LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sot është një ditë fatkeqësie”/ Berisha i tregon vendin Ramës, numëron “bëmat” e kryeministrit

16 Shtator 2021, 16:20, Politikë CNA
“Sot është një ditë fatkeqësie”/ Berisha i

Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur në takimin me demokratët, me thirrje të forta, duke treguar edhe një mbështetje të madhe ndaj liderit të tyre historik.

Nga ana tjetër, Berisha në fjalën e tij, nuk është kursyer në akuza kundër kryeministrit Edi Rama.

?Përshëndetje demokratëve dhe demokretëve shqiptarë kudo që janë.

Foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një Parti Demokratike, më të bashkuar, më të fortë, më të hapur dhe më të sigurtë për të ardhmen e saj.

Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër në Shqipëri. Sot në parlamentin shqiptar betohet për të tretën herë kreu i Meduzës së krimit të organizuar shqiptar. Një gangster që nuk njeh normë, që nuk njeh ligj, por që ndërtoi në këtë tokë të bekuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Sot është ditë mynxyre kombëtare, me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeministër i vendit, pasi ai në tetë vite ka mjeruar, ka varfëruar shqiptarët, të cilët tetë vite më parë, për herë të parë në ekzistencën e tyre merrinin rroga më të mëdha se gjithë popujt e ballkanit, kurse sot paguhen 30% më pak se qytetarët e Kosovës. Sot është ditë fatkeqësie e madhe sepse betohet njeriu që me vjedhje dhe abuzime, koncesione, PPP, e ka ngjitur vendin në catinë e botës për korrupsion.

Sot është ditë fatkeqësie për Shqipërinë, kur në parlament betohet njeriu që shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës. E ktheu në qendër të organizatave kriminale. Sot është ditë e vështirë për Shqipërinë, sepse në parlament betohet njeriu i cili duke zbatuar politikat antishqiptare, të varfërimit, burgosjes dhe pasigurisë së madhe, të ç?punësimit, detyroi në pesë vite të largohen 520 mijë shqiptarë.

PD ia arriti të rritej çdo vit popullsia në Shqipëri, dhe kjo ishte arritje historike dhe këtë e thotë instituti i statistikave të qeverisë.?-tha Berisha.

Më tej, ai shtoi se Rama e ka kthyer Tiranën në një fasadë të Beogradit, dhe shërbëtore të Serbisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga