Connect with Us

VIDEO/ Strakosha e katranos te Lacio, gafë fatale në Ligën e Europës

Kombëtare

VIDEO/ Strakosha e katranos te Lacio, gafë fatale në Ligën e Europës

Publikuar

-

Portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha u bë protagonist në sfidën që Lacio luajti me Gallatasarain në Ligën e Europës.

26-vjeçari shkaktoi një autogol në minutën e 67-të të takimit, duke kaluar turqit në avantazh. Gjithçka ndodhi pas një aksioni thuajse inekzistent, ku mbrojtësi i Lacios shkelmoi topin fort në ajër më pas me topin që po afrohej drejt portës, Strakosha u përpoq ta neutralizonte, por gardiani shqiptar ishte i pafat duke shkaktuar autogol.

 

26-vjeçari nuk po kalon një moment aspak të mirë pasi Sarri shikon si zgjedhje të dytë pas Reinës, dhe presioni është i madh në situata të tilla kur objektivi është konfirmimi si titullar në skuadër.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Prapaskenat e Shqipëri-Poloni, stafi polak zbulon debatin në tunel dhe akuzon shqiptarët: Nuk na kërkuan asnjëherë falje

Publikuar

-

Nga

Jakub Kviatkovski, zëdhënësi për shtyp i polakëve, iu kthye sërish ngjarjes së ndodhur në Tiranë në ndeshjen Shqipëri-Poloni dhe për mediat vendëse ka folur për incidentin dhe çfarë ndodhi në korridorin e dhomave të zhveshjes. Ai ka përmendur se ka debatuar ashpër me një person nga stafi i Shqipërisë dhe gjithashtu kujton se askush nga lojtarët shqiptarë dhe stafi nuk ka kërkuar ndjesë për incidentin.

INCIDENTI – “Që në fillim të ndeshjes, atmosfera në stadium ishte shumë e nxehtë. Si fillim shqiptarët fërshëllyen himnin kombëtar të Polonisë. Atmosfera negative u përshkallëzua pas golit në të 77-ën, kur shishet dhe objektet e tjera ranë në formë breshëri mbi kokat e polakëve. Nuk ishin një, dy, tri, por dyqind shishe. Edhe pas incidentit, ata kishin një mëri, askush nga stafi shqiptar dhe nga futbollistët nuk na kërkuan ndjesë për atë shëmti”.



PRAPASKENAT – Kviatkovski zbuloi prapaskenat e tunelit në ndeshjen e luajtur në Tiranë kur dy skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes për të bërë një pushim të detyruar. “Ata ishin të mërzitur me qëndrimin tonë ndaj gjyqtarit”. Dikush na bërtiti: ‘Çfarë po bën, çfarë po bën? Pse po largoheni nga fusha? Pse nuk doni të luani? Keni frikë?’ Unë i bërtita: ‘Çfarë po bën? Çfarë bëjnë tifozët tuaj? Gjyqtari ndaloi ndeshjen dhe urdhëroi të shkonim në dhomën e zhveshjes, kështu që ne zbritëm’”, përfundoi ai.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E rëndë në Kosovë/ Sulmohet fizikisht presidenti i federatës Agim Ademi

Publikuar

-

Nga

Një lajm vërtet i rëndë vjen nga Kosova, ku dyshohet se presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit është sulmuar fizikisht dhe ka përfunduar në spital.

Sulmi ka ndodhur në Prishtinë mëngjesin e sotëm duke krijuar jo pak debat në Kosovë. Sipas ‘’Indeksonline’’, Ademi pas sulmit ka marrë dhe ndihmë mjekësore çka e bën dhe më serioze situatën.



E sotmja ishte një ditë e veçantë për presidentin Ademi pasi feston 60-vjetorin, por mesa duket dita është prishur nga ngjarja e rëndë. Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar mbi këtë çështje, por priten të reja në vazhdim.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Përcaktohet axhenda, ja kur do luhet derbi Tirana-Partizani

Publikuar

-

Nga

Tirana dhe Partizani do të përplasin brirët ditën e hënë për derbin e parë të kryeqytetit mes tyre për këtë sezon.

Kjo sfidë është caktuar zyrtarisht për t’u luajtur më datë 25 tetor, në orën 19:45. Kjo sfidë do të luhet në stadiumin e kryeqytetit “Air Albania” dhe pritet një interesim i madh edhe i tifozëve.



Aktualisht, kapaciteti është me 30%, por pritet që Tirana të bëjë kërkesë në FSHF për hapjen e plotë të tribunave.

LEXO TE PLOTE