Connect with Us

Rama i “tërheq veshin” Albin Kurtit/ “Pa kërkuar falje Serbia, nuk do të hidhet firma e fundit”

Politikë

Rama i “tërheq veshin” Albin Kurtit/ “Pa kërkuar falje Serbia, nuk do të hidhet firma e fundit”

Publikuar

-

cna lajme politik

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje të prerë Albin Kurtit, i cili vetëm dy ditë më parë tha se kurrë Kosovë nuk do të firmosë në projektin “Open Ballkan”.

Rama ka thënë se për Kosovën mund të flasim me tone vëllazërore, por për Shqipërinë vendos vetëm autoriteti Shqiptar.

“Ne nuk na intereson sa përfiton Serbia, na intereson sa përfiton Shqipëria”, ka thënë Rama, duke iu referuar Open Ballkan.

LEXO EDHE:  Panariti kërcënon Ramën / Mos të të shkojë në mend...

Më tej Rama, ka thënë se padiskutim, Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës për tragjedinë e shkaktuar në luftë.

A duhet të kërkojë falje Serbia për luftën. Pa diskutim që po. Pa u u bërë kërkesa për falje, pika e fundit nuk do të arrihet. Kjo arrihet duke rënë dakord dhe për gjëra që janë në dobi të mirëqenies ekonomike dhe sociale”, ka thënë Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Mos më detyro të…”/ Plas sherri në Komisionin e Ligjeve, Bardhi i kthehet keq Ermonela Felajt

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për projektligjin e bashkëqeverisjes, është shoqëruar me debate të forta.

Gjatë fjalës së deputetes së PS, Ermonela Felaj, opozita ka ndërhyrë vazhdimisht duke mos e lënë të flasë.

Kryetarja e Komisionit, Klotida Bushka ka kërkuar që të respektohet radha dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin, por deputeti i PD, Gazment Bardhi nuk është “bindur” duke vijuar përplasjen me Felajn.

Pjesë nga debati:

Klodilda Bushka: Rregulli është që anëtarët e Komisionit kanë radhën e vet. Kur ju flisni nuk ju ndërpret njeri. Respektoni njëri-tjetrin, mbajini shënim atë që doni të thoni dhe e diskutojmë më pas.

LEXO EDHE:  200 mijë vaksinime/ Rama publikon videon: Rrofshi sa malet

LEXO EDHE:  Nard Ndoka zbulon "peshkun e madh" të drejtësisë



Ad by Valueimpression

Felaj i drejtohet Bardhit: Nuk është dikush këtu që të më thotë si të flas…Po iu pëlqeu mirë, po nuk iu pëlqeu…

Bardhi i drejton dorën duke bërtitur

Felaj: Atë dorën tregoja dikujt tjetër, jo mua. Nëse s’të pëlqen të dëgjosh mund të largohesh.

Bardhi: Kush do më largoj? Ti. Hec vazhdo fjalën fol…Mos më detyro të them ndonjë gjë tjetër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Agjencia për bashkëqeverisje”/ Bylykbashi kundër, Gjiknuri i kujton Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ministrja Elisa Sporopali ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve, projektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”.

Por, projektligji në fjalë është kundërshtuar nga deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i cili theksoi se ngritja e kësaj platforme është tregues i qartë i politizimit të administratës.

“Administrata është e paaftë për më tepër dhe e politizuar. Të gjithë e mbajmë mend si e shkatërruat ligjin civil me akt. Është tregues i qartë i politizimit ët administratës ky ligj. Ju nuk po përpiqeni që secili institucion më vete të jetë funksional. Rritja në nivelin e ligjit është qëllim për të centralizuar proces të mëtejshme. Problemet që tregon janë të qarta. Është një ligj që cenon parimet e shtetit të së drejtës. Dublon procese që ndodhin. E fundit që kanë nevojë shqiptarë është konfuzioni i qytetarëve. Dhe gjithë zgjidhja na qenka kjo agjencia, ky super shteti. Pra jo secili organ më vete. Përpjekja për të ndërhyre me ligj shton konfuzionin. Deri në nivelin e agjencisë ndodh se nuk ka impakt por duke ngritur në nivelin e ligjit do e shikoni impaktin pas disa vitesh. Kjo do të ulë efektivitetin e punës. Do të çojë edhe në rritjen e konfliktit. Më shumë ankesa do t’i drejtohen gjyqësorit, atij gjyqësor që sot nuk ekziston. Ky ligj shërben edhe për të kamufluar këtë dështim të madh në reformën në drejtësi. Do të vështirësojë edhe eksesin e qytetarëve. Atyre iu duhet zgjidhja efektive që nuk duhet të vijë nga agjencia por nga mirëfunksionimi i institucionit përkatës,” -theksoi ai.

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron një muaj “të nxehtë”/Mbledh gjithë deputetët e rinj

LEXO EDHE:  “Autokrati në ikje i Shqipërisë”/ Tritan Shehu thumbon Ramën

Por, pas Bylykbashit, ka reaguar deputeti i PS, Damian Gjiknuri.

Sipas tij ky ligj normon të drejtën kushtetuese të qytetarëve, atë të ankesës.



Gjiknuri kujtoi se ish-kryeministri Sali Berisha e nisi këtë nismë me anë të telefonit, duke vendosur një numër kontakti për të gjithë qytetarët.

“Ky ligj mundohet të normojë një të drejtë që është kushtetuese, ajo e ankesës. Nuk e vë njeri në diskutim që të gjitha ogranet kanë detyrimin t’u përgjigjen qytetarëve. Por ne jetojmë në kohën e formalizimit, që jo të gjithë qytetarët e kanë mundësi për të ndjekur të drejtën e tyre. Mërziteni ju, Berisha ai i pari, dikur ngriti një telefon që të më marrin mua. Sot u ngrit një platformë moderne. Tani krijohet një departament i tërë. Ne duam të ngremë një institucion,”- tha Gjiknuri./CNA.al

Debatet në Komisionin e Ligjeve/ Xhafaj “përplaset” me Spiropalin

LEXO TE PLOTE

Politikë

Debatet në Komisionin e Ligjeve/ Xhafaj “përplaset” me Spiropalin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate në lidhje me projektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”, e prezantuar nga Ministrja Elisa Spiropali.

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka theksuar se ligji është i shkruar keq dhe i ka drejtuar disa pyetje ministres.

Xhafaj ka shprehur paqartësitë e tij për projektligjin, duke kërkuar më shumë sqarime nga ministrja.



“Ka qenë një hap i madh përpara në këto tetë vite dhe kjo është një gjë pozitive. Por ligji nuk e ka qartësinë e nevojshme, por e komplikon. Projektligji në thelb ka qëllim të mirë dhe duhet mbështetur. Por ligji vetë shkon përtej, është i shkruar keq. Edhe relacioni është shumë i thatë, jo argumentues për qëllimet që ka pasur nisma vetë. Spiropali bëri një prezantim të mirë dhe sqaroi disa momente të rëndësishme. Por unë ende kam disa paqartësi dhe dua të shtroj disa pyetje.

Relacioni flet për riorganizim të agjencisë. Cili është statusi aktual i agjencisë? Cilat janë disa nga arritjet dhe problematikat e konstatuara të kësaj strukture? Cilat janë arsyet pra që ndikojnë këto për ta ngritur në forcën e ligjit? Sa qytetarë i janë drejtuar kësaj agjencie në këto vite?

Agjencia e sjell në këtë nuk arrijmë ta kuptojmë çfarë statusi dhe pozicioni ka në strukturën e administratës shtetërore. Ky hyn agjencia, është institucion varësie apo autonome? Nuk e kuptoj zonja ministre pse duhet të ketë flamur dhe stemë kjo agjenci. Mbrojtja e të dhënave si do të garantohet? A ka nevojë në këtë ligj apo duhet t’i referohemi ligjeve të tjera. Në cilin ligj nuk kuptoj cili është roli i sekretarit të përgjithshëm”-tha ndër të tjera Fatmir Xhafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE