet e shkaktuara nga pandemia e izolimi për më shumë se një vit.

?Vlerësim e mirënjohje e madhe për artistët e kalibrit botëror Plácido Domingo dhe Ermonela Jaho, është i merituar, që ata ishin në Tiranë e bashkë me artistët e tjerë shqiptarë patën angazhimin për të përcjellë art, muzikë, kulturë, emancipim, ripërtëritje për qytetarët shqiptarë.
Por Edi Rama që fatkeqësisht mban fatet e shqiptarëve në dorën e tij, nuk ja ndjen, nuk kupton, nuk reagon e as ka merak hallin e shqiptarëve dhe as e lidh fare asgjë me dimensionin e shtetarit?, shkruan më tej Nishani.

?Pse e them këtë ? I njëjti event kulturor u organizua përpara pak ditësh dhe në Sofie/Bullgari ! Plácido Domingo sëbashku me sopranon e madhe bullgare Sonya Yoncheva organizuan po ashtu një koncert të ngjashëm me atë që do të organizohej në Tiranë. Por në Bullgari, Kryeministri i atij vendi nuk i ?futi turinjtë? edhe tek arti e muzika për qytetarët. Në Sofie, koncerti madhështor u organizua në një prej shesheve kryesore të kryeqytetit ku hapësira, aksesi, muzika, arti ishin në dispozicion të gëzimit prej qytetarëve e jo skenarëve politik të qeveritarëve. Në Sofie, ndryshe nga sa në Tiranë, arti dhe kultura, muzika dhe e bukura ju ofrua qytetarëve, në sheshet dhe ekranet e qytetarëve atje ! Në Tiranë, Edi Rama me diabolizmin e vet, e përdhos edhe klasin më të lartë të artit botëror, veç për të shitur imazhin e ca karrigeve të reja që ka blerë e vendosur në një sallë Teatri ! Imagjinoni tani?, përfundon reagimin, Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga