LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të abuzonte me 13-vjeçaren/ Dërgohet për gjykim efektivi i policisë së Lezhës

16 Shtator 2021, 07:07, Kronika CNA
Tentoi të abuzonte me 13-vjeçaren/ Dërgohet për

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të ish-efektivit të policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të këtij viti për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare.

Ndaj 62-vjeçarit, i cili vijon të jetë me masën e sigurisë “arrest në burg” janë ngritur akuzat “Ngacmim seksual” dhe “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare”.

Sipas Shqiptarja.com, gjatë hetimeve organi i akuzës ka arritur të provojë se Kol Kola me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në makinë dhe e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim, duke kryer veprime të turpshme me të.

Gjatë marrjes në pyetje 62-vjeçari i ka mohuar në vazhdimësi akuzat, duke e konsideruar ngjarjen si inskenim, ndërsa seanca gjyqësore paraprake për dërgimin e çështjes për gjykim do të zhvillohet brenda muajit shtator.

Kol Kola u prangos nga policia, pas denoncimit të bërë nga 13-vjeçarja e mitur e rrëfej atë çfarë i kishte ndodhur dhe menjëherë pas verifikimeve përmes provave shkencore dhe pamjeve filmike u provua se ka element te veprës penale. Kol Kola ka qenë pjesë e strukturave të policisë së shtetit prej shumë vitesh, duke shërbyer në disa zona të Qarkut të Lezhës./CNA.al

Lajmet e fundit nga