LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emigranti përplaset me makinën e policisë/ Plagosen tre efektivë

17 Shtator 2021, 19:34, Kronika CNA
Emigranti përplaset me makinën e policisë/ Plagosen tre

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Milot Morinë. Shtetasi E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip ?Ford?.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.09.2021, rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip ?Ford?, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga