LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk i njohin dokumentin origjinal të studimeve/ Universiteti i Elbasanit: Tonat u dogjën në ’97, të shkojë në gjykatë

16 Shtator 2021, 20:14, Denoncim CNA
Nuk i njohin dokumentin origjinal të studimeve/ Universiteti i Elbasanit:

Një qytetare e cila jeton në Suedi i është drejtuar emisionit Stop në Tv Klan për një problem që ka me Universitetin ?Aleksandër Xhuvani? në Elbasan.

Aida Gripshi tregon se në vitin ?89  është diplomuar në këtë universitet për cikël të ulët. Aktualisht ajo është mësuese në Suedi dhe për të rritur kualifikimin i duhet një saktësim në listën e notave. Por lëndën e anglishtes e ka të shkruar ?gjuhë e huaj? dhe jo anglisht.

Ndërkohë ajo disponon diplomën origjinale dhe listën e notave. Bashkëshorti i saj ka shkuar pranë universitetit, por nuk i është dhënë ky vërtetim. Ajo thotë se kërkon të drejtën e saj.

?Quhem Aida Gripshi. Jetoj në Suedi, që nga viti 2010. Kam mbaruar studimet e larta në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Nga viti ?86-?89, ku jam diplomuar mësuese për ciklin e ulët nga klasa I-IV. Këtu punoj prapë si mësuese. Kam më shumë se 8 vite. Mirëpo, që unë të regjistrohem për të dhënë provime plotësuese në universitet, më duhet anglishtja, gjë të cilën unë e kam. E kam bërë që nga klasa e pestë deri në Universitet, në vit të dytë, se në vit të tretë nuk kemi pas më. Kam diplomën origjinale dhe listën e notave. Dërgova tim shoq atje, që të merrte një vërtetim, ku shkruhet, se gjuha e huaj, që unë kam studiuar, është anglishtja. Është shënuar vetëm gjuhë e huaj. Herën e parë, kur komunikuam në telefon, më thanë, që nuk japim dokumente të tilla. Nga emisioni ?Stop? kërkoj ndihmë, që të kem mundësi ta marr këtë vërtetim. Është e drejta ime, po është shumë e vështirë ta gjej të drejtën time atje?, tha ajo përmes një lidhje Skype me gazetaren.

Stop u interesua pranë universitetit për vërtetimin. Por aty na thuhet se në vitin 1997 janë djegur gjithë dokumentet. Një komision i ngritur deri në vitin 2016 bëri të vlefshme diplomat dhe listat e notave, por më pas nuk u mbajt më.

?Dokumentet e programit të ciklit të ulët, në Universitetin e Elbasanit në ?97-ën janë djegur. Deri në vitin 2016, këtu ka funksionuar një komision i verifikimit të diplomave, i cili punonte vetëm mbi bazën e dokumentave origjinale. Pra, diplomë dhe certifikatë notash. Ishin të gjithë, ishin rektorë, drejtori i kurrikulave, që ishin anëtarët e komisionit. Dhe u bë regjistri i amzës së rikuperuar. U rikuperu amza. Pra, kush person ka dalë në këtë komision, kanë edhe diplomën, edhe certikatën, siç i kanë pas mbaruar. Ka persona, që kanë dalë në këtë komision vetëm me diplomë dhe s?kanë prurë listë notash. Këta persona iu ka njoft diplomimi. Duke qenë se komisioni nuk mund të vente nota, kur këto nuk paraqisnin dokument, me një deklaratë personale të personave, këto nota ishin 5-a. Në rastin konkret, kur zonja ka një diplomë origjinale, një listë notash origjinale të atyre viteve? Lista, në qoftë se nuk ka dalë në komision, nuk është më origjinale për ne, sepse kjo listë nuk është në regjistrin e amzës së rikuperume. Ka vetëm një të drejtë. T?i drejtohet gjykatës, për të marrë të drejtën e saj?, thotë drejtori i Kurrikulës.

Tashmë zonjës Aida Gripshi nuk i njihet as shkollimi dhe zgjidhja e vetme është një proces gjyqësor./tv klan

Lajmet e fundit nga