Connect with Us

Versioni konspirativ/ A ka qenë Basha pjesë e planit për eliminimin politik të Berishës

Politikë

Versioni konspirativ/ A ka qenë Basha pjesë e planit për eliminimin politik të Berishës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në daljet e tij të fundit publike, te Çani dhe te Peka, Sali Berisha, ka hedhur një version që ai tha se nuk e ka pasur të vërtetuar.

Sipas tij emisarë të rëndësishëm edhe nga SHBA, i kanë përcjellë atij një mesazh që fillimisht nuk e pati besuar: atë se lart e poshtë, Lulzim Basha thoshte se vendimet e rëndësishme në PD vazhdon dhe i merr ish kryetari.

Me këtë pohim, të cilin ai thotë se ia ka përcjellë dhe Bashës, doktori do të krijojë idenë se pasardhësi ka punuar në kulisa për ta ardhur tek vendimi ‘non grata’ i amerikanëve.

Po si qëndron e vërteta? A ka fakte dhe prova që e mbështesin këtë hipotezë? Në fakt ato mungojnë sepse kjo është një lojë që duket se është bërë me kujdes dhe është zhvilluar në kulisa.

Një kronologji konspirative e ngjarjeve e ushqen dukshëm idenë se Basha mund të ketë qenë pjesë e lojës. le ti shohim ndodhitë një nga një.

Fillimisht ambasada amerikane hapi betejën për përjashtimin e Tom Doshit nga parlamenti. Ndërkohë që Rama e ‘siguroi’ ambasadoren Kim, se Doshi nuk do të qe ministër në një qeveri të mundshme të tij, kryedemokrati u bë në këtë aksion më katolik se papa.

A kishte lidhje ky qëndrim me dyshimin se ai dinte diçka më shumë se të tjerët? Fakti se krerët e tanishëm të PD po e përdorin si alibi se për këtë parti standardi është shumë i rëndësishëm dhe se ata nuk mund të shkelnin me Saliun qëndrimin që mbajtën për ‘non gratan’ e Tomës, të bën të ngresh shumë pikëpyetje…

Ato shtohen edhe më shumë kur shikon shpejtësinë me të cilën Basha nxitoi të përmbyllte procesin zgjedhor brenda partisë madje e afroi atë papritmas në kohë. Në fakt asgjë nuk e shtynte ta bënte këtë. Atij nuk i rrezikohej karrigia e kryetarit as nga Kadilli, as nga Harxhi, as nga Agron Shehaj që u futën në garë.

Madje duke shpallur konkurrimin e brendshëm ai sfumoi edhe betejën për denoncimin e shitblerjes së votës. Po pse e bëri Basha këtë lëvizje të papritur? Vetëm një hipotezë e justifikon këtë veprim. Ai e dinte më parë se ç’do ndodhte me Berishën dhe kërkoi të rrëmbente mandatin e kryetarit përpara se të merrte vendimin për të përjashtuar atë.

Ndërkohë po të dëgjosh ato që Basha thotë sot, ai e ka ditur së paku që në 30 qershor, në ditën kur në zyrën e tij ia behu ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, se Berisha duhej përjashtuar.

Philip Reeker i dha ultimatum të prerë. Po pse një gjë e tillë u mbajt e fshehur në sytë e publikut. A mund të bëhej kjo transparente dhe të testohej pulsi i PD për këtë qëndrim. Apo mos vallë kjo prishte planin fillestar të vendosur kohë më parë, për ta marrë vendimin në çastet e fundit duke e bërë të pakthyeshëm?

Lidhur me këtë heshtje dhe fshehje nga publiku, ka edhe një fakt tjetër domethënës. Në 22 maj, kur lajmi për Berishën ra si bombë për demokratët Basha mbajti një qëndrim të zbehtë sa për të larë gojë. Kryetari dukej si pëdë-isti i vetëm që nuk ishte tronditur. Kjo u pa edhe në deklaratën që ai bëri.

Madje fillimi i shitjes që po bënte Basha shkëlqeu si vetëtimë në një qiell të murrmë, kur ajo u krahasua me qëndrimin që mbajti presidenti Meta. Basha foli për keqardhje, Meta për fletërrufe. I pari theksoi rolin e SHBA si aleat strategjik (pikërisht në ditën ato nxinin Berishën si hajdut dhe minues të demokracisë), i dyti për atë të një lobimi të porositur nga kleptokracia e Tiranës. Luli i’u shmang faktit nëse akuzat janë ose jo të bazuara, presidenti i quajti ato ‘të shëmtuara, të pabesa dhe të poshtra’.

Pra sa do të pa vërtetuara me fakte dhe prova konkrete, historiku i ngjarjeve, veprimet dhe mosveprimet, aktet dhe heshtjet i rrisin fort dyshimet se Basha ka qenë pjesë e një projekti për eliminimin e Berishës. Ai ka qenë në dijeni të asaj që do të ndodhte dhe e ka planifikuar qetësisht momentin final të goditjes pas shpine./ Lapsi.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Basha po tenton të fundosë PD”/ Ristani: Nuk do ta lejojmë, 80% e demokratëve po i përgjigjen thirrjes së Berishës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka deklaruar se kryetari Lulzim Basha, sipas statutit nuk ka të drejtë të marrë vendime pasi vendimmarrja është kolegjiale.

Në një intervistë për Fax News, Ristani është shprehur se, Basha po e fundos PD, por demokratët nuk do të lejojnë që kjo gjë të ndodhë.

Ai thekson se 80 përqind e demorkatëve, sipas sonazheve i janë përgjigjur thirrjes së ish kryeministrit Berisha për Mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Duhet sqaruar në mënyrë shterruese që nga pikëpamja e statutit, kryetari i PD-së nuk ka të drejtë të marrë vendime, pasi vendimarrja është kolegjiale. Kryetari nxjerr vetëm urdhra dhe udhëzime mbi bazën e vendimeve të organeve kolegjiale.

Së dyti do tu nxisja ju gazetarëve të kërkoni vendimin e shkruar, pasi jam i bindur që nuk ekziston një i tillë.

Nga pikëpamja e rregullave të grupit parlamentar ku ka të bëjë rregullorja, asnjë anëtar nuk mund të marrë vendime për të drejtat e një antari tjetër. Basha është në të njëjtin shtrat që ka qene gjithmonë, jashtë ligjit dhe statutit dhe në bashkëpunim me mazhorancën po tenton të fundosë partinë, por që nuk do ia dalë dot.



Janë bërë sondazhe më parë mbi imazhin e pëlqimit të Bashës nga anëtarësia dhe ka qenë në kufinjtë e 20%, mua më rezulton sidomos nga veprimtaria e fundit, në rastin më të mirë vijon në këto nivele pasi 80% po firmosin për të thirrur Kuvendin.

Nuk kemi tamam dy pole, pasi është anëtarësia dhe kryetari autokrat, po fillon ta lëshojnë dhe nervat i ndodhur në këtë situatë pasi po quan llum njerëzit që kanë qenë në PD para tij.

Po bën lëvizje të tilla vecse e nxjerrin para demokratëve ashtu siç është. Mbledhjen e Kuvendit, demokracia funksionon me vendimet e shumicës kshuqë ajo që con përpara partinë është vetë ajo, në rast se shumica e vendos nuk ka pengesë për të.

Nga ecuria që ka lëvizja për mbledhjen e Kuvendit jemi në kufinjtë 70, 80%, është masë e madhe që i janë përgjigjur Berishës. Kjo do shërbejë që partia të vijë në pushtet për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Ai thotë se nuk do të mblidhet Kuvend anti-amerikan, por ska lidhje fare me atë, jemi pro parimeve të Amerikës, mënyrës si funksionon shteti atje.

Kuvendi nuk mblidhet për të diskutuar vendimet e departamentit të shtetit amerikan por për statutin e PD-së në mënyre që ta çojmë para drejt fitores“, ka thënë Ristani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Kryetarja e FRPD ironizon Ramën/ Tregon pamjet e rrugëve në lagjet e Burrelit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetarja e FRPD në Burrel, Denisa Vata, ka publikuar një video ku tregon rrugët në disa lagje të Burrelit.

Vata ironizon kryeministrin Edi Rama, i cili sot ka treguar pamjet nga parku i Mbretëreshës Geraldinë në Burrel.

Ndryshe nga ajo që ka publikuar kryeministri Rama, Vata zbulon se rrugët nëpër lagjet e Burrelit të cilat janë të pa shtruara dhe mungon sinjalistika.



Sot KM Rama na uroj nje te djele te mbare me pamjet e rilindura nga parku “Nena Mbretereshe Geraldine” ne qytetin e Burrelit.Pas  8 vitesh ne pushtet,me keto pamje nga pothuajse te gjitha lagjet e Burrelit(te bera sot pasdite),dua ti “uroj” KM nje nate te qete”, shkruan Denisa Vata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohen dy qytetet ku do të mbahet “Foltorja” javën tjetër

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish kryeministri Sali Berisha është kthyer në një shpresë për demokratët dhe qytetarët të cilët janë të zhgënjyer nga sistemi qeverisës si dhe opozita e drejtuar nga Lulzim Basha.

Lideri historik i PD-së, ka zhvilluar takime në disa qytete të Shqipërisë, ku është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga qindra demorkatë të zjarrtë.

Takimet në Foltore do të vijojnë dhe CNA.al ka mësuar axhendën e ish kryeminsitrit Berisha për javën e ardhshme.



CNA.al ka mësuar se ditën e martë, “Foltorja”, do të mbahet në Dibër dhe një tjetër lëvizje e Berishës pritet të jetë Lezha, për t’u takuar me demokratët dhe qytetarët atje.

Gjithashtu CNA.al ka mësuar se takimi i dytë do të jetë në Berat, ditën e Premte, në datë 22 Tetor në orën 17:00 në sallën e pallatit të kulturës në Berat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE