LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi në “Stop”/Aplikon për vizë amerikane, zbulon se i kanë vjedhur numrin e amzës

17 Shtator 2021, 20:34, Denoncim CNA
Denoncimi në “Stop”/Aplikon për vizë amerikane,

Kemi udhëtuar sot drejt qytetit të Lezhës, pas denoncimit të zonjës Bardhe Prenga, e cila ka mbaruar gjimnazin në shkollën e mesme në fshatin Fan të Mirditës në periudhën 1991-1995 dhe më pas ka ndjekur dhe studimet e larta.

Prenga ka denoncuar në emisionin ?Stop? se i është krijuar një problem pas aplikimit për vizë amerikane. Ajo tregon se nga ambasada i kërkohet një vërtetim për dëftesën e shkollës së mesme, por rezulton se nuk ekziston numri i amzës së saj.

?Mua më është dashur që të plotësojë një dosje për vizë amerikane, më janë kërkuar dokumentet sipas legjislacionit në fuqi. Mes dokumenteve është dhe një vërtetim për shkollën e mesme. Unë jam Bardhe Prenga jam lindur në Mirditë dhe kam mbaruar aty shkollën e mesme në vitin 1995. Më pas kam kryer studimet e larta në Shkodër dhe jam diplomuar, kam kryer dhe shkollë për infermieri., I bie që numri i amzës të jetë i rregull, tani që më kërkohet një vërtetim notash nuk e gjej në arkivë. Më është kthyer që nuk figuroj me këtë numër amze. Jam drejtuar tek ?Stop? pasi dua të di se kush e mban këtë numër amze dhe pse nuk gjendet në arkiva?, tregon qytetarja.

Pas denoncimit të zonjës Prenga, ?Stop? ka shkuar drejt njësisë administrative Fan Mirditë, për të shkuar në shkollën e mesme ?Ndrec Ndue Gjoka?, ku Bardhe Prenga ka ndjekur gjimnazin.

Drejtori aktual Frrok Vokrri shprehet se kur ka marrë detyrën nuk ka patur asnjë dokument amze, apo regjistri të veçante.

?Materialet i kemi dorëzuar deri në vitin 2005, janë dorëzuar atje, në arkivë. Nuk i kam dorëzuar unë, i kanë dorëzuar para meje. Nga 2005 deri në 2014  i kam unë këtu. Në vitin 2014 e këtej kam me një regjistër të veçantë, para 2014 nuk ka patur. Unë nuk e kam gjetur as regjistër dhe asgjë tjetër. Shkolla në 1997 është shkatërruar dhe nuk është gjetur asgjë përveç amzës, që i kishin çuar në një shtëpi private për t?i ruajtur?, ka treguar drejtori.

Po ashtu ai pohon se e njeh zonjën Prenga dhe i ka dhënë mësim, ndërsa kjo e fundit tregon dhe klasën ku ka mësuar gjatë gjimnazit.

?Stop? ka takuar dhe ish-drejtorin e shkollës, Ndue Laska, i cili në vitin 2010 amzat janë tërhequr nga ish-drejtoria arsimore e Rrëshenit dhe janë kthyer në kohën që ai ishte shkarkuar nga detyra.

?Kjo është një e vërtetë absolute, ky numër amze i përket Bardhes. Amzat kanë ardhur i kanë marrë këtu, ka ardhur shefi i arsimit dhe i kanë çuar në Drejtorinë Arsimore në Rrëshen. Po të deklaroj, unë jam i garantuar ka qenë nxënëse me djalin tim në një klasë dhe i kam dhënë letërsi. Kjo ka qenë tek amza 5. Jam i gatshëm që të përgjigjem për këtë punë dhe jam i bindur se kush e ka bërë, por për këtë do flas kur të vijë koha?, është shprehur ish-drejtori i shkollës.

Lidhur me denoncimin e Bardhe Prengës, është pyetur dhe një tjetër ish-drejtor, Tonin Lasku, i cili pranon, që Bardha ka qenë në  shkollën e mesme të Fanit Mirditë dhe numri i saj i amzës, është në regjistrin numër 4. Por ai nuk mban mend, që gjatë certifikimit të ketë kaluar emrin e saj.

Ish-drejtori Tonin Lasku: 1 vit kam qenë, 2012-2013. 2014 e kam dorëzuar.

Gazetarja: Pikërisht periudha kur janë dorëzuar amzat ne arkivën e Lezhës.

Ish-drejtori Tonin Lasku: Po, po!

Gazetarja: Bardhe Prenga ka qenë në shkollën e mesme të Fanit?

Ish-drejtori Tonin Lasku: Unë e kam bashkëfshatare edhe e them me përgjegjësi të plotë, që ajo ka qenë nxënëse e asaj shkolle. Zonja në fjalë ka qenë nxënëse e asaj shkolle.

Gazetarja: Ju duhet ta dini që mund të ketë qenë në regjistrim 4?

Ish-drejtori Tonin Lasku: Po patjetër këtu duhet të jetë. Për këtë jam i sigurt, ose te 4-ra ose te 5-a si numër.

Gazetarja: Ju regjistrin regjistrin 4,5 dhe 6 e keni certifikuar ju?

Ish-drejtori Tonin Lasku: Po, po edhe 3-shin. 3,4,5,6.

Gazetarja: Në këto certifikime që keni bërë a u ka rezultuar emri i Bardhe Prengës?

Ish-drejtori Tonin Lasku: Absolutisht jo, mua nuk më ka rezultuar, sepse unë të gjithë personat, që janë nga Bisaku, janë fshati im, më kanë rezultuar dhe i kam kaluar, por jam i sigurt, që kjo nuk më ka rastis si emër. Por unë nuk mund të jap asnjë shpjegim më gjatë, sesi ai numër amze i përket asaj, pse i përket dikujt tjetri, për këtë nuk mundem.

Në fund ?Stop? ka shkuar dhe Arkivin Qendror Shtetëror dhe Elsa Saka, drejtoreshë e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit, shpjegon, se numri i amzës 2117, i përket një qytetari mashkull nga Kruja dhe nuk është në emër të zonjës në dokumentet  e dorëzuara në arkiv./tvklan.al

Lajmet e fundit nga