LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Basha duhet shkarkuar”/ Lisandër Hoxha: Berisha ka staturën për bashkimin e PD

17 Shtator 2021, 20:15, Politikë CNA
"Basha duhet shkarkuar”/ Lisandër Hoxha: Berisha ka

Nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka deklaruar në studion e Report Tv se kryetari i Partisë Demoratike, Lulzim Basha duhet të ishte shkarkuar nga drejtimi i PD.

Ai është shprehur se Basha është një i pabesë, i cili nuk lë njeri të flasë, por do vetëm të dëgjohet zëri i tij.

Më tej Hoxha ka theksuar se ish-kryeministri Sali Berisha është i vetmi që ka staturën për ta bashkuar PD.

?Basha nuk lë njeri të flasë. I kam kërkuar të flas dhe nuk më është dhënë fjala. Çfarë frike mund të kishte Partia Demokratike nga zëri im? Sali Berisha është i vetmi që ka staturën për të bashkuar PD. Lulzim Basha është i pabesë? ka thënë ai.

Përsa i përket të qenurit pro amerikanë, Hoxha ka thënë se edhe ai është i tillë, por jo si Basha.

?Të gjithë jemi pro amerikanë, edhe unë jam pro amerikanë, por jo pro amerikan si Lulzim Basha?, thotë ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga