Connect with Us

I arrestuar për vrasjen e Xhuljano Bullarit/ Tenton të vetëvritet autori i dyshuar

Kronika

I arrestuar për vrasjen e Xhuljano Bullarit/ Tenton të vetëvritet autori i dyshuar

Publikuar

-

cna lajme kronike

Bledar Selmanaj, autor i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari në Vlorë ka tentuar vetëvrasjen. Mësohet se Selmanaj e ka ndërmarrë aktin ekstrem rreth orës 19.00 në ambientet e burgut të Peqinit.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e administratës së burgut që ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së Bledarit, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Kujtojmë se vrasja ndodhi në Babicë të Vlorës ndërsa një nga pistat ku po hetohet lidhet me faktin se Bullari mund të jetë vrarë nga Selmanaj për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis.

25-vjeçari me grupin e tij i ka blerë 39-vjeçarit sasinë e drogës me lekë false. Ndaj kishte presion të vazhdueshëm nga Bledar Selmanaj për paratë. Por autori i dyshuar nuk ka pranuar autorësinë e krimit. Sipas burimeve ai i ka thënë grupit hetimor se udhëtoi të premten pasdite me Xhuljano Bullarin nga Tirana në Vlorë por ndaloi në banesën e tij.

LEXO EDHE:  Vrasja e 30-vjeçarit në Pukë/ Arrestohet autori

Fjeti atë mbrëmje aty dhe të nesërmen u kthye sërish në kryeqytet. Ndërsa nuk ka dhënë asnjë informacion se ku do të shkonte më pas Xhuljano Bullari. Ky i fundit u gjet ditën e shtunë në mëngjes i vrarë me një plumb në kokë në mjetin “Fiat” të kushërirës së tij në një zonë të Babicës së Vlorës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

LAJMI FUNDIT/ Breshëri plumbash te “Komuna e Parisit”, çfarë po ndodh

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të shtëna me armë janë  regjistruar më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Mesohet se ka mbetur i plagosur në këmbë një person me inicialet R. B., 22 vjeç, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, dyshohet se atentatori është larguar në drejtim të paditur dhe është ende i paidentifikuar.

Në vengjarje ka shkuar një numër i madh forcash policie .

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Aplikimet për pasaporta dhe ID/ Qytetarët në radhë të gjata: Shtoni sportelet, kemi 4 ditë që presim

LEXO EDHE:  Vrasja e 30-vjeçarit në Pukë/ Arrestohet autori



Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dëshmia: Ekzekutimi i ‘komisarit të hekurt’ Ilir Ngresi mund të ishte parandaluar

Publikuar

-

Nga

Ata janë cilësuar si dora e hekurt e policisë shqiptare. Është fjala për komisarët që u përballën me bandat më famëkeqe në Shqipëri nga jugu në veri. Në këtë “Unpublished” do të sjellim dëshmitë e familjarëve e të afërmve të dy komisarëve të vrarë nga dora e krimit në atentate, Ilir Ngresit dhe Gani Malushit si edhe qëndrimin e Mit`hat Havarit, një nga drejtuesit e policisë së atyre viteve.

Bilanci i viteve 93-97 ishte i frikshëm. Vetëm në qytetin e Beratit, përplasja mes bandave, kishte shkaktuar mbi 300 viktima, shumë nga të cilat, të pafajshme. Një situatë e tillë duhet të merrte fund një orë e më parë. Të vetmit që mund të parandalonin degradimin e mëtejshëm, ishin nga radhët e policisë së shtetit.

Ashpërsia e luftës mes bandave kishte shkuar deri në atë pikë, sa kishin djegur e shkatërruar edhe institucionet shtetërore. Berati mbeti qytet pa komisariat. Qershori i vitit 1997 shënoi një kthesë në historinë e policisë shqiptare. Në këtë muaj u bë riorganizimi i komisariateve të policisë në rang vendi. Në zonat e “kuqe” u përzgjodhën hetues dhe oficerë karriere.

Për Mit`hat Havarin situata sot mbetet po njësoj si para 20 viteve. Problemet në strukturat shtetërore reflektohen në rritjen e numrit të yjeve në murin e memories së policëve të rënë në krye të detyrës.

“Të 225 janë vrarë në periudhën post diktaturës, domethënë 1990-2021. Janë shumë. Kjo tregon dobësinë e shtetit. Strukturat shtetërore të ndërtuara pas viteve 90 kanë qenë të dobëta, ndaj kemi gjithë këto probleme, ndaj bota nuk na afron, ndaj bota I sheh me dyshim dhe atë autoritet që kemi, fragile, janë të thyeshme, të ndjeshme dhe këto që bëhen. Është shtet i dobët, vazhdon të jetë shtet i dobët”, shprehet ai.

Ilir Ngresi, për shkak të luftës që i kishte shpallur bandave kriminale në Berat ai dhe familja e tij po kërcënoheshin vazhdimisht. Ngresi konsumoi hallkat e hierarkisë shtetërore, për të mbrojtur veten dhe familjarët e tij, duke kërkuar transferime të herë pas hershme nga qytetet dhe postet që mbante në Policinë e Shtetit. Detyra e fundit që Ngresi mbajti ishte shef komisariati në Delvinë. Por kërcënimet me jetë ndaj komisarit vazhdonin, e njëkohësisht edhe kërkesat e tij për të siguruar jetën e familjes.

Ngresi ishte në pritje të largimit nga vendi, por ky largim nuk u bë asnjëherë. Ngjarjet morën një kthesë të papritur. Pak para mbarimit të vitit 2000, Ilir Ngresi lirohet nga detyra dhe kalon në dispozicion. Shkresa e firmosur nga ministri i asaj kohe, Ilir Gjoni, që tregon lirimin e Ngresit. Ajo mban datën 25 nëntor 2000.  Një muaj pas këtij vendimi komisar Ilir Ngresi ekzekutohet.

30 dhjetor 2000, vritet poshtë banesës së tij në Vlorë, Komisar Ilir Ngresi. Komisari thuhet në dosjen e hetimit, po pinte kafen e fundit të jetës së tij së bashku me shokun e tij, Besnik Tare. Pasi e kishin ruajtur viktimën, Kastriot Jaupaj, së bashku me mikun e tij Dritan Zhuka, u pozicionuan në një cep të lokalit ku qëndronte Ngresi. Pas shpine, Zhuka e qëlloi komisarin me breshëri automatiku. Ngresi, thuhet në dosje, kapërceu rrethimin e lokalit dhe megjithëse i plagosur tentoi të largohej, por nuk mundi. Ai ndërroi jetë brenda pak minutash.

Po si rrodhën ngjarjet para vrasjes së Ilir Ngresit? Ai kishte bërë kërkesa të vazhdueshme për t`u transferuar nga Berati në komisariate të tjera të vendit.

“Iliri duke pasur fërkimet me këta, kishte një periudhë të gjatë kohe që bënte kërkesa për tu transferuar. Mbaj mend si tani, njëherë e komanduan shef komisariati në Tropojë, bile e kemi sjellë në Tiranë sepse siç thashë nuk bënte asnjëherë lëvizje vetëm pa pasur pjesëtarë të policisë kriminale të Beratit. Kur erdhi këtu te ministria pastaj, thonë që jo sepse janë ngritur në revoltë populli tropojan dhe thonë që atë që bëri PD-ja në kohën e PD-së që mori një tropojan që ishte Mulosmani dhe e çuan në Vlorë, tani PS-ja thonë që një vlonjat po na e sjellin në Tropojë edhe e kthyen urdhrin. Ja kthyen urdhrin dhe kthye prapë në Berat siç ishte shef krimesh, që aty e çuan pastaj në Delvinë shef komisariati. Ndenji një periudhë kohe në Delvinë, ne vazhdonim të bënin shërbimet mbas tij dhe familjes së tij deri në momentin që ai është vrarë, deri 2 ditë para se të vritej neve kemi hequr shërbimet nga familja e Ilirit”, thotë Bledar Bendo.

Ai kujton që Ngresi përdorte metoda nga më të ndryshmet për të realizuar aksionet policore. Dyshimet ishin se brenda strukturave policore, kishte persona me lidhje të dyshimta, që dekonspironin aksionet. Kriminelët ishin një hap para policisë, e të mirë organizuar. Kjo situatë e kishte vënë në vështirësi komisarin dhe duket se ai iu besonte shumë pak personave. Aksionet kishin nisur të bëheshin pa dhënë shumë informacione edhe mes radhëve të vet policëve.

“Policia atëherë nuk kishte logjistikë, nuk kishte mjete dhe detyroheshim që punët ti bënim me mjetet tona private. Të mendosh që me atë makinë do lëvizësh për punët e shtetit, me atë makinë do lëvizësh familjen, ishim shumë të rrezikuar, dhe Iliri kur ikte për në shtëpi merrte çdo ditë nga një makinë tonën, me një fjalë sa herë shkonte pranë familjes ndryshonte makinat duke marrë secilit nga ne makinën. Atë ditë I qëlloi që një shoku ynë i dha mjetin, mirëpo kur lëviznim asnjëherë nuk e thoshim të vërtetën se ku do ikshim, ndoshta për momentin na duket shumë më e vështirë tani kur e mendojmë që kanë të gjithë celular dhe tregojnë se ku ndodhet objektivi, atëherë aparatet e policisë ishin të vetmit që mund të gjurmoheshin edhe ne prapëseprapë merrnim masat mbrojtëse që thoshim në qoftë se ishim për në Vlorë do thoshim po iki për Skrapar ose kur iknim për në Lushnje ndryshonin destinacionin me një fjalë”, shprehet ai.

LEXO EDHE:  Tërmeti trondit Vlorën/ Banorët në panik

LEXO EDHE:  Vrasja e 30-vjeçarit në Pukë/ Arrestohet autori



Situata kriminale në qytet kishte marrë përmasa të frikshme. Një grusht njerëzish, kishin marrë përsipër të luftonin bandat që terrorizonin vendin me vrasjet që kryenin.

“Unë kam qenë vet në krye të operacioneve, në shumicën e rasteve, në 90 për qind të rasteve kam qenë vet dhe e kam ruajtur mirë efektivin. Pjesa më e prekshme që un kam drejtuar bashkë me kolegët e mi ka qenë Berati, ku bandat kriminale kishin bërë kërdinë, të vrisnin në mes të ditës si në western, si në filmat e Hollywood-it, armët në duart e popullit. Aty kam punuar me të ndjerin Gani Malushi, të ndjerin Ilir Ngresi”, tregon Havari.

Edhe pse në këto kushte komisarët vijonin luftën në vijën e parë. Mes tyre edhe Ilir Ngresi që ishte i vendosur të risillte rendin dhe qetësinë në qytet. Për këtë arsye ai ndërmori disa aksione. Mes të cilëve ai i 12 nëntorit 1997. Kjo datë do të hapte një sagë të ashpër, që çoi më pas edhe në eliminimin fizik të Komisar Ilir Ngresit.

Për tre vite me radhë, jeta e komisarit ishte rrezikuar. Atëkohë  policia organizoi një aksion për kapjen e Ilir Jaupit (vëllai i Kastriot Jaupit). Sipas dosjes së hetimit rezulton se më 12 nëntor 1997 Ilir Jaupi mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë. I plagosuri ndërroi jetë në spital. Gjatë kësaj kohe, Ilir Ngresi mbante detyrën e shefit të Policisë Kriminale Berat dhe familja Jaupi drejtoi gishtin e akuzës drejt tij dhe në adresë të çdo shefi që kishte qenë në detyrë ditën e operacionit.  Që nga ajo ditë, për Ngresin dhe familjarët e tij nisën kërcënimet. Në këtë moment Ilir Ngresi u bind se po përgatitej eliminimi i tij dhe njoftoi familjen që të kishin kujdes.

“Ka qenë kohë e keqe, politika ishte shumë e lidhur me këta, neve kemi pas bërë shumë operacione, shumë operacione na dështonin. Ata u kapën në Itali përfundimisht, nuk u kapën aty. Atentatori që goditi mbi Ilirin ai u ekzekutua nga RENEA, ishte një operacion i mirë organizuar nga ku ishte dhe gjithë Drejtoria e Policisë së Beratit në mbështetje, por që nuk mori pjesë. E mbaj mend si tani, hipën nëpër makinat e policisë, u bënë shumë makina policie, madje dislokuan diku në Kombinat edhe RENEA ishte në veprim, neve na lanë thjesht do çantë rrethimin e RENEA-s apo jo. Personi nuk e çau dot, ngeli i vrarë nga RENEA dhe ky ishte fati i ekzekutorit”, tregon Bendo.

Pas disa paralajmërimeve atentati ndaj komisarit nuk vonoi. Në datë 7 shtator 2000, Ngresit i zihet pritë. Në këtë atentat Ngresi mbetet i plagosur. Kolegu i tij e kujton kështu skenën e ngjarjes.

“Ishin shumë plumba, kishte marrë shumë plumba mjeti. Shoferi iku me goma të çara, sepse dhe gomat ja kishin çarë mjetit aq shumë plumba kishte marrë, sa në Qafë të Kushovicës lart sepse kjo ka qenë diku te zona e liqenit, dhe kur vete në Qafë të Kushovicës ka pas qenë postblloku i policisë. Shoferi ka pas thërritur vetëm po na gjuajnë, na mbroni, edhe duke parë Ilirin e plagosur që nxirrte gjak, edhe vazhdon për të ikur në spital të Fierit shoferi. Pastaj na erdhi neve sinjalizimi, jemi lëshuar të gjithë me makina, sa e morëm vesh jemi lëshuar secili me makinën e vet private po pa u organizuar, vetëm privatisht aty, kemi vajtur në spital e kemi marrë Ilirin pastaj me ambulancë, neve e shoqëronim me makinat tona private dhe e kemi çuar në Vlorë”, tregon Bendo.

Pas atentatit të pare Ngresi merret në mbrojtje nga kolegët e tij në policinë e Beratit. Dora e krimit tani ishte më shumë se kurrë afër tij.

“Ishte marrë në ruajtje nga Drejtoria e Policisë së Beratit e cila kishte organizuar shërbimet nëpërmjet policisë kriminale me turne që 2 3 oficerë të policisë kriminale të bënin shërbim pranë banesës së Ilirit me qëllim sepse këta i njihnin dhe atentatorin dhe i ruheshin që ai mos t’i afrohej banesës.

Asgjë nuk e shpëtoi dot komisar Ilir Ngresin, nga hakmarrja të cilës ai vet i druhej më shumë. Duke u kthyer pas në kohë, ish kolegu i tij beson se eliminimi mund të ishte evituar.

“Po mund të ishte parandaluar. Mbaj mend edhe, ishin 2 oficerë, ishin shumë të lidhur me Ilirin që dhe ata kishin marrë kërcënime po të njëjtat si të Ilirit, mbaj mend atëherë ka pas qenë drejtor krimesh Bizhga, Sokoli edhe ata vinin merrnin kontakte me Sokolin. Sokoli ka pas qenë shumë i lidhur me këta oficerët e policisë. I thërriste shpesh herë këtu në drejtorinë e krimeve dhe i pyeste si i kishin marrëdhëniet me këta eksponentët e krimit në Berat. Por të them që Iliri, po të ishte përshpejtuar lëvizja e Ilirit, se thashë kishte bërë kërkesa të panumërta për tu transferuar, nuk e di pse kishte mbetur transferimi i tij drejt Italisë kur i thoshin me gojë që t’i kemi bërë deri në atë moment”, tregon Bendo./Euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në Vlorë/ Përfundojnë në spital dy persona

Publikuar

-

Nga

Sherr me thika mes një grupi adoleshentësh në Vlorë

Dy persona kanë përfunduar në spitalin e Vlorës mbrëmjen e sotme, me lëndime nga mjete prerëse.

Sipas asaj që njoftohet, dyshohet se dy personat e plagosur janë konfliktuar me njëri-tjetrin.



Policia ka ndodhet në vendgjarje për të hetuar më tej shkaqet e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE