Connect with Us

Superliga e Kosovës/ Përballje dramatike në Prishtinë, Drenica merr kreun e tabelës

Sport

Superliga e Kosovës/ Përballje dramatike në Prishtinë, Drenica merr kreun e tabelës

Publikuar

-

U luajtën ditën e sotme 2 përballjet e vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës, ku nuk munguan surprizat. Supersfida mes Prishtinës dhe Gjilanit, u mbyll me barazim dramatik në sekondat e fundit.

Kampionët në fuqi ishin duke udhëhequr deri në minutën e 90+5-të, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Krasniqi, ndërkohë që miqtë, e trajnerit Munishi, edhe pse me 10 lojtarë në fushë, arritën të barazonin sfidën me anë të Dabiqajt që realizoi në frymën e fundit.

Në përballjen tjetër, atë mes Ulpianës dhe Drenicës, ishin miqtë kuqezinj që fituan minimalisht 0-1, falë golit të realizuar nga Uka në minutën e 90+3-të. Me këtë fitore dramatike, Drenica, mori kreun e renditjes me 10 pikë në 4 ndeshje, 2 më shumë se Drita dhe Ballkani, ndërkohë që Ulpiana e Edlir Tetovës është zhytur në fundin e tabelës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Kërcet muzika shqiptare në dhomat e zhveshjes të Napolit

Publikuar

-

Nga

Napoli po kalon një moment fantastik në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Spalleti ka marrë 8 fitore në 8 ndeshjet e para dhe kryesojnë me 24 pikë kampionatin italian. Atmosfera te lojtarët është shumë e mirë dhe në dhomat e zhveshjes së Napolit nuk mungon as muzika shqiptare.

Amir Rrahmani ka postuar një video me lojtarin tjetër me origjinë shqiptare, Elif Elmas me këtë të fundit që kërcen nën ritmet e një muzike shqiptare. “I lindur për dasma”, shkruan Rrahmani në postimin e tij. Ish mbrojtësi i Partizanit është kthyer në një titullar fiks te Napoli, ndërsa deri më tani ka shënnuar edhe dy gola.

LEXO TE PLOTE

Sport

Dosti këshillon Partizanin të ndryshojë trajner: Daja kishte gjithë dorën e lirë, bleu e shiti kë deshi

Publikuar

-

Nga

Edmond Dosti ishte i ftuar në “Zona Zero” atje ku ka diskutuar mbi situatën e Partizanit. Të kuqtë nuk e kanë marrë ende fitoren e parë në këtë kampionat, megjithëse kanë kaluar 5 javët e para. Figura e njohur e të kuqëve ka thënë se Ilir Daja duhet të largohet me mungesën e rezultateve, duke vendosur në pah edhe dorën e lirë që ka pasur te klubi kryeqytetas.

“Statusi im nuk kishte të bënte me Dajën, por me të ardhmen e Partizanit. Ilir Daja ka pasur dorën e lirë te Partizani, si nga presidenti dhe nga drejtori. Ka blerë dhe marrë lojtarët që dëshironte, pa asnjë ndërhyrje nga askush, jam shumë i sigurt. Të gjitha i ka pasur në dorë Daja dhe Partizani nuk po jep rezultate. Po e shohim që nga porta, mbrojtje, mesfushë dhe sulm që nuk po funksionon.



Si një ish-lojtar i Partizanit unë po jap mendimin tim dhe gjithmonë kur kam parashikuar situata të caktuara, gjithmonë kanë dalë. Kështu si po vazhdon, e pamundur që Partizani të dali kampion. Ose Daja duhet të dali dhe të thotë se ekipi im nuk është për kampion, që ta dimë. Unë sygjeroj Duron për Partizanin pasi e kam parë në stërvitje sesi përgatiste Laçin. Bëri një ekip me pak buxhet dhe gëzoi gjithë shqiptarët në Europë”, tha Dosti.

LEXO TE PLOTE

Sport

Derbi me Partizanin, Tirana i bën kërkesë FSHF-së të hapë plotësisht stadiumin

Publikuar

-

Nga

Klubi Tirana ka bërë një kërkesë zyrtare në FSHF për hapjen e stadiumit “Air Albania” në 100 për qind të kapacitetit të tij. Skuadra bardheblu, duke marrë shkas nga ndeshja e Shqipërisë me Poloninë dhe uljen e rasteve të COVID-it, i ka kërkuar FSHF-së që të negociojë hapjen e stadiumit.

Në fakt, kërkesa është legjitime, sepse FSHF është organizatorja e garës dhe duhet të marrë leje tek instancat më të larta të shtetit. Nga ana tjetër, është e kotë që të ketë kritika dhe ndalesa kur jepet leje për një stadium të mbushur plot vetëm dy javë më parë. Është e drejtë legjitime e klubeve që të luajnë ndeshjen më të madhe të Superiores me tifozë dhe të marrin disa të ardhura më shumë.



Është e kotë dhe e pakuptimtë që COVID-i të përdoret si shkak që stadiumi të mbyllë dyert dhe skuadrat të jenë me 30 për qind të kapacitetit. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë Tiranës, Partizanit dhe çdo skuadre i bëhet një padrejtësi e madhe, duke i diskriminuar, sepse nuk kanë fuqi politike.

LEXO TE PLOTE