Connect with Us

Gabimi fatal i Strakoshës te Lacio, futbollisti serb i pari që iu gjet afër në momentin e vështirë

Seria A

Gabimi fatal i Strakoshës te Lacio, futbollisti serb i pari që iu gjet afër në momentin e vështirë

Publikuar

-

Strakosha po kalon momentet më të errëta në karrierë dhe kjo nuk mund të diskutohet. Portieri shqiptar ka humbur shumë besimin në aftësitë e tij dhe panorama e ofruar në ndeshjen ndaj Galatasaray ka ardhur sipasojë e qëndrimit në stol për një kohë të gjatë.

Menjëherë pasi Strakosha futi topin në rrjetë me duart e tij për t’i falur golin kundërshtarëve, shumë prej lojtarëve të Lacios vendosën duart në kokë. Por Milinkovic Savic ishte një prej futbollistëve të parë që ka shkuar për të përkrahur Strakoshën në këtë moment të vështirë, duke ditur edhe lidhjen e tyre të ngushtë shoqërore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Juventusi është rikthyer, mund Romën dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Juventusi siguron fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe këtë herë i shërben për të bërë hapa të rëndësishëm në renditje. Skuadra e Alegrit ka mundur 1-0 Romën e Murinjos dhe tani është vetëm 1 pikë larg verdhekuqve të cilët aktualisht mbajnë vendin e katërt në renditje.

Ndeshja ishte më e bukur e sidomos në pjesën e parë, kur të dy skuadrat krijuan më shumë lojë. Juventusi kaloi në avantazh shpejt me anë të një goli të Ken të cilit iu përplas topi në kokë dhe e pa të përfundonte në rrjetë. Më pas, ishte Roma që u mundua të diktonte ritmin dhe gjeti golin me Abraham, por me një vërshëllimë të gjyqtarit para goditjes së tij që dekretoi penallti për ekipi e Murinjos. Nga pika e bardhë goditi Veretu dhe gaboi, duke u neutralizuar nga Shezni.

Pjesa e dytë foli më shumë për Romën e cila u mundua në çdo mënyrë të shënonte, por nuk ia doli, pasi skuadra e Alegrit mbylli çdo hapësirë duke siguruar tre pikë të arta që e bashkojnë me Atalantën dhe Lacion në renditje, vetëm 1 pikë larg Romës së vendit të katërt.



JUVE-ROMA 1-0

Ken 16′

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shënohet gol i çuditshëm në ndeshjen Juventus-Roma (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Juventus-Roma eshte sfida permbyllese e javes se 8 ne Serine A. Ndeshjapo zhvillohet në Allianz Stadium dhe ka marrë vëmendje maksimale jo për faktin se në fushë do të jenë dy skuadra të mëdha, por Zhoze Murinjo eshte përballë atyre që ka shkaktuar aq shumë polemika sa herë është përballur.

Takimi pritet mjaft interesant, dhe për bardhezinjtë do të ishte jetike një fitore, pasi Roma ndodhet vetëm 4 pikë larg, dhe në rast disfatë do të shkëputej ndjeshëm që në start. Sa i përket formacioneve, Alegri do të hedhë në fushë një 4-4-2 ku majën e sulmin e formon Kieza-Ken ndërsa Murinjo i është kundërpërgjigjur me 4-2-3-1 me Abraham si pykë.

LIVE/ JUVE-ROMA 1-0



Ken 16′

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video/ Napoli vazhdon serinë e fitoreve radhazi, Tottenham nuk fal

Publikuar

-

Nga

Napoli regjistron fitoren e 8-të radhazi në kampionat, në po kaq ndeshje të zhvilluara deri tani. Skuadra e drejtuar nga Spaletti, mposhti minimalisht Torinon, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.

Osimhen ishte heroi i Napolit, teksa shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 81, teksa në pjesën e parë Lorenzo Insigne humbi penallti. Të kaltrit marrin sërish kryesimin e renditjes me 24 pikë, 2 pikë më shumë se ndjekësit e Milanit.



Në Premier League, fitore ka korrur edhe Tottenham, që mposhti 2-3 Newcastle në transfertë. Këta të fundit kaluan të parët në avantazh me Wilson në minutën e 2-të, por “Spurs”, përmbysen gjithçka që në pjesën e parë, falë golave të Ndombele në minutën 17, Kane në minutën e 22 dhe Son në minutën e 45+3.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Newcastle që ngushtoi shifrat në 2-3 në minutën e 89, falë autogolit të Dier, por vetëm kaq, pasi nuk ia dolën dot të marrin të paktën një barazim.

LEXO TE PLOTE