Connect with Us

Fillimi i vitit të ri akademik/ Kushi apel për vaksinim

Aktualitet

Fillimi i vitit të ri akademik/ Kushi apel për vaksinim

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Në fillim e vitit të ri akademik, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis kushi, së bashku me studentë e pedagogë kanë bërë një apel për rëndësinë e vaksinimit përgjatë këtij muaji, me qëllim rikthimin sa më parë normalitetit dhe jetës akademike në auditorët e universiteteve.

Kushi ka falenderuar të gjithë studentët e pedagogët për durimin dhe sakrificën që kanë treguar gjatë mësimit “online” vitin e kaluar. Ndërkohë ajo është shprehur se sot kemi një situatë tjetër për shkak të procesit të vaksinimit.

Sot, fatmirësisht kemi një situatë krejt tjetër. Edhe pse lufta me pandeminë vazhdon, procesi i vaksinimit masiv po na ndihmon të shkojmë drejt normalitetit në shumë fusha të jetës, përfshirë edhe arsimin, ku tashmë shumica e mësuesve, pedagogëve e studentëve në të gjithë vendin i janë bashkuar çdo ditë e më shumë kësaj fushate”, thotë Kushi.

LEXO EDHE:  Britania: Rusia fushatë dezinformimi ndaj vaksinave perëndimore

Në video-mesazh, Kushi thekson se duhet të tregojmë të gjithë bashkë nivel të lartë përgjegjshmërie dhe qytetarie përmes vaksinimit.

“Sepse koha kërkon që të jemi të gjithë bashkë, të tregojmë nivel më të lartë përgjegjshmërie e qytetarie. Nëse dje, mbyllja e auditorëve ishte një emergjencë shëndetësore, sot hapja e tyre është po aq e rëndësishme dhe e domosdoshme.

Prandaj, për të arritur këtë, dua t’ju rikujtoj edhe njëherë vendimin e ekspertëve të shëndetësisë që të gjithë studentët dhe pedagogët do të jenë të mirëpritur të hyjnë në auditorë për të zhvilluar jetën universitare pasi të kenë dorëzuar certifikatën e vaksinimit. Dhe natyrisht, duke respektuar të gjitha protokollet e miratuara shëndetësore, tha Kushi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bylykbashi tërhiqet nga akuzat për pazarin Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Dy ditë më parë deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi hodhi akuza të forta kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha duke deklaruar hapur se Basha po bën pazar me Ramën në lidhje me çështjen e zgjatjes së afatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vettingun e gjyqtarëve në këmbim me Reformën Territoriale që duan demokratët.

Është fakt i njohur që PD  synon reformë të re territoriale me objektiv shtimin e numrit të bashkive në vend. Interesat e PS shkijnë nē drejtim të kundërt pasi PS nëpërmjet reformës territoriale synon zvogëlimin e tyre.

Sipas akuzave të publikuara në rrjete sociale Bylykbashi, deklaroi që Basha me Ramën po që të shtojë disa bashki në hartë, ku shpreson se mund të shtojë votat e demokratëve dhe në këmbim do t’ë japë votat e nevojshme për të shtyrë afatin e vetingut.

Deputeti demokrat shkruante se Rama dhe Basha kanë hapur një pazar kuajsh, (horse trading) kur sipas tij në fakt opozita duhet të fokusohet në ndryshimin e një sistemi të ri zgjedhor që të mund t’i garantojë asaj votën e lirë.

Deklarata e Bylylbashit nuk ka kaluar me injorim nga selia blu. Dhe dje gjatë mbledhjes me grupin parlamentar, raportohet ky debat midis Kryetarit Basha dhe deputetit Bylykbashi:

” Basha : Oerd ke ti ofertë për cështjen e vetingut?

Bylykbashi : Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar. Unë po përsërisja një qëndrim që ta kam thënë në grup parlamentar, para dy javësh. Unë e kisha për Ramën atë postim. Qëndrimi im është në parim.  Duhet të ishte këtu Kryetari i Grupit i ngarkuar per vetingun I cili më ka kontaktuar mua ditën e enjte dhe i kam thënë kujdes se nuk është interesi ynë. Rama e di shumë mirë cfarë do, se e thotë në publik. Unë kam thënë Rama ofron pazar, nuk kam thënë që ka marrëveshje PD.  Unë ta kam thënë në grup, ne na duhet sistemi zgjedhor, reforma zgjedhore, reforma territoriale dhe pastaj vetingu.

LEXO EDHE:  Vendet e pasura po shpërdorojnë shansin për të vaksinuar shpejt gjithë botën

LEXO EDHE:  Vaksina kundër Covid gati në fillim të 2021, por jo për të gjithë



Une e kam thene publikisht, ne na duhet nje strategji per te gjitha reformat.  Baterite e partise u turren ndaj meje,  eshte nje reagim i ulet nga Partia Demokratike ndaj meje.

Basha : A di ti Oerd nese dikush ne parti ka marre nje propozim, me jep nje vetingun te te jap reformen territoriale?

Bylykbashi : Nese ndodh, eshte nje thike shpine per demokratet.  Eshte pazar i ofruar publikisht.

Aq sa kam thene, nuk ndryshon. Po te them kete gje, po e pranove do demtosh demokratet. Nese per vetingun merr sistemin zgjedhor, mua me ke nga pas.

Basha : Refuzoni cdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale per vetingun se eshte nje dem qe i behet demokrateve.”

Me sa duket Bylykbashi përballë Lulzim Bashës është tërhequr nga akuzat e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhen vjedhjet në tre kisha në Korçë/ Procedohen penalisht dy të mitur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Korçës ka proceduar penalisht dy të mitur pasi kanë vjedhur në tre kisha në fshatrat e Korçës.

Dy të miturit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në kishën e fshatit Ravonik 5000 lekë dhe një kasafortë metalike, në kishën e fshatit Porodinë 1500 lekë, si edhe kanë tentuar të vjedhin një objekt kulti në rrugën Polenë-Dërsnik.

“Zbardhen vjedhjet në tre kisha, ngjarje të ndodhura dy ditët e fundit, në fshatrat e Korçës. Procedohen penalisht dy autorët e dyshuar, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura dy ditët e fundit, ku në tre fshatra të rrethit të Korçës u vodhën kishat e tyre, bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe filluan procedimin penal në ngarkim të tyre konkretisht shtetasve A. S., 17 vjeç ( i dënuar më parë për vjedhje) dhe D. S., 16 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë.

LEXO EDHE:  “Mbyllja e universiteteve”/ Zhupa: Studentët kanë paguar qeranë e shtëpisë, kosto e madhe për familjet

LEXO EDHE:  Vaksina kundër Covid gati në fillim të 2021, por jo për të gjithë



Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në kishën e fshatit Ravonik 5000 lekë dhe një kasafortë metalike, në kishën e fshatit Porodinë 1500 lekë, si edhe kanë tentuar të vjedhin një objekt kulti në rrugën Polenë-Dërsnik.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan prova që dokumentojnë autorësinë e dy shtetasve në këto vepra penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nesër do të ndizet Kukësi/ Paralajmëron Flamur Noka

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka paralajmëruar se “Foltorja” e radhës do të jetë, ditën e martë në Kukës.

Gjatë gjithë takimeve me demokratët, një nga përkrahësit e lëvizjes së Berishës, ka qenë dhe deputeti Flamur Noka.

Së fundi Noka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka paralajmëruar takimin e radhës me demokratët e Kukësit, teksa rrjeti është ndezur nga komente.



Demokratët e Kukësit shprehën se janë gati për të pritur liderin historik të PD, Sali Berishën.

LEXO EDHE:  Klosi me studentët/ Ju do t’i përgatisni programet me aktivitete për turistët

LEXO EDHE:  Klosi me studentët/ Ju do t’i përgatisni programet me aktivitete për turistët

Doktorin kudo ku ka demokratë të vërtetë e shqiptarë patriotë do ta presin mirë e me përkushtim e padyshim Kukësi e kukësianët e kanë treguar vehten që janë me PD e Doktor Berishën!!!”, shkruan një prej demokratëve në postimin e Nokës.

Kujtojmë se ish kryeministri Berisha ka zhvilluar takime në 7 qytete, Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, ndërsa pritet takimi nesër në Kukës dhe më pas në Korçë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE