LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau ish-gruan/ Meta: E gjeta Sabrinën duke folur me të dashurin

16 Shtator 2021, 15:31, Kronika CNA
Vrau ish-gruan/ Meta: E gjeta Sabrinën duke folur me të dashurin

Elton Meta ka shkruar një letër nga ambientet e paraburgimit, ku rrëfen vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj.

Metaj pretendon se ditën e vrasjes kur ka shkuar në shtëpinë e Sabrinës, e ka gjetur ish-gruan duke folur me një person tjetër në “Skype”. Ai shkruan se ndihet fajtor për aktin e vrasjes, por që rrethanat në të cilat e ka kryer krimin duhen shpjeguar.

?Ish-bashkëshortja më tha që babi ka marrë vesh dhe do të të zhdukë dhe me mua nuk do takohesh sepse unë kam një të dashur tjetër. Të cilin e kam pasur që kur ishim të martuar dhe ai me 10 të tjerë po të ndjek dhe të q** robt ty dhe familjes tënde.

Kjo sjellje e ish-bashkëshortes më habiti pasi kishim lënë të ribashkoheshim dhe do vazhdonim jetën pasi duheshim dhe nuk kishim asnjë konflikt. Pas kësaj ish-vjehrri më shkruan dhe në messenger duke më lënë takim në Patos në një karburant në hyrje në tij duke më thënë hajde do të zhduk.

Ndërkohë duke parë kushtet e një gjendje emocionale të rënduar kam shkuar te vendi ku kisha fshehur armën, e mora dhe shkova te shtëpia e ish-vjehrrit.

Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në ?Skype? me të dashurin dhe në momentin që më pa mbylla telefonin dhe ndërkohë vjen edhe kunata e cila filloi të qeshte. Pasi kuptova iu bë qejfi që unë e kapa ish bashkëshorten me të dashurin e saj. Ndërkohë ajo më kërkoi të dilnim në oborr duke më thënë se nuk kam më punë me ty. Ndërkohë në atë moment s?kisha asnjë dëshirë për ta ekzekutuar sepse konfliktin e kisha me babain, i cili është shkaktar i kësaj tragjedie.

Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj?, shkruan ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga