Connect with Us

Foto-Video/ Ermal Meta koncert në Tiranë, elektrizon skenën në “Air Albania”

Showbizz

Foto-Video/ Ermal Meta koncert në Tiranë, elektrizon skenën në “Air Albania”

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare, Ermal Meta ka elektrizuar qiellin e Tiranës mbrëmjen e sotme. Ai është mirëpritur nga qindra qytetarë, në stadiumin “Air Albania”, në të cilin është mbajtur edhe koncerti i tij.

Ermali ka zgjedhur të këndojë për publikun shqiptar disa nga hitet e tij më të pëlqyera, të cilat janë pritur me shumë duartrokitje e brohorima.

Nga pamjet në video shihen qindra qytetarë që kanë kërcyer dhe që kanë ndezuar atmosferën duke kënduar bashkë me të.

Ndërkohë në koncert ka pasur edhe shumë personazhe të njohur që kanë shijuar magjinë e zërit të tij, siç është Inva Mula.

Kjo është hera e tretë që Meta jep koncert në Tiranë. Një ditë më parë ai është shprehur shumë i emocionuar dhe ka thnë se ky do të jetë koncerti më i miri i jetës së tij.

LEXO EDHE:  Edi Ramës i kërkohet një koncert i Metallica në Shqipëri

Është një nder shumë i madh për mua, hera e 3 që bëj koncert këtu dhe sa herë vij më duket si hera e parë sikur nuk kam bërë kurrë një koncert, po dridhem sot imagjinoni nesër. Nesër do mundohem të bëj koncertin më të mirë në jetën time. Është hera e parë që bëj koncert në një stadium dhe të gjitha energjitë do i shkrijë mbi skenë”, është shprehur këngëtari i famshëm./ CNA.al

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

“Të duket vetja Cristiano Ronaldo që refuzon vajzat”/ Opinionistja ‘kryqëzon’ konkurrentin e Përputhen

Publikuar

-

Nga

cna lajme show

Një përballje tjetër është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Përputhen mes Aldisës dhe Bashkimit, pas takimit që ky i fundit refuzoi të kishte me të.

Bashkimi ka thënë se Aldisa e ka ditur që në fillim hyrjen e Hysenit në Përputhen dhe për këtë është shprehur 100% i sigurt.

Ai ka deklaruar se takimin nuk e saj nuk e ka pranuar, pasi nuk do të jetë pjesë e trekëndëshit, Bruno-Hysen dhe Aldisa.



“Ti ke pasur dijeni për hyrjen e atij, jam 100% i sigurt. Nuk ke çfarë bën më , e mbyllim. Nuk dua të jem pjesë e trekëndeshit, që është formuar, Bruno, Hysen , Aldisa”, ka deklaruar ai.

LEXO EDHE:  Nuk e fshehin më dashurinë/ Dojna dhe Vlashenti publikojnë videon e bukur

LEXO EDHE:  Kantautori shqiptar, Ermal Meta, në Sanremo me “Odio le favole”

Ndërkohë këtu ka ndërhyrë edhe opinionistja Elona Duro, e cila i është kundërvënë Bashkimit, duke i thënë se ka filluar t’i duhet vetja si Cristiano Ronaldo, duke qenë se e pëlqejnë të gjitha vajzat.

“Nuk të shoh të sinqertë në këtë përballje Bashkim, të duket vetja Cristiano Ronaldo, ti pëlqehesh nga të 5 vajzat dhe ftohesh më shumë në takime.Të refuzosh një femër është mungesë respekti. Ndoshta ke qejf të ulet një vazjë në gjujnë”, tha opinionistja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Ma vërteto që je burrë”/ Mikela vë në ‘provë’ konkurrentin e Përputhen

Publikuar

-

Nga

cna lajme show

Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme, midis Mikelës dhe Julit në Përputhen.

Mikela e ka pyetur Julin për preferencat e tij seksuale dhe ky i fundit ka refuzuar t’i përgjigjet, duke i thënë se është në rregull me veten dhe nuk ka pse jep shpjegim çfarë pëlqen.

Ndërkohë Mikela nuk është ndalur dhe ka kërkuar që Juli t’i mbushë mendjen që është burrë.



“E kisha në takim, nuk më dha asnjë ndjesi. Duhet të ma mbushësh mendjen që je burrë, që nuk je”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Kantautori shqiptar, Ermal Meta, në Sanremo me “Odio le favole”

LEXO EDHE:  U dëmtua nga tërmeti/ Nis shembja e oxhakut industrial në Tiranë

Ndërkohë Juli ka folur me moskokëçarje, duke thënë se në sy nuk ia ka përmendur njeri këtë gjë.

I pyetur për konkurrentet me të cilat do të dalë në takim dhe që e tërheqin më shumë, Juli ka thënë se ato janë Ada dhe Aldisa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Unë të lashë i pari”/ Degjeneron debati mes dy ish-të dashurve në Përputhen

Publikuar

-

Nga

cna lajme showbizz

Përballja e sotme në Përputhen Prime, ka nisur me dy konkurrentët Hysenin dhe Brunon, ku “molla e sherrit” ka qenë Aldisa.

Bruno i ka thënë Hysenit se në “Përputhen” ka hyrë për Aldisën. Në tone të ashpra ai deklaroi se Hyseni është ndarë nga Aldisa 1 muaj para se të futej në emisionin “Përputhen” dhe tani po e përndjek nga prapa.

“Vjen këtu edhe bën gjeste, të duket aftësi ty. Do hynte ajo në përputhen dhe ti u ndave, 1 muaj keni që jeni ndarë. Ti po e përndjek atë, ti mua nuk më jep dot leksion”, i ka thënë Bruno.



Ndërkohë kur e pyti pse u ndanë, Hyseni u përgjigj se “unë e lashë Aldisën, nuk më la ajo“. Ai shtoi edhe se atë e ka mbajtur ai, pasi nuk ka punuar.

LEXO EDHE:  U vinin gjoba qytetarëve/ Arrestohen dy persona, një në kërkim

LEXO EDHE:  Vodhi çantën me para në makinën luksoze/ Në kërkim 19-vjeçari

Këtu ndërhyri edhe Aldisa e cila, i tha ‘të vi turp se nuk më ke lenë ti, ne u ndamë’. Më tej i përmendi që nuk ka pikë respekti për të si femër dhe që ajo ka mbajtur veten duke punuar dy-tre punë.

“Më ke lënë ti mua, ne jemi ndarë turp të të vi që thua e lashë, kam pasur respekt, ti s’ke pasur pikë respekti për mua. S’më ke mbajt ti mua e kam mbajt veten time o ti çun, kam punuar dy tre punë”, tha Aldisa në tone të forta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE