Connect with Us

Enea Jorgji bëhet protagonist në ndeshjen e Conference League, futbollistët e kontestojnës

Sport

Enea Jorgji bëhet protagonist në ndeshjen e Conference League, futbollistët e kontestojnës

Publikuar

-

Një treshe gjyqtarësh shqiptar me kryesor, Enea Jorgjin, vendosën drejtësi në ndeshjen e grupeve të Ligës së Konferencës mes Jablonecit dhe Kluzhit, të zhvilluar në Çeki. Arbitri nga Elbasani, u bë protagonist në minutën e 51-të, teksa akordoi penallti për vendasit, pas prekjes me dorë të Kamoras brenda zonës.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq, teksa miqtë nga Rumania, nuk ishin aspak dakord me vendimin e Jorgjit. Pilar u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar Jablonecin në avantazh në minutën e 51-të. Për më tepër shikoni pamjet:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Super Liga

Statistika shqetësuese e Skënderbeut, asnjë gjuajtje në portë ndaj Kastriotit

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu po kalon një formë të dobët dhe humbja e fundit e rëndon situatën. Ndaj Kastriotit, skuadra korçare pati probleme në ekuilibrat e lojës, ku mbrojtja vijon të “fusë ujë”, ndonëse trajneri Memelli praktikon një rreshtim me pesë mbrojtës.

Por ndaj krutanëve sulmi nuk u duk fare dhe jo pa qëllim trajneri i kritikoi sulmuesit e tij.



Statistikat e kësaj ndeshjeje flasin vetë, pasi Skënderbeu nuk kreu asnjë gjuajtje në portën krutane. Me gabimet në mbrojtje dhe pa gjuajtje në portën kundërshtare, nuk mund të arrihej rezultat tjetër veç humbjes.

Vetë trajneri Memelli, pas ndeshjes kritikoi sulmin duke u shprehur se ishin inekzistentë në fushë dhe se midis sulmuesve duhet harmoni për të arritur rezultate.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ikardi kërcënon Uandën: Nëse nuk më fal, s’do luaj më futboll

Publikuar

-

Nga

Çështja e ndarjes së Mauro Ikardit me Uanda Narën ka pushtuar mediat rozë të cilat nuk përtojnë të merren me këtë rast duke hyre deri në detaje. Ditën e djeshme, Ikardi ka udhëtuar urgjentisht drejt Milanos për tu takuar me Uandën, por kjo e fundit e ka ndarë mendjen dhe do medoemos divorcin.

Tradhtia nuk mund të falet nga ana e modeles argjentinase, të cilës gjithçka po i kthehet në bomerang që pas tradhtisë që i bëri Maksi Lopezit vite më parë. Ikardi ka hyrë në një depresion dhe sipas ‘’Corriere Dello Sport’’, sulmuesi PSG-së ka shkuar dhe më tej duke kërcënuar se nëse Uanda nuk e fal do të lërë futbollin.



“Nëse nuk më fal, nuk do të luaj më”, janë fjalët e Ikardit drejtuar shokëve të ekipit duke anashkaluar dhe dy seanca stërvitore prag sfidës me Lajpcigun në Ligën e Kampionëve.

Në mes të çiftit tani janë 60 milionë euro për tu ndarë pa përfshirë këtu bizhuteri, prona e vepra arti. Nuk dihet ende si do të përfundojë kjo histori që është kthyer në telenovelë për tifozët që janë jo pak të interesuar nga kjo histori.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kërcet muzika shqiptare në dhomat e zhveshjes të Napolit

Publikuar

-

Nga

Napoli po kalon një moment fantastik në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Spalleti ka marrë 8 fitore në 8 ndeshjet e para dhe kryesojnë me 24 pikë kampionatin italian. Atmosfera te lojtarët është shumë e mirë dhe në dhomat e zhveshjes së Napolit nuk mungon as muzika shqiptare.

Amir Rrahmani ka postuar një video me lojtarin tjetër me origjinë shqiptare, Elif Elmas me këtë të fundit që kërcen nën ritmet e një muzike shqiptare. “I lindur për dasma”, shkruan Rrahmani në postimin e tij. Ish mbrojtësi i Partizanit është kthyer në një titullar fiks te Napoli, ndërsa deri më tani ka shënnuar edhe dy gola.

LEXO TE PLOTE