Connect with Us

Nuk ka qetësi për Flamurtarin, FIFA e ndëshkon sërish

Sport

Nuk ka qetësi për Flamurtarin, FIFA e ndëshkon sërish

Publikuar

-

Flamurtari nuk e njeh fjalën “qetësi”. FIFA i bllokon sërish sistemin. Kuqezinjtë nuk federojnë dot lojtarët e rinj që kanë afruar dhe prezantuar në këtë merkato vere.

“Panorama Sport” shkruan se dje në klub ka ardhur ultimatumi për një detyrim ndaj Adis Nurkoviçit.

Jemi duke folur për ish-portierin boshnjak, që është aktivizuar në sezonin 2017-2018 te kuqezinjtë.

“Qeveria” ndërkombëtare e futbollit ka qenë e prerë në shkresën më të fundit që i ka sjellë Flamurtarit: Nëse nuk shlyhet 35- vjeçari, nuk mund të bëhen federime.

Megjithatë, klubi e kundërshton hapur FIFA-n dhe vetë boshnjakun.

Ata vënë në dispozicion të gazetës faturën që vërteton se ndaj Adis Nurkoviçit kanë bërë një pagesë prej 7500 eurosh paradhënie, pra përpara nisjes së sezonit në 15 qershor 2017.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

VIDEO/ 26 gola në 6 ndeshje! Messi përmbys Leipzig, Inter dhe Real bëjnë detyrën. Milan “bie” në Portugali

Publikuar

-

Nga

U luajtën mbrëmjen e sotme 6 sfidat interesante, të grupeve të Champions-it, që prodhuan në total plot 26 gola. Spikat fitorja e përmbysje e PSG-së, falë dopietës së Messit. Ndërkohë Interi dhe Reali bënë detyrën. Fitore spektakolare edhe për Ajaksin ndaj Dortmundit, teksa Milani u mund sërish, kësaj here nga Porto në Portugali.

Inter 3– 1 Sheriff Tiraspol  ( Dzeko 35′, Vidal 58′, De Vrij 67′ / Thill 53′)

Inter: Handanovic, Dumfries, De Vrij, Dzeko, Martinez, Perisic, Vidal, Barella, Dimarco, Skriniar, Brozovic

Sheriff: Celeadnic, Arboleda, Traore, Castaneda, Costanza, Cristiano, Addo, Kolosov, Thill, Dulanto, Bruno

Atletico Madrid 2– 3 Liverpool(Griezmann 20′, 34′ / Milner 8′, Keita 13′, Salah 76′)

Atletico Madrid: Oblak, Kondogbia, De Paul, Koke, Joao Felix, Griezmann, Lemar, Felipe, Carrasco, Hermoso, Trippier

Liverpool: Becker, Van Dijk, Milaner, Keita, Fiermino, Mane, Salah, Hernandes, Robertson, Matip, Trent-Alexander

PSG 3– 2 Leipzig

PSG: Navas, Hakimi, Kimpembe, Marquinhos, Verrati, Mbappe, Herrera, Draxler, Nuno Mendes, Gueaye, Messi

Leipzig: Gulasci, Simakan, Angelino, Orban, Haidara, Adams, Klostermann, Ndunku, Mukiele, Laimar, Andre Silva



Ajax 4– 0 Dortmund

Ajax: Pasveer, Timber, Alvarez, Gravenberch, Tadic, Antony, Mazraoui, Blind, Martinez, Haller, Burghuis

Dortmund: Kobel, Haaland, Reus, Schulz, Gummels, Akanji, Brandt, Malen, Bellingham, Meunier, Ëitsel

Porto 1 – 0 Milan

Porto: Diogo Costa, Pepe, Diaz, Uribe, Taremi, Mbemba, Ëendell, Joao Mario, Otavio, Oliveira, Evanilson

Milan: Tatarusanu, Calabria, Bennacer, Ballo, Tonali, Giroud, Leao, Tomori, Kjaer, Krunic, Saelemakers

Shakhtar 0 – 5 Real Madrid

Shakhtar: Trubin, Dodo, Kryvtsov, Marlon, Maycon, Tete, Solomon, Patrick, Ismaily, Pedrinho, Fernando

Real Madrid: Courtois, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Casemiro, Lucas Vazques, Vinicius, Rodrygo, Mendy

 

   

LEXO TE PLOTE

Sport

Çmenduria e Sneijder: Festova deri në orën 6 me Megan Fox, ditën tjetër shënova në…

Publikuar

-

Nga

Ka pasur shumë kampionë në historinë e futbollit me jetë private që nuk është saktësisht e pacënueshme (dhe jo vetëm). Dhe për kaq shumë trajnerë kanë kuptuar se kur një lojtar mund të jetë i rëndësishëm për ekipin e tyre, kanë bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Pak si Dennis Rodman te Chicago Bulls, i cili siç shihet nga The Last Dance i cili vinte nga netët e çmendura me Carmen Electra dhe Madonna dhe bënte “kërdinë” me koshat e pabesueshëm në basketboll.

FESTAT-Interi i tripletës kishte lojtarin e tyre të domosdoshëm, por … ekscentrik. Wesley Sneijder në autobiografinë e tij zbulon se në kohën kur luante te Real Madrid ai mësoi për kënaqësitë e jetës, veçanërisht alkoolin. Por, siç shpjegoi ai për DeTelegraaf, nuk është se në Milano ai ishte më pak i prirur ndaj shpërqendrimeve. Në fund të fundit, në qytetin e modës mundësia për të hyrë në një botë plot yje nuk mund të mos e intrigonte holandezin. intrigojë. Dhe kështu, lojtari ndonjëherë shkonte shumë larg me netët e çmendura. “Gruaja dhe unë shkuam një herë në një festë mode të Armani. Aty ishte George Clooney, Megan Fox dhe disa yje të Hollyëood



GOLI – Deri më tani asgjë e çuditshme, përveçëse në teori, sepse as 24 orë më vonë Sneijder duhet të luante një ndeshje të Champions League. “Ne shkuam në shtëpi në gjashtë të mëngjesit dhe të nesërmen shënova një gol dhe një asist kundër Werder Bremen. Dhe sapo kuptova se ishte e mundur të bëheshin gjëra të tilla, nuk kisha më frikë t’i bëja përsëri! “.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Champions League rikthehet me goleadë, Manchester City e Sporting janë “zjarr”

Publikuar

-

Nga

Kanë përfunduar dy takimet e Champions League zhvilluar në orën 18:00. Në Grupin C Sporting Lisbon merr fitoren e parë ndaj Besiktas. Portugezët mposhtën 4-1 skuadrën e Besiktar dhe Coates realizoi dy golat e parë për Sporting.Larin për Besiktas shënoi golin e barazimit të përkohshëm, kurse Sarabia me penallti i çoi shifrat në 1-3 në fundin e pjesës së parë.

Në fund shënoi edhe Paulinho për Sporting, që merr tre pikë me shumë vlera. Një fitore për vendin e tretë, pasi Ajax dhe Borussia Dortmund janë favoritë për të kaluar në raundin tjetër.

Në Grupin A Manchester City fiton në transfertë me shifrat 1-5. Pas humbjes ndaj PSG në raundin e dytë, këte herë “qytetarët” nuk tregojnë mëshirë.Siparin e golave e hapi Joao Cancelo në minutën e 30′, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një pas të Phil Phoden dhe si një sulmues race e çoi rezultatin në 1-0.



Për të dyfishuar rezultatin mendoi Riyad Mahrez. Ai mori përsipër një penallti që e kishte fituar dhe mposhti portierin rival, duke e çuar rezultatin në 2-0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.Pjesa e dytë kishte të njëjtën tablo. Pak minuta nga fillimi i pjesës së dytë ëalker shënoi edhe golin e tretë të takimit.

Pokerin e finalizoi 19-vjeçari Cole Palmer, ndërsa pas golit të Vanaken për Club Brugge shënoi sërish Mahrez, duke e vulosur rezultatin në 5-1 për kampionët e Anglisë.

 

LEXO TE PLOTE