Connect with Us

Si xhinset u bënë pjesë e pandashme e garderobës sonë/ Trend për çdo sezon

Fashion

Si xhinset u bënë pjesë e pandashme e garderobës sonë/ Trend për çdo sezon

Publikuar

-

cna lajm show

Pak rëndësi ka se sa xhinse ne kemi në garderobën tonë. Gjithmonë na duhen më shumë! Xhinset janë një element i rëndësishëm i veshjeve pothuajse për të gjithë. Kjo do të thote se xhinset nuk do të dalin asnjëherë nga moda.

cna, lajm, fashion

Por, pse xhinset janë një trend për çdo sezon?!

Kujtojmë se xhinset nuk ishin gjithmonë pjesë etrendeve më në modë. Gjatë vitit 1800 ato u bënë pjesë e veshjeve të punëtorëve përshkak të materialit të tyre të qëndrueshëm.

cna, lajm, fashion

Duke qënë se xhinst e para kishin xhepa të vegjel një rrobaqepës me emrin Jacob Davis u bashkua me Levi Strauss dhe erdhën me idenë për të shtuar thumba dhe pulla metalike për të bërë pantallonat më të rehatshme, shkruan CNA.al

LEXO EDHE:  Drejton dy ndër shtëpitë më të mëdha të modës, por nuk përdor internetin dhe mund të ishte një fermer

Kjo ndodhi gjatë vitit1973 dhe këto ishin xhinset e para që janë më së afërti me xhinset që ne veshim sot.

cna, lajm, fashion

Në vitet ’50 për herë të parë xhinset nisën të përdoren masivisht dhe u bënë pjesë e modës ndërsa deri në vitet ’60 ato visheshin vetëm nga meshkujt.

Gjatë viteve 70 përdorimi tyre nisi edhe tek femrat, dhe që nga ajo periudhë xhinset janë bërë pjesë e pandashme e veshjeve tona.

Në vitet ’80 ishte Calvin Klein ai që futi xhinset edhe në pasarelat e modës duke i kthyer në elementin kryesor të koleksioneve të stilistëve në gjithë botën./CNA.al

cna, lajm, fashion

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Fashion

12 veshje standarte që duhet t’i keni patjetër pjesë të garderobës

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Të gjitha vajzat duan veshje, shumë veshje. Edhe kur kanë shumë  veshje sërish kanë nevojë për veshje të tjera. Me pak fjalë pasurimi i garderobës është gjithmonë shumë acarues dhe i paplotë.

Gjithsesi duhet të këmi parasysh që ekzistojnë, për fat të mirë, disa veshje standarte të cilat duhet patjetër të jenë pjesë e garderobës dhe që mund të na shpëtojnë në shumë raste kur kemi urgjenca.

Xhinse të ngushta

Xhinset e ngushta duhet të jenë patjetër në garderobën tuaj. Nëse dini t’i zgjidhni me kujdes, ato mund të rrinë mjaft rehatshëm, janë në çdo ngjyrë, dhe për më tepër mund t’i kombinoni me çfarë do lloj bluze apo këmishe të doni.

Fustan i shkurtër i zi

Qoftë për një kafe në mëngjes apo për një gotë në darkë me shoqërinë,me taka, me sandale apo edhe me atlete,një fustan i shkurtër i zi do t’ju hynte kudo në punë.

 

 

Një bluzë e thjeshtë e bardhë

Një bluze e bardhë dhe e thjeshtë ju nxjerr gjithmonë nga situata. Ju mund ta vishni atë me çdo gjë duke nisur që nga pantallona, fund, xhinse të shkurtëra, mund t’i vini bizhuteri sipër saj, mund t’a vishni me taka ose me atlete, ajo hyn në punë me çdo gjë.

Xhaketë e thjeshtë xhins

Për një pamje të thjeshtë përditshmërie, por që doni ta miksoni pak veshjen tuaj dhe me klasin, një xhaketë e thjeshtë xhinsi do t’ju hynte shumë në punë, lehtë e kombinueshme dhe e përshtatëshme në çdo stinë, një xhaketë e tillë nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj.



Xhaketë e zezë lëkure

Një veshje klasike, por edhe sportive ndërkohë, nuk duhet të mungojë në garderoën tuaj. Ideale për një takim të parë apo për të lënë mbresa, xhaketa e zezë e lëkurës, është gjithëçka që ju duhet për sezonin e vjeshtës.

LEXO EDHE:  Publiciteti i ‘H&M’ shpërthejnë polemikat për racizëm

LEXO EDHE:  Foto/ Modelet që po vendosin trendet e reja në botën e modelingut

Një pale taka

Edhe pse ndoshta nuk jeni tipi i takave të larta, pasja e një palë takash të zeza në shtëpi do ju nxirrte fare mirë nga çdo situatë. Çdo lloj veshjeje, do të ishte në një nivel tjetër me veshjen e takave të zeza.

Atletet e bardha

Arsyet pse një palë atlete të bardha duhet të jenë në garderobën tuaj janë të shumta, por më e rëndësishmja është komforti që ato të japin dhe rehatia. Nëse keni një ditë të gjatë në punë ose kudo, zgjidhja më e mirë do të ishin një palë atlete të bardha.

Xhaketa sportive

Një xhaketë sportive kthen në shik çdo veshjeje tuajën. Qoftë fustan, pantallona të shkurtra apo xhnse, një xhaketë sportive e kthen veshjen tuaj në një veshje trendi dhe me personalitet.

 Çizme të zeza

Në sezonin e vjeshtë-dimër, një nga aksesorët më të rëndësishëm që nuk duhet të mungojë është dhe një pale çizmesh të zeza. Ato kombinohen fare lehtë me çdo gjë, janë të përshtatëshme për çdo ambjent, si dhe të japin një pamje femërore.

Streçe të zeza  

Çdo vajzë pothuajse ka në garderobën e saj një palë streçe të zeza. Përveç rehatisë që ato mundësojnë, ato shkojnë gjithashtu qoftë me taka apo me atlete, me bluzë të thjeshtë apo me këmishë, apo me bluzë tutash, streçet e zeza janë gjithmonë një zgjedhje praktike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Fashion

15 këshilla që çdo femër duhet të dijë për xhinset

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Xhinset nuk do të dalin kurrë nga moda. Mund të ketë modele dhe trende të reja të tyre por që xhinset do na shoqërojnë gjithmon, kjo është e sigurt. Për këtë arsye ka disa gjëra që të gjitha vajzat duhet të dinë kur vjen puna tek përzgjedhja dhe veshja e tyre.

Më poshtë do të lexoni 15 këshilla që duhet të keni parasysh kur vendosni të blini një palë xhinse të reja.

1.Xhinset nuk duhet të lënë gjurmën e butonit ose të qepjes anësore mbi lëkurë për shkak se janë tepër të ngushta, ose të në kundërt do të hasni probleme me qarkullimin e gjakut.

2.Nëse ulesh, askush nuk duhet të shoh në çfarë ngjyre janë të brendshmet e tua.

3.Xhinset e ngushta nuk kanë ikur nga trended. Ki parashysh, mëso cilat marka dhe modele të shkojnë më shumë. Tendencat shkojnë e vijnë, por nëse xhinset e ngushta të rrinë mirë, mos iu nda.

4.Veshja e xhinseve nuk duhet të jetë aktivitet fiskulture për ty. Nëse të duhet të mbash frymën dhe të duhen 60 sekonda për t’i mbërthyer, ato nuk janë xhinset e duhura për ty, më mirë leri fare, sado të bukura të jenë.

LEXO EDHE:  Foto/ Modelet që po vendosin trendet e reja në botën e modelingut

LEXO EDHE:  A photo diary of the nightlife scene from LA To Ibiza



5.Mos harro fuqinë e kaviljeve: Xhinset treçerekshe ose ato pas këmbëve tregojnë pjesën më seksi të trupit të një femre: kyçet e këmbëve! Zgjidhni xhinse që zbulojne të paktën komplet kyçin e këmbës.

6.Gjej çizmet perfekte që shkojnë me të gjitha llojet e xhinseve. Ato do bëhen simbol i stilit tënd dhe do duken gjithmonë e më mirë.

7.Mos vish xhinse me aq shumë të çara sa kur të shkosh të takosh gjyshërit, të të japin lekë për një palë pantallona sepse do mendojnë që nuk ke para për të blerë një palë të reja.

8.Duhet të kesh të paktën një palë xhinse që t’i tregojnë vithet bukur. Nëse nuk ke, provo një palë Levi’s 501. Janë thjesht perfekte.

9.Nuk duhet t’i lash aq shpesh xhinset që nuk kanë vetinë të zgjerohen. Në të vërtetë ato përmirësohen në çdo veshje. Ndërsa xhinset që zgjerohen, po t’i lash do ngushtohen menjëherë. Dhe forma e rrumbullakosur e vitheve do zhduket!

10.Laji xhinset mbrapsht nëse nuk e ke bërë më parë. Kështu ruajnë ngjyrën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Fashion

Duhet t’i hiqni nga garderoba/ Katër trende veshjesh që nuk janë më në modë

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Moda është gjithmonë në ndryshim. Shumë tendenca të së kaluarës na rikthehen ashtu siç ka shumë tendenca që qëndrojnë vetëm për një vit maksimumi.

Për të evituar shpenzimet e tëpërta ne kemi një këllillë për ju. Sigurohuni që të keni gjërat bazë që janë gjithmonë në modë, duke rifreskuar vetëm disa detaje të garderobës tuaj vit për vit.

Më poshtë do të shihni 4 modele veshjesh që nuk janë më në modë dhe me çfarë mund ti zëvendësoni.

       1.Supersize puffers zëvendësohen nga modelet klasike

Puffers e mëdha në masë ishin një gjetje interesante për botën e modës por tani ato po humbasin popullaritetin e tyre. Pavarësisht se rrobat e masave të mëdha janë ende në modë në përgjithësi, puffet e mëdha po humbasin pozicionin e tyre duke u zëvendësuar nga modele klasike.

        2.Parkas me lesh po zëvendësohen nga xhupat e lëkurës (xhaketa aviatorësh)



Rreth 2 vjet më parë, pothuajse të gjithë kishin një pallto si kjo dhe leshi me ngjyrë ose natyral ishte një ndër elementët më të gjetur të këtij modeli. Por sot, një veshje e tillë dimërore i përket të kaluarës. Tani, xhaketat e aviatorëve dhe palltot e gjata janë në modë, duke zëvendësuar krejtësisht parkat.

LEXO EDHE:  Your comprehensive guide to this fall’s biggest trends

LEXO EDHE:  The tremendous importance of owning a perfect piece of clothing

      3.Jelekë prej gëzofi që duken të gufuara dalin nga moda

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e gëzofit natyral – sepse edhe gëzofi fals është duke u përdorur më pak këtë dimër. Jelekët e gëzofit janë në rregull, për sa kohë që nuk e kanë këtë stil vemje. Stilistët rekomandojnë që këto jelekë të zëvendësohen me fustane pa mëngë dhe xhaket/triko me ngjyra dhe textura të ndryshme.

      4.Kapuçët me majë të madhe dhe dekoracione do të zëvendësohen me kapelet Beanie

Një lloj i ri kapuçësh do të jetë në mod këtë sezon duke lënë pas kapuçët me majë të madhe dhe dekoracione të sezonit të kaluar. E njëjta vlen edhe për kapelet me rruaza, lule dhe dekorime të tjera të lezetshme.Në vend të këtyre, dizajnerët nxjerrin në pah modele më klasike, madje edhe kapelet fedora po kthehen.

Kapelet Beanie tani janë më moderne. Ky model është i mirë për të gjitha llojet e fytyrës dhe universal për çdo veshje dimërore. Po ashtu, ai mund të vishet me puffers, pallto dhe pallto prej leshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE