LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tiran i mplakur”/ Gjekmarkaj për programin e qeverisë: Një broshurë, manifest që përmban dokrra

16 Shtator 2021, 20:25, Politikë CNA
“Tiran i mplakur”/ Gjekmarkaj për programin e qeverisë:

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj e ka quajtur një broshurë programin e qeverisë Rama 3, ndërsa kryeministrin Edi Rama një “tiran të mplakur”.

Çudi e madhe është te shikosh një tiran të mplakur i cili nuk e kupton se durimi i popullit është vorba ku ha vetveten”, ka thënë ai.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjekmarkaj tha se programi është një manifest gënjeshtrash që përmban dokrra.

?Fraza bombastike, patetike, naive, shetisin ne liridalje absolute si ushtare cakerrqejf te dale nga mejhana e periferise , ne gjithe ate surrogato tekst apo manifest genjeshtaresh kronike-dokrra pa kokrra?, është shprehur Gjekmarkaj.

Përsa i përket programit të qeverisë për Arsimin, Gjekmarkaj ka treguar një sërë problemesh në këtë sistem.

Programi per arsimin flet per shkolla te reja ndonese 1/ 3 e tyre jane rrezik per shendetin, 50% e tyre nuk kane uje te pishem, ne tete vite asnje investim substancial per laboratore, po nuk na thote sa mijera femije e kane braktisur Shqiperine dhe kush i deboi?. Na mburret se per arsimin parauniversitar vetem do japim tekstet falas (nje inisiative e e hershme kjo e grupit parlamenar te PD) dhe se do zhvillojme arsimin profesional. Ku jane rezultatet e Pizas ( raporti I te cilit na thote se analfabetizmi funksional ne arsimin 9 vjecar eshte 53% dhe pas pandemise 60 %), sa ka rene Shqiperia dhe pse?

Asnje te dhene nuk ka per rritjen e buxhetit per sistemin Universitar. Asgje per grevat e studentve dhe ligjin e arsimit te larte kete permendore marrezie e politizimi. Asgje, asgje per teknoligjizimin e arsimit, sjelljen ne epoken e re, asgje per deshtimin e arsimit per gjate pandemise deshtim qe ende vazhdon.

Librat digjitale kurre su perdoren e nxenesit nuk u ndihmuan per te bere mesim on line, pa pajisje, pa internet perjashto kronikat e mediave te propagandes plot ojna , lot e thagma. Mesuesit u lane ne meshire te fatit per te kryer te gjitha detyrat me nxenesit dhe pa asnje mbeshtetje financiare. Shkruhet per internacionalizim te Universitetave tona nuk na thote sa eshte shuma e vene ne dizpocision nese ka nje te tille,kush do ta perballoje?

Pra kemi nje pankarte te madhe bosh nga brenda fasade per te fshehur deshtimin e ligjit te arsimit te larte. Sa leke u dhane per mbeshtetjen e kerkimit shkencor, per bibliotekat e shkollave dhe uniersiteteve a di kush te na e shuaj kuriozitetin“, tha Gjekmarkaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga